Ballina | Lajme | Në Shkup ndërrohen emrat maqedonas me ata shqiptarë në katër shkolla

Në Shkup ndërrohen emrat maqedonas me ata shqiptarë në katër shkolla

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Në Shkup ndërrohen emrat maqedonas me ata shqiptarë në katër shkolla

 

Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë. 

Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”. 

Siç mëson portali Zhurnal, gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në gazetën zyrtare. 

Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë. 

Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndrojnë në këto shkolla. 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (6 Publikuar)

avatar
simnica gv 28/01/2012 11:24:31
kjo esht politika shqiptare tradhtare qe moti koh duheshte te behej kjo gje por bdi e ali ahmetit eke kuptu se populli esht duke ezbulu at se punon per ashtu quajturit maqedon dhe mbron identitetin maqedon aliu me bdin etij dhe shqiptaret ofendohen ditadites mashum nga sllavet dhe shkilen te drejtat tona ne ilirid por bdi irun keto vepra me vmron e gruevskit qe te ben kurse dicka per shqiptari por ne e dim se car esht puna se per her kur ka kesish gjqra te bdis shkupi vishet me kostume si kriqi ne maj te shkupit permendoret sllave qe vran e masakrun shqiptar dhe mene fun e vendosen porten makedonija me nenshkrimin e ali ahmmetit dhe bdi turp kurse ish uck ende kambet pa status dhe malltretohen ish ushtaret ? opopull navjen mir qe kto shkolla marin emrin emerituar por tadini se kjo esht politik e bdis ne pushtet mvjen keq qe aliu fitoj kariken me barut ne pushtet per tu ber delja e sllavit turp mvjen keq qe humba letrat ne itali dhe humba shokun his fazliun ne 2001 per liri por sishte ashtu pllani i alis per liri luftum ne ushtaret e ucks kurse kreret ton kishin qelime tjera turp
avatar
besimtari 28/01/2012 01:51:45
Esselamu alejkum
Pirolla ju qoftë, bile shumë paskeni duruar këta emra sllavo-maqedon. Tash i paskeni vuar emra shumë të mrekullueshëm. I gzofshi inshaAllah të gjithë së bashku dhe shumë suksese në të ardhmen
Ue selam
avatar
bil 27/01/2012 07:29:09
qysh me mujten meja ndrruhen edhe shkolles ton qitu ne bilaq mir u kon valla ..ama jo ska burra..edhe ne bilaq figuron emri sllavomaqedonas..desanka maksimoviq 90 perqind jan shqiptar
avatar
xhoni 30/01/2012 04:56:07
mir ukon me emru me emrin e te madhes SHOTA GALICA pershendetje
avatar
xxx -bossi 27/01/2012 04:29:22
""Kurre nuke eshte vone per nje deshmor""-Ju lumte dhe vazhdoni me zhblokimin e emrave sllavomaqedonas ,duke i zavendsuar me figura te ndritshme kombetare.Nje rast ,edhe me flagrant ne shkeljen e figurave kombtare ,eshte sot ne fshatin Rrahmanli afer Kumanoves ku perpara kjo shkolle kishe emrin e babait te Flamurit Kombtar ISMAIL QEMAJLI ,e tani e ka nje emer maqedon. Ekzitojn dokumentet edhe ne arhiven e shkolles ,por ka edhe njerze te gjalle qe i kan deftesat e shkolles me emrin e shkolles fillore ""ISMAIL QEMAJLI" Ky rast eshe me se i veqant se si sllavomaqedonet me dekata kan shkelur mbi figurat me te ndritshme te kombit.propozoj qe urgjentisht te kthehet emri i perparshem dhe i perjetshem i Ismail Qemajlit.Kisha propozuar qe nji shkolle ,me nder dhe krenari ti vehet emri "Komandant Teli" ne shenje rrespekti per heroizmin e tij qe me dinjitet e heroizem te pa pare u flijua per qlirimin e trojeve shqiptare.Me rrespekt per deshmoret e Kombit..
avatar
xhimi 27/01/2012 03:24:28
Ashtu duhet, bravo ju koft, si osht e munder 90 perqind shqiptar ne shkolla emri maqedon, çilni mare njerz syt se mendoj ka hala shkolla ne viset shqiptare qi kan emra te maqedonve, por sa me shpejt korigjoni kto pun e venjani emrin e herojve tonê.
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.33
Presheva Web Portal