Reshjet e borë vështirsojnë qarkullimin /foto/
26/01/2012 03:37:00
Reshjet e mëdha të borës që po bien pandërprerë mbi 30 orë, kanë vështirësuar qarkullimin në pothuajse të gjitha rrugët.
Rrugët edhe pse janë me borë janë të kalueshme, mirëpo me shumë vështirësi.
Kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve lokale në komunën e Preshevës janë NP “Moravica” dhe dy kompanitë private Saba Bellça dhe Arso Com.
Të gjithë shoferët këshillohen që veturat e tyre ti pajisin me mjetet adekuate për dimër, si zinxhirë dhe gomat e dimrit dhe të kenë kujdes në shpejtësinë e cila duhet ti përshtatet kushteve.








edhe ni send, pervec Sabes qe ka mjete me pastru, tjert jane hala me kacija, ani hajde moravica ama arso comi cka bon se?!
Publikoni komentin tuaj