Ballina | Lajme | Vallet autoktone shqiptare dhe ato turke - përvetsohen si valle maqedone

Vallet autoktone shqiptare dhe ato turke - përvetsohen si valle maqedone

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Vallet autoktone shqiptare dhe ato turke - përvetsohen si valle maqedone

Përkitazi me librin “Vie se oro makedonsko”(“Hidhet vallja maqedone”) e autorit Gjorgji Dimçevski , botuar në Shkup, më 1983 –

Duke shfletuar , lexuar dhe analizuar librin me valle popullore maqedone , me titull:”Vie se oro makedonsko” (“Hidhet vallja maqedone”) të autorit Gjorgji Dimçevski , të botuar në Shkup, më 1983 , njeriu me mendje të shëndoshë dhe shpirt të pastër kulturor, nuk ka se si të mos irritohet dhe të mos revoltohet nga një varg falsifikimesh dhe përvetësimesh të vlerave kulturore kombëtare shqiptare , të cilat në mënyrat më antishkencore janë përmbledhur , botuar dhe publikuar si vlera kombëtare maqedonase ?!

Në këtë përmbledhje këngësh dhe vallesh e cila përmban gjithsejtë 104 valle dhe 16 këngë popullore nga të gjitha trevat e Maqedonisë, për të cilat autori na i ofron edhe shpjegimet adekuate dhe notizimin e tyre , përveç shumë falsifikimeve dhe përvetësimeve të vlerave kulturore të popujve tjerë të Ballkanit, shkon aq larg “me studimet” e tij etnomuzikologjike, sa shumë valle autoktone shqiptare dhe një numër sosh të autoktonisë turke , ua prezanton lexuesve , konsumuesve dhe studiuesve të etnomuzikologjisë , si vlera autoktone kombëtare maqedone ?!

Të gjitha vallet autoktone të qyteteve: Manastir, Veles (ish Qypërli), Ohër, Prespë, Strugë, Dibër...si dhe fshatrat e tyre për rreth , ai i përvetëson dhe i trajton si valle autoktone maqedone !

Absurdi më i madh pseudoshkencor ndodhë me “Vallen e Gjilanit” ( Gillanka) , të cilën ky autor e prezanton si valle popullore autoktone të Shkupit  dhe si autoktoni e maqedonasve ?!

Pastaj , në mesin e këtyre valleve , kanë zënë vend edhe shumë valle të vjetra popullore turke, ndër të cilat po i përmendim:”Çuçuk”, “Anadollka”, “Jeni Joll”, “Qupurlika”, “Çifteteli”, “Ibrahim Hoxha”, “Adana”, “Osman Pasha”,”Jusuf Arapi”,”Toptan – Toptan”,”Pembe – Pembe”, “Sulejmanovo”...etj.

Nëpërmes studimit, shpjegimit dhe prezantimit të rrejshëm të vlerave kulturore të popujve tjerë, autori Dimçevski nuk harron që ta shprehë dhe mbjell edhe urrejtjen ndaj trimave dhe luftëtarëve shqiptarë, siç është rasti me Ali Pashë Janinën dhe Ibrahim Hoxhën, figura këto që Dimçevski i quan “Harambashë” dhe këngët e vallet e tyre i radhitë nën ciklin e quajtur :”Këngë dhe valle të harambashëve”!

Tek vallja e quajtur :”Aramisko oro”(Vallja e harambashëve), faqe 121, valle kjo që i dedikohet Ali Pashë Janinës, në shpjegimin e vet, autori Dimçevski , ndër të tjera , thotë:

“Vallja e Harambashëve” është valle e njohur e trimave harambashë , të cilët ishin kundërshtarët e sundimit të sulltanëve , të cilët i kanë grabitur bejlerët e pasur , kanë grabitur karvanët e tregtarëve të ndryshëm, të cilëve ua kanë marrë mallin dhe pasurinë dhe pastaj ua kanë shpërndarë njerëzve të varfër .Harmbashët kanë qenë edhe turqit edhe vendorët. Njëri ndër harambashët më të njohur , ka qenë Ali Pashë Janina, i thyer prej ushtrisë së rregullt turke , më 1804 . Harambashët kanë qenë të adhuruar nga populli, të cilët edhe u kanë kushtua këngë popullore”.

Për të parë përbuzjet dhe nënçmimet që ua bëjnë maqedonasit përmes këngëve dhe valleve popullore – trimave të njohur shqiptarë, këtë më së miri e dëshmojnë vargjet e këngës së “Ibrahim Hoxhës”, e cila këndohet dhe vallëzohet me të madhe nga maqedonasit dhe përshkruhet si këngë burimore e qytetit të Velesit , apo Qypërlisë së dikurshme :

 

Bog da go bije toj Ibraim Oxha , Zoti e vraftë, atë Ibrahim Hoxhën ,

Toj Ibraim Oxha , bash aramija ! Atë Ibrahim Hoxhën, bash harambashin !

Aj , shto mi izlleze na Guçeva çeshma , Hej, që më kish dalun te çeshmja e Guçevës,

Na Guçeva çeshma , so triesetmina .           Te çeshmja e Guçevës, me tridhjetë vetë .

 

Od tamu minalle dva – tri çumurxhii,           Atje  ka takua dy – tre qymyrxhi ,

Dva – tri çumurxhii , mnogu siromasi . Dy – tre qymyrxhi shumë të varfër .

-Mnogu ti godini , bre, Ibraim Oxha , -Rrofsh shumë vjet, bre, Ibrahim Hoxha!

Ibraim Oxha , im odgovara . Ibrahim Hoxha, po ju përgjigjet .

 

-Mojte godini mallu neka bidat , -Vitet e mia sa ma pak le t’ jenë,

Vashite godini mnogu neka bidat ! Vitet e juaja, sa ma shumë le t’ jenë !

Aj, idete dollu, vo Guçevo sello , Hej, shkoni poshtë, Ju, në fshatin Guçevë ,

Da im kazhete na guçevçani , Dhe të iu tregoni t’ gjithë guçevasve ,

Ruçok da gotvat , za triesetmina ! Të na bëjnë drekën për tridhjetë vetë !

 

-Ruçok da gotvat, za triestemina , -Drekën t’ na e bëjnë për tridhjetë vetë ,

Jagne peçeno , bella pogaça , Qengjin e pjekur dhe pogaça t’ bardha ,

Bella pogaça , em vino cërvveno ! Pogaça t’ bardha dhe verën e kuqe !

 

Tentime për përvetësimin e vlerave tona kulturore kombëtare , ka pasur në vazhdimësi nga ana e fqinjëve tanë sllavë . Por , vlerat permanente që kanë bërë përpjekje për të na i përvetësuar , janë:”Hasan aga dhe çika poturesh” , kënga “Zo’ ku krisi pushka pramë” të cilën e kanë modifikua edhe serbët edhe maqedonasit , si “Navali se Shar pllanina”, kënga “Çou Rexho, çou djalo”, kënga “Ani krisi pushka në stom të Drinit”, kënga dhe vallja kombëtare “Hajde Shote mashalla “ etj. etj.

Dhëntë Zoti, që studiuesit dhe etnomuzikologët tanë, t’i përvjelin mëngët, t’i çelin pakëz sytë dhe t’i hulumtojnë , vjelin, botojnë dhe mbrojnë me dinjitet shkencorë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore kombëtare , e të mos na mbesin sikur bari në livadhet e shkreta , të cilin e kullosin gjithmonë kuajt e verdhë !

 

Gjilan, më 29.12.2011.

Demir KRASNIQI

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (3 Publikuar)

avatar
Gurbetqari 01/01/2012 13:15:21
Sllavet (e Jugut), pa dallim, per te "legalizua" okupimet e territoreve te huaja, vazhdimisht, falsifikojne dhe shtremberojne faktet historike. Per keto qellime ata pervehtesojne kulturen e te tjereve. Shqiptaret, me kulturen e vjeter dhe te re- shkelqejne ne kete pjese te Botes dhe eshte e qarte pse ata mundohen t'a pervehtesojne kulturen, artin dhe vlerat tjera Shqiptare. Maqedonasit, dallohen nga Sllavet tjere, se keto falsifikime i bejne ne menyre shume naive dhe shpeshe qesharake.

Z-ti Krasniqi, sa etnomuzikolog i madh aq edhe rapsod, poet dhe kompozitor i madh, ne menyre egzakte demaskoi pervehtesimin e trashegimtarise tone kulturore kombetare. Por, "shkenca" maqedonase pervehteson dhe falsifikon edhe shumecka tjeter te huaj. Ata, bie fjala, e pervehtesojne si hero te tyre Leken e Madh (para do kohe i ngriten edhe permendoet e madhe ne Shkup) edhe pse Historia thote se Ai ka sundua shume vite me pare se sa Sllavet (andaj edhe Maqedonasit) erdhen ne Ballkan.

Por, Historia (ajo qe shkruhet nga shkenca e sa Historise) e jo nga "akademiket" hipokrit sllav) kurre nuk ka qene per dikend nene e per dikend njerke. Ajo, heret apo vone do t'i permiresoje te gjitha padrejtesite, falsifikimet dhe pervehtesimet.

Z-ti Krasniqi, edhe me kete shkrim te sakt e me fakte- entuziazmon. Ne kete lemi,(lemine e etnomuzikologjise) sipas mendimit tim, me Te mund te krahasohen vetem Akil Koci dhe i ndjeri- B. Sheholli. Ju lumte Z-ti Krasniqi per kontributin e madhe kultures dhe artit Shqiptar.
avatar
b t 29/12/2011 13:11:34
komb pa kultur kshyr me ja kopju folklorin shqipes son
avatar
Mentor Bajrami 29/12/2011 13:11:02
- Te lumte z.Demir Krasniqi ! Te pergezoj per ket shkrim dhe per ket perkujdesje te vazhduar ndaj kultures autoktone muzikore shqiptare.
Sa per te ashtuquajturit "maqedonas" , ata kane shume probleme ne rend te pare me identitetin e tyre e pastaj le te mendojne per ndonje trashegimi muzikore qe i pershtatet. Une mendoj se leht e kane te bejne ndonje kopje nga romet e mos ta njollosin melosin tone te paster ilir.
Me rrespekt:
M.B.
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal