Akademi përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së
Me intonimin e himnit kombëtarë dhe me një minut heshtje në nder të dëshmorëve të kombit, është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së. Me moton “E filluam kur ishim të bashkuar”, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, një numër i vogël i qytetarëve të Luginës së Preshevës, përkujtuan dëshmorët e kombit, dhe kujtuan daljen në skenë të UÇPMB-së. Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, invalid, veteranë, ish ushtarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës të institucioneve lokale.
Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Ramadan Ismajli dhe shefi i ekipit negociator të asaj kohe Jonuz Musliu, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi, ku njëzëri theksuan rëndësinë e luftës së lavdishme çlirimtare për liri, të bërë nga bijtë më të mirë të kombit shqiptarë, kurse Mustafa potencoi se familjet e dëshmorëve tashmë nuk janë thjeshtë familje të rëndomta, por zënë vend në familjet më fisnike të kombit shqiptarë. Në vazhdim ishte përgatitur edhe një program kulturo- artistik nga shoqëritë që janë aktive në Preshevë e Bujanoc. /tvp/



Asgje skan punuar per ket dite po harrojn se ku jane edhe populli edhe ata cka po e pergadisin programin.
PUBLIKE SHUME PAK asnjerit familjar deshmoreve nuk i dhan fjalen.
Promovim i LIDERVE---
DERI KUR.
MARRVESHJA E KONÇULIT
Konçul, 13.02.2001
-Pas tri orë bisedimesh me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.
Piter Feith, dje rreth orës 15 e 15 minuta, në shtabin e përgjithshëm të UÇPMB-së në Konçul, u nënshkrua Marrëveshja për armëpushim në Kosovën Lindore.
Në emër të faktorit ndërkombëtar, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve, marrëveshjen e nënshkroi komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu.
Teksti integral i kësaj marmrëvesheje është si vijon:
Për P.C Feith, Përfaqësuesi personal i Sekretarit Gjeneral të NATO-s
1. Nënshkruesit pajtohen që pa kushte të respektojnë dhe të mbikëqyrin armëpushimin dhe do të përmbahen nga të gjitha aksionet ushtarake, dhunës dhe përdorimit të forcës kundër njëri-tjetrit dhe forcave të të tjerëve.
2. Nënshkruesit pranojnë të mbajnë autoritetin dhe kontrollin mbi të gjitha elementet e tyre të armatosura dhe forcave paramilitare, kudo që janë të vendosura dhe të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.
3. Nënshkruesit njohin (pranojnë) dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës (Protokoll II), të 12 gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jo ndërkombëtare.
4. Marrëveshja vlen për të gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke përfshirë policinë e vendosur brenda apo afër kufijve të Zonës së Sigurisë, të cilat janë të definuar në Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.
5. Forcat e armatosura nënkuptojnë të gjitha palët, grupet dhe individët, të cilët e pranojnë autoritetin dhe komandën e nënshkruesve, duke përfshirë forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, ministrinë federale dhe serbe të Punëve të Brendshme, (trazirat) rebelimin special lokal dhe policinë anti-terroriste si dhe të gjitha forcat jo të rregullta.
6. Kushtet e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi pas këmbimit të kopjeve të nënshkruara, në prani të Dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të jenë efektive prej orës 00,01, 13 mars 2001.
7. MODALITETET
a) Palët pajtohen të mbajnë dhe respektojnë armëpushimin, i cili përfshinë të gjitha llojet e armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve të tjera të improvizuara eksplozive.
b) Palët pajtohen të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së cilitdo personel të komunitetit ndërkombëtar në rajon.
c) Palët pajtohen të ruajnë pozicionet e tanishme të forcave të tyre të armatosura, me përjashtim të armatimit të rëndë rreth Bujanocit, të cilat duhet të kthehen në kazerma, e jo të shfrytëzojnë armëpushimin për t`i ndryshuar pozicionet e veta.
8. KUFIZIMET
a) Palët pranojnë që KOMKFOR-i, në këtë fazë, të ruaj autoritetin nën kushtet e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake mbi Zonën Tokësore të Sigurisë dhe Zonën Ajrore të Sigurisë. Ata pranojnë KOMKFOR-in si autoritet të vetëm, i cili vendos nëse, dhe nën çfarë kushte, forcat e RFJ-së lejohen të kontrollojnë dhe kthehen gradualisht në Zonën Tokësore të Sigurisë. Nëse ai vendos të lejojë një rihyrje të tillë, zonat në të cilat forcat e RFJ-së mund të hyjnë, do të jenë të definuar gjeografikisht dhe një definicion i tillë do t`i zëvendësojë referencat e mëparshme, të dhëna në këtë marrëveshje mbi "lokacionet e tanishme". Në të gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhëna do të vazhdojnë të vlejnë.
b) Pas ri hyrjes nga policia do të kërkohet të veprojë në mënyra të pa anshme dhe t`i zbatojë ligjet e RFJ-së /Serbisë, pa ndashmëri në baza etnike, fetare, apo racore.
c) Asnjë kusht i kësaj marrëveshje nuk mund të interpretohet si diçka që anulon të drejtën për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton përdorimin e asaj force të domosdoshme dhe proporcionale, për ta mbrojtur veten, apo të tjerët nga një sulm, apo nga ndonjë sulm i mundshëm. Secili përdorim i forcës duhet të kufizohet në shkallën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për vetëmbrojtje, e jo më shumë.
Hakmarrja nuk është vetëmbrojtje dhe do të paraqesë shkelje të armëpushimit të Zonës Tokësore të Sigurisë. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:
Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojmë përgjegjësinë mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokalë në Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë.
Shefket Musliu, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së dhe Mustafë Shaqiri.
Dëshmoj. P.C.Feith, Përfaqësues Personal i Sektorit Gjeneral të NATO-s.
(Marrë nga monografia , “Konçuli gjatë historisë†të autorit Hysen Ahmeti)
Në këtë “Marrëveshje†ndër të tjera thuhet: “Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojmë përgjegjësinë mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokalë në Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë.â€!!!
Pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje,u vranë komandantët e UÇPMB-së,Nijazi Azemi dhe Ridvan Qazimi.
Nijazi Azemi – komandant “Mjekraâ€, nga Mogilla e Vitisë ishte Komandant i Brigadës 115 “Karadaku†dhe Zëvendës-komandant i Zonës Operative të Preshevës të UÇPMB-ës. Ai ka rënë më 26 mars 2001, në afërsi të fshatit Stanec, në veriperëndim të Preshevës.
Ridvan Qazimi, i njohur me emrin komandant Lleshi, një nga udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u vra më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Qeveria jugosllave pranoi se udhëheqës i luftëtarëve shqiptarë, Ridvan Qazimi, u vra në një përleshje, kur trupat jugosllave hynë në zonën e sigurisë që ndan Kosovën nga Serbia. Zëvendës-kryeministri serb, Nebojsha Covic, tha se zoti Qazimi, u vra gjatë një shkëmbim zjarri në afërsi të pikës malore Guri i Gjatë, në pjesën veriore të zonës së sigurisë. Trupat serbe hynë dje në sektorin e fundit të kësaj zone. Çoviç hedh poshtë pohimet se vrasja e zotit Qazimi ishte një atentat.
Udhëheqësit shqiptarë në rajon thonë se zoti Qazimi, u vra nga një snajper. Përfaqësuesit e shqiptarëve akuzuan forcat serbe për vrasjen e komandant Lleshit duke e cilësuar këtë vrasje si një shkelje të rëndë të marrëveshjes për kthimin e trupave jugosllave në këtë zonë.
http://www.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2001-05-24-8-1-85596637.html
Në emër të kësaj Marrëveshje, popullata e mbetur në Kosovën Lindore është shndriu në BURG KOLEKTIV ushtarako - policor në zemër të Evropës.
Serbia, jo vetëm të gjallët që i mbanë në një KAMP KOLEKTIV USHTARAK, por edhe të vdekurit i dhunon nëpër Varre!!!
- TUUUUURP!!!!
-Po,prapë po them se vaji i burrit është kënga!!!
http://www.youtube.com/watch?v=5s1nHNXRrc8
http://www.youtube.com/watch?v=dvrFbA7gHpo&feature=related
Publikoni komentin tuaj