Berisha: Interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në BE
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka quajtur ekstremistë të gjithë ata që shtynë idenë e bashkimit kombëtar shqiptar.
Këto komente ai i bëri në Podgoricë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.
“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Berisha, transmeton Gazeta Tema.



mendoj se ky shkrim ne kete kohe per kryeministrin nga ana e presheva.com eshte me teper nji shkrim tendencioz per te hedhur pluhur mbi personalitetin e kryeministrit shiptar, nje dite para vizites se paralajmeruar te EDI RAMES ne Presheve, kjo tregon se organizatori po do me ja thy mendjen njerezve te lugines per Sali berishen e me ja rregullue pak Rames se ka me ardh ketu te na.
nuk besoj qe ketu te ket te verteta mbi ket shkrim, e fundja cka nese e ka thene se shqiptaret do te duhet te bashkohen ne Europe, shume mire e ka njeri, po jemi na cata qe perdit e ma shum po merzitemi i po bojme zhurm duke thene duhet me do e mos te hym ne europe. e jam i bindur se te gjithe ju qe keni komentu ma shum gjate dites flasni per bashkim europian se sa per bashkim kombetar.
1. NUK DO TE ISHE LIDHUR ME LIGEN ARABE 1991
2. NUK DO TA KISHE PRANUAR MAQEDONIN SHTET 1994 DUKE E DITUR SE CFAR PRIVILEGJI KA SHUMICA E POPULLIU TEND ATJE...
3. NUK DO TA KISHE VRAR AZEM HAJDARIN,I CILI VETEM SE SA NUK PO BEHEJ KRYTAR I PD ATEBOTE..
4. NUK DO TE VRITESHIN NE ME MIJER SHQIPTARE NE LUFTEN QYTETARE NE VITIN 1996-1997
5 NUK DO TE BEJE ASHTU SIQ PO BEN EDI RAMA PER TE RREZUAR TY NGA PUSHTETI, MBASE TE GJITHE EKAN HARRUAR PO TI RREZOVE FATOS NANON NE TE NJETJEN MENYRE.
6. NE TRAGJEDINE E GERDECITE NE SHENJE SOLIDARITETI TI DUHEJ TE JEPJE DOREHEQJE..
7. NE VEND SE TI DHUROJE 30 MIJE EURO PER BINJAKZIMIN E KOMUNESE SE GRACANISEC ME NJEREN PREJ KOMUNAVE NE VENDIN TEND ,DO DUHEJ TE BINJAKZOJE PRESHEVEN ME NJE PREJ KOMUNAVE TUA
8. NJEHER NUG NGRITE ZERIN PER CESHTJEN CAME,DHE PER SHQIPTAERT QE JETOJNE NE GREQI, DUKE E DITUR SE SA E SA EGJER ABEHEN KUNDER SHQIPTAREVE NE SHTETIN HELEN, E NJEJTE GJE PO NDODH ME SHQIPTARE ANE KEND KU GJINDEN JASHTE KUFIJEVE TE SHETETEVE AME TE KOSOVES DHE SHQIPERISE..
Po a e di bre ti se gati 500 000 shiptar jetoj punojn dhe krijojn te mira materiale per miqenjen e familjes se tyre. mandej jo ti e dhe nano majkat e tu e cun shiprin ne NATO, hjeken vizat per EU, dhe tash ne BE.
Bahkim nuk bohet se e kemi deshir, po duhet me nxe karrigen dhe me punu, dikush vec po ja fut kot pi permend gjetmanit, a nuke din e sa miliarde marka gjermane i ka kushtu bashkimi a ti ski nje euro ne xhep po du bashkim! na hamamin!
Çfarë tupi ( i pagdhenduri):
Bashkimi kombëtar qenka ekstremizëm i fëlliqtë, kurse
Bashkimi (me grekët, sërbët...) në Europë qenka i mirë!!!
*
Publikoni komentin tuaj