Ballina | Lajme | UÇPMB-ja na rikujton, se vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

UÇPMB-ja na rikujton, se vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
UÇPMB-ja na rikujton, se vetëm të bashkuar do të arrijmë qëllimet tona

Me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc, dy shoqatat si motra nga Kosova Lindore, ajo e "Medvegjës" me qendër në Fully të Valisit dhe "Lugina e Preshevës" në Gossau të St.Gallenit, përkujtojnë ato ditë, kur kjo ushtri çlirimtare, ja bëri me dije regjimit të Millosheviqit, se këto treva janë shqiptare, kanë qenë dhe do të jenë, herë do kurë, këtu do të valojë flamuri kuq e zinjë me shqiponjën dykrenare.

Me këtë rast, përshëndesin familjet e dëshmorëve, fëmijët jetimë, invalidët e luftës dhe veprimtarët tjerë, që e kanë përkrahur këtë luftë çlirimtare dhe padyshim, përkujtimi për dëshmorët do të jetë i përhershëm. Asnjëherë, nuk do të harrohen ata që dhanë jetën për ato treva, që rrokën armën të përbetuar në flamurin tonë kombëtarë, se nuk lejojmë, të na shkelet e drejta edhe pse durohet mjaftë. Populli jonë është paqësorë, tolerant, këto të mira i njeh e gjithë bota, prandaj, ajo luftë që u zhvillua në ato treva, ja bëri me dije gjithë botës demokratike, se në vendlindje dhe në vendin e të parëve, nuk lejohen të drejtat elementare nga një regjim i egër, që kryesuesi i saj vdiq turpshëm në burgun ndërkombëtarë të Hagës. Bota e civilizuar po ecë përpara, ndërsa tek ne, ende po përbuzen të drejtat tona edhe pse u zhvillua gjithë ajo luftë, e që la pas vetes, jo më pak se 28 dëshmorë.

Lavdi Ju qoftë përjetë dëshmorëve, ata janë lule e përjetshme, ata janë në ngjyrën kuq e zi të flamurit tonë, ngjyrën e gjakut, sepse kanë derdhur gjak për ato treva. Me këtë përvjetorë, lusim faktorin politikë shqiptarë, në ato treva shqiptare, që të jenë edhe më të bashkuar, të punojnë edhe më shumë, të japin hapësirë gjeneratave të reja, të ngrejnë zërin kundër padrejtësive që po na bëhen e dijmë, se nuk e kanë edhe të lehtë, por ti drejtohen faktorit ndërkombëtarë sa më shumë, që realisht të ndryshoj gjendja atje për së miri, ashtu siç e meriton një popull i lirë.

Kanë kaluar 12 vjetë nga dalja e UÇPMB-së, por nuk do të harrohet asnjëherë ai vullnet i gjithë atyre të rinjëve dhe të rejave, që iu drejtuan luftës për liri, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe moralit kombëtarë.

Të qëndrojnë gjithmonë krenarë familjarët e dëshmorëve, sepse bijtë e tyre do të jenë në përjetësi në mesin tonë, do të jenë në historinë më të re kombëtare. Ne si shoqata humanitare, asnjëherë nuk i kemi harruar familjet e dëshmorëve dhe nuk do ti harrojmë me ndihmat tona modeste dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Nuk mundemi ti ikim edhe një lajmi të hidhur, që po na mbahen në burgjet serbe, ende veprimtarët tanë, si Nazmi Hajredini dhe nëntë djemtë tanë të tjerë, që u morën në gjum para fëmijëve të tyre dhe ata pritet të rigjukohen më 31 janarë.

Shpresojmë shumë, tek faktori ndërkombëtarë, që të ngrej dorën nga ata që ende janë me mendje dhe formula të kryekriminelit millosheviq, që të lirojë ata djemë të pafajshëm dhe të dënojë ata që i maltretuan shumë, shihen edhe fotot, por ata qëndruan dhe do të qëndrojnë, sepse në gjakun e tyre, zemrën dhe shpirtin, është një flamur, është një ide, që nuk do të dorëzohen asnjëherë, për të kërkuar liri, sepse këtë liri e kanë të garantuar nga çdo normë ndërkombëtare. I presim me padurim, se do të lirohen të lirë e të pafajshëm, sepse nuk ka qenë dhe nuk është e as që do të jetë në mendësinë tonë kombëtare.

Diaspora shqiptare, anëtarësia jonë e gjerë, përcjell me çdo vëmendje çdo gjë që ka të bëjë për të ardhmen e atdheut tonë, prandaj, ne si diasporë, dëshirojmë shumë, që të jemi unikë të gjithë së bashku, të lëjmë inatet mes veti dhe të punojmë për të ardhmen tonë, sepse dikur, do na gjykojë rinia, do na gjykojë historia. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit, perendia e bekoftë kombin tonë, miqtë tanë ndërkombëtarë. / Sektori për informim i SHH "Medvegja", Fully-Valis / Sektori për informim i SHLP, Gossau

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
KENDIM HASANI 28/01/2012 09:44:30
lavdi deshmorve shqiptar por edhe familje qe dhe bit e bije krehnonu per gjemt qe ipat .por poshtersojn politianve te presheves .ne dim shum nga politika preshevare se ne lan rugve te sidhem e ne burgje te serbis te vdisim ne vendet e punes a fuan pontor te udbes disa doti ceki arben maliqi afrim nuhiu pilic ne preshev .dhe baba i afrimit shabani e qe jan dyrekt te lilur me lulzim zeqiri te udbs.qka te presim nji luft ne mes veti ateher duhet te pastrojm vedin dhe ateher ta liftoj serbin .deri sa ti don kta njerz presheva na qidrojm rugve por na vjen dita edhe neve ok tung flm.
avatar
CARI 28/01/2012 02:19:35
URIME PER KET PERVJETOR TE LAVDISHEM NGA CARI BELGJIK E NDI VETEN SHUM ME EMOCIONE SE VET KAM QEN PJESTAR I KESAJ LUFTE TE LAVDISHME DHE KAM QEN USHTAR I KOMANDAT DELTES NJHER EDHE DESHMOR I KOMBIT SHQIPTAR ME KIT RAST I UROJ GJITH KOSOVES LINDORE KET PERVJETOR POSA QERSHIT FAMILJVE DESHMORVE DHE VETERANVE TE USHTRIS DHE JETIMVE LAVDI GJITH DESHMORVE QI RAN HEROIKISH PER TREVAT TONA SHQIPTARE LAVDI LAVDI DESHMORVE E NA SOD PO E GEZOJM KET PAK LIRI NE VENDET TON
avatar
nikoll 27/01/2012 12:22:43
lavdi u qoft te gjith atyne qe ran per lirin e trojeve etnike shiptare por athua asht mjavt me ni shprehje te ketill tu dalim borxhit kur e dim se pergjegjsija e jon asht te rrealizohet ajo per cka ata u flijua prandaj duhet pyetur veten a i tralltuam ata qe ran duke pasur besim ne ne se dote vazhdojm rrugen e tyre deri ne realizimin e plot te qedhimit te tyne rroft bashkimi komtar
avatar
norca 2012 27/01/2012 11:19:04
Lavdi Dëshmorëve te ucpmb-së se kta shum drejta na kan pru në Preshevë .....
avatar
milaim 27/01/2012 08:02:13
sa ti thojne bukes buke e ujit uje do te nderohen deshmoret e kombit.lavdi per jete e mote gjithe deshmorve te ucpmb.njekohesisht familjeve te deshmorve kurajo dhe krenari te perjetshme.eshte mire te perkujtohen deshmoret pore do te ishte edhe me mire sikure te mundohemi dhe ti realizojme,(nuke po them endrrat e tyre ) realitetin tone kombetare per ribashkim me shtetin ame.nderimi yne me i madhe per deshmoret do te ishte sikure ne mose te devijojme nga e drejta e popullit tone per ribashkime.qe mose te lejojme disa bisnisopolitikane ose thene me mire pacifistopolitikane te luajne me te drejtat tona kombetare,per interesat e tyre personale dhe mini mafioze.te gjithe se bashku ne cdo kohe dhe ne cdo vende te proklamojme dhe te punojme qe te clirohemi njeher e pergjithmone prej shteteve slavo greke dhe tradhetareve te ashtuquajture shqipetare.milaim hasani presheva.
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal