Ballina | Lajme | Speciale për presheva.com: James Berisha: Nuk do të ndalem deri në vdekje për të punuar për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë

Speciale për presheva.com: James Berisha: Nuk do të ndalem deri në vdekje për të punuar për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Speciale për presheva.com: James Berisha: Nuk do të ndalem deri në vdekje për të punuar për Kosovën dhe gjithë shqiptarinë

Intervistë ekskluzive me pilotin James Berisha i cili qëndroi dy ditë në Zvicër dhe sot është nisur për në SHBA

"Në çdo shtet të Afrikës është rrezikë. Misioni im ka qenë shumë i rrezikshëm. Sinqerisht, shumë i rrezikshëm. Çka kam përjetuar unë nga i gjithë ky mision është e pamundur të përshkruhet. Kam rrezikuar dhe do të rrezikoj për Kosovën, për vëllezërit e mijë të një gjaku dhe gjuhe gjithmonë, sepse jam i atij populli"-na tha ndër të tjera z.Berisha.

Është shumë rrënqethëse i tërë bashkëbisedimi ynë me pilotin tonë James Berisha, me këtë shqiponjë lobimi të qiellit të kaltërt për Kosovën e pavarur, i cili, kur e mori këtë mision, i tha vetes, që do të ndahem nga kjo jetë, por lobimin tim për Kosovën time nuk do ta ndali. James Berisha, kjo shqiponjë e qiellit të lobimit, me mënyrën e tij të pazakontë, që lirisht shpresoj shumë, se do të jetë në librin e GUINNESS WORLD RECORDS BUCH, që realizoi me mijëra kilometra për tre vjetë pa u ndalur në misionin e tij të shenjtë për Kosovën. Këtë shembull, këtë guxim që e ka James, do ja kishin lakmi edhe pilotët më të zëshëm të botës. Të flasësh me James Berisha, është e pamundur të ndahesh me disa pyetje, sepse ka përjetime të ndryshme nga i gjithë misioni i tij, por ne, me që për dy ditë qëndroi në Zvicër, në mesin e familjes së tij të ngushtë, pas lirimit nga burgu i Eritres dhe që sot në mëngjes u nis për në SHBA dhe pastaj pas dy javëve do të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdoj rrugën e tij të lobimit, që i kanë mbetur edhe dy shtete. Me të arritur në Zvicër, James Berisha, i mori në telefon shumë miqë të tij, që e kanë ndihmuar në misionin e tij, pastaj ka vizituar edhe ambasadën e Shqipëris në Bern, ambasadorin Mehmet Elezi dhe ka bërë disa vizita familjare dhe në mesin e miqëve të tij, ishim edhe ne të ftuar, që kemi përcjellur me modesti, misionin e tij. Familja e ngushtë dhe disa miqë të z.Berisha, mbrëmë në Lozanë, kishin organizuar një darkë modeste, në shenjë falënderimi për të gjithë ata që e kanë ndihmuar, ku ishin të pranishëm pos familjes së ngushtë të z.Berisha, ambasadori i Shqipërisë në Bern z.Mehmet Elezi, pastaj z. z.Sejdi Qerimaj ambasador i Shqipërisë në Misionin e OKB-së në Gjenevë, veprimtari Bajram Mulaj,  konzulli i Kosovës në Gjenevë me ekipin e tij, këngëtarja Albana Azizi etj. Piloti James Berisha falënderoi të gjithë me një fjalë rasti, i cili me shumë emocione, i uroi të gjithë të pranishmit por edhe ata që nuk janë sonte këtu, por kanë qenë gjatë tërë misionit të tij me te, gjitha të mirat e kësaj bote dhe falënderoi nga zemra për ndihmën që ja kanë dhënë në forma të ndryshme dhe që po ja japin edhe në vazhdimësi. James Berisha ndër të tjera potencoi: "Jam shumë i nderuar, që jam me dy ambasadorët e Shqipërisë në këtë ambient modest, që më kanë përkrahur edhe më herët, me gjithë Ju dhe me ata që nuk janë në mesin tonë, ia pata vënë vetes këtë detyrë, që të marrë një rrugë të gjatë, përmes aeroplanit tim të vogël, që të loboj për Kosovën tonë, që të njihet shteti jonë nga e gjithë bota, sepse kemi qenë të vuajtur me shekuj dhe e meritojmë të jemi në krah të botës demokratike. Gjatë tërë kësaj periudhe të nderuar miqë, jam munduar të kryejë në përpikshmëri punën dhe mendoj se e kam kryer, kam rrezikuar shumë herë jetën dhe do ta rrezikoj edhe në të ardhmen, nëse kërkohet nga unë për vendin tim, për kombin tim, sepse një jetë e kemi dhe këtë duhet ta jetojmë si duhet. Kujtoj gjithë atë luftë për liri, kujtoj dëshmorët e kombit tonë, kujtoj familjarët e dëshmorëve, jetimët, invalidët e luftës, kujtoj sytë e vëllezërve të mijë në Kosovë e kudo që janë, se kërkojnë ditë të mira, ditë drejt BE-së, drejt NATO-s. Jemi popull paqësorë, bëmirës dhe tolerant, këtë na ka lakmi e gjithë bota, prandaj, e meritojmë të njihemi edhe nga ato shtet që nuk na kanë njohur deri më tani. Jam munduar dhe do të mundohem gjersa të marrë frymën e fundit për Kosovën. Ju falënderoj edhe juve ambasadorë të Shqipërisë, falënderoj edhe Kosovën, shqiptarët nga Lugina e Preshevës, Maqedonia, Mali i zi dhe nga e gjithë diaspora shqiptare, që kanë dhënë kontribut për mua. Pse jam gjallë unë sot, është meritë e të respektuarit, bëmirësit të madh, zv.kryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli, ku tërë jetën e falënderoj dhe nuk do ja harroj për jetë. Kur më kanë marrur në burg, kam pasur shpresë gjithmonë te z.Pacolli, se vetëm ai do më liroj". Në këtë darkë modeste, fjalën e mori edhe ambasadori i Shqipërisë në Bern, z.Mehmet Elezi i cili me shumë emocione, ku i shiheshin lotët e gëzimit që e kemi James Berishën në mesin tonë, vlerësoi lart, angazhimin e tij historikë që ka bërë për Kosovën. Ai ndër të tjera veçdoi: "James Berisha, jemi krenarë që të kemi, do të kujtojmë gjithmonë, ke kontribuar dhe po kontribuon për Kosovën dhe për gjithë shqiptarët, vërtet je shembull se si duhet të punohet për shtet. Ne jemi shqiptarë, pavarësisht, se nga cila trevë e atdheut vjenë, pak ka rëndësi, se a je nga Kosova, Maqedonia, apo je gjakovarë, prishtinali, preshevarë, tetovarë, tiranas, me rëndësi, se jemi shqiptarë, na bashkon gjuha, kultura, historia dhe tradita jonë. Ne vlerësojmë shumë punën që keni bërë che që po bëni. Të falënderoj edhe për vizitën që na ke bërë në ambasadë, të jemi shumë mirënjohës. Të uroj nga zemra shumë shëndet dhe mbarësi në jetën tuaj". Fjalën e rastit e morën edhe Bajram Mulaj veprimtarë dhe disa të tjerë, ku edhe me disa këngë këngëtarja Albana Azizi, e cila këto ditë në Tiranë, ka nxjerru në dritë albumin e saj të parë, përshëndeti James Berisha. Ne patëm mundësi, të bashkëbisedojmë me James Berisha dhe ai përshëndet gjithë lexuesit tanë kudo që janë. Ky bashkëbisedim është i gjatë, por ne kësaj here, po japim disa përgjigje nga pyetjet tona që ia bëmë z.Berisha dhe në ditët në vazhdim, do ta japim në tërësi, ku z.Berisha, na jep shumë storie interesante.

 

z.Berisha, të falënderojmë për ftesën që na bëtë që të jemi në mesin tuaj, në mesin e familjes suaj në Zvicër dhe disa miqëve tuaj të ngushtë. Në emër të lexuesve tanë, Ju urojmë shumë suksese në të ardhmen dhe ndajmë gëzimin me të gjithë, që Ju sot jeni në mesin tonë.

James Berisha: Ju falënderoj edhe juve i nderuar, që më keni përcjellur gjatë misionit tim, u jamë mirënjohës që keni bërë punën tuaj profesionale. Falënderoj edhe mediat tjera, që kanë dhënë kontribut. 

 

E di se e ke kohën e kufizuar, por për hir të lexuesve, shpresoj se do na kushtosh disa minuta për këtë bashkëbisedim.

James Berisha: Është kënaqësi që po bashkëbisedojmë dhe i urojë gjithë shqiptarëve kudo që janë, që ky vit të jetë i lumtur për të gjithë dhe për gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë.

 

Do na interesonte të dijmë, se si është James Berisha me shëndet?

James Berisha: Jam shumë mirë, por besoj se do të duhej që të bëj një kontroll special, duke ditur kushtet e rënda që kanë qenë në burg, ushqimi katastrofikë, por kryesore, shpirtërisht dhe në aspektin psiqikë qëndroj mirë dhe nuk dorëzohem lehtë. Kam pushuar pakë, por ndjehem shumë i lumtur që jam në mesin e familjes sime, në mesin e popullit tim dhe që po kryejë misionin tim që jam betuar që do ta kryejë deri në fund dhe si duket kanë ardhur ditët e fundit, që të kryejë me sukses. Për momentin jam mirë, nuk kam ndonjë gjë, por patjetër, duhet të vizitohem tek ndonjë specialist dhe që të jem 100% i sigurt.

Ju kemi përcjellur edhe përmes disa mediave përshtypjet e juaja pas kthimit në Kosovë nga Eritrea, por do na interesonte, të dijmë edhe njëherë, se e ke pritur se do të kesh probleme në Eritre para se të nisesh?

James Berisha: Në realitet në shumicën e shteteve afrikane e kam ditur se do të kem probleme. Unë kam thënë edhe më herët, por shkoj në Afrikë, por se a do të kthehem gjallë nuk e di, por unë i kam premtuar atdheut tim, se do të loboj, pavarësisht problemeve që do më krijohen. Unë e kam obligim moral që të kryejë misionin tim. 

 

E ke njohur dikend në Eritre?

James Berisha: Jo, nuk e kam njohur askend, nuk kam pasur mundësi të kem ndonjë shok nga ai shtet. Por, rstësisht, gjatë qëndrimit tim në Sudan, jam takuar me një person nga ai shtet dhe më ka njoftuar, se si është gjendja atje, është rrezikë i madh.

 

Në Eritre ke shkuar me aeroplan komercial, sepse siç dihet, aeroplani juaj është në gjendje jo të mirë?

James Berisha: Po, unë kam shkuar me aeroplan komercial, nuk kam dashur të pres dhe të humbas kohë deri sa të rregullohet, sepse ka probleme serioze dhe kam bërë planin tim, që me aeroplan komercial të shkoj në këtë shtet dhe të takoj qeverinë e atij shteti dhe të loboj për Kosovën. Aeroplani im është në Sudan dhe ka disa probleme dhe pres se do ti kaloj me sukses. 

 

Tash, më kur dihet se je rilind, a do ti thuash vetes ndalu James se mundet të përsëritet ajo situatë?

James Berisha: Asnjëherë, ju betohem, asnjëherë. Kur e kam filluar e kam menduar mirë. E kam ditur, se do të ketë probleme, por nuk do të dorëzohem. Mendoj, se lobimi im ka dhënë rezultate, ato i vlerëson populli. Kurrë nuk do të ndalem.

 

Sa qëndruat në burg?

James Berisha: Pesë muaj e dy ditë. 

 

Të mos pyes për kushtet e burgut, por na kujto pak fjalë, që të dijmë, se si ishte burgu?

James Berisha: E tmerrshme. Burgu ashtu ashtu është i rëndë, por atje ishte shumë i rëndë. Vetëm ta shikosh, 70% do të jesh i lënduar shpirtërisht, por edhe kur rrinë aty, atëherë dihet se si do të përfundosh. Por, mua më jepte zemër, populli im, e dija se sa kemi përjetuar gjatë tërë historisë dhe i thoja vetes, duhet të qëndroj, të mos dorëzohem dhe falënderoj edhe perendinë, që ma ka dhënë mendjen e mirë, që të ruaj mendjen, shëndetin dhe të pres ditën e shpëtimit.

 

Kur u nisët për në Eritre?

James Berisha: Jam nisur nga Sudani me 9 gusht 2011. Nuk e harroj ate ditë asnjëherë.

 

Sa është rruga e gjatë, Sudan-Eritre?

James Berisha: Fluturim me aeroplan komercial një orë e njëzet minuta.

 

Nëse kishe shkuar me aeroplanin tënd, atëherë, sa do të kishte zgjatur fluturimi?

James Berisha: Aty, katër orë përafërsisht.

 

E ke ditur se Eritrea si është, pse rrezikuat, apo pse nuk shikuat më mirë, se si do të shkosh atje dhe të mos pësosh?

James Berisha: Në çdo shtet të Afrikës është rrezikë. Misioni im ka qenë shumë i rrezikshëm. Sinqerisht, shumë i rrezikshëm. Çka kam përjetuar unë nga i gjithë ky mision është e pamundur të përshkruhet. Kam rrezikuar dhe do të rrezikoj për Kosovën, për vëllezërit e mijë të një gjaku dhe gjuhe gjithmonë, sepse jam i atij populli.

 

Kujt ja ke kushtuar gjithë këtë rrezik?

James Berisha: Popullit tim, asaj toke që e kemi dhe e meriton. Shumë kemi vujatur si popull, prandaj, çdo problem e sakrificë që bënë për te ia vlenë. Populli jonë e meriton dhe duhet ta bëjmë secili në mënyra të ndryshme paqësore, sepse me shekuj kemi qenë të pushtuar, por asnjëherë të dorëzuar.


Dashnim Hebibi, për TV Diaspora-RTK dhe presheva com duke parë se si po fluturon James në misionin e tij lobues

 

Po si ju arrestuan në Eritre?

James Berisha: Më lejuan të hyjë dhe pas pak më arrestuan. Më thanë se je i arrestuar. Tre ditë më kanë mbajtur në paraburgim dhe pastaj më dërguan në burg.

 

Të kanë maltretuar gjatë arrestimit apo edhe në burg?

James Berisha: Jo, nuk mundem të flas, për diçka që nuk egziston. Jo, as që mi kanë lidhur duart. Më kanë marrur me një veturë, kuptohet, me përcjellje të veturave tjera dhe më kanë dërguar në burg.

 

Ke pasur vetëm pasaportën Amerikane?

James Berisha: Jo, e kam pasur edhe të Kosovës.

 

E njihnin ata Kosovën?

James Berisha: Po me ministrinë e jashtme kam pasur takim, ata kanë pasur probleme me Etiopin dhe e kanë shpallur veten të pavarur në vititn 1991. Është shtet diktatorial dhe çdo vendim që merret është nga presidenti, prandaj ministria e jashtme ishte formalisht. E papërshkrueshme. Por, për Kosovën ishin të njohur mirë, ashtu dukej.

 

Mediat e Eritres kanë shkruar për arrestimin tënd?

James Berisha: Dihet se është shtet diktatorial, por kur më kanë liruar kam parë, se më kanë akuzuar si spiun i CIA-s. Nuk kam mundur të informohem në burg, sepse nuk kemi pasur radio. Kushtet e burgut ishin mizerje. As orë nuk kishte, që të shikoj se sa ishte ora, por pas disa muajve, me disa të burgosur, flisnim dhe njëri prej tyre e kishte pasur një radio shumë të vogël, sa ora e dorës dhe aty e shihja orën se sa është.

 

Të burgosurit vizitoheshin nga familjarët e tyre?

James Berisha: Po, i shihja shpesh. Nuk e harroj asnjëherë, kur njërit nga të burgosurit i erdhën prindërit në vizitë dhe i kishin sjellur ushqim dhe ishte i mbështjellur me një qese ku shihej llogo e Migrosit, u pata emocionuar shumë, sepse kujtoja edhe Zvicrën, familjen time, miqtë e mijë.

A presni që ta njohe Kosovën ky shtet?

James Berisha: Mendoj se po. Populli i eritres e meriton demokracinë dhe jo ate regjim. Unë shpresoj shumë, se me vizitën time që ia kam bërë këtij shteti edhe pse më burgosën, do të shihen rezultate në një të ardhme të shpejtë.

 

Thatë më lartë se nuk kishte as orë për të ditur se sa është ora, por si orientoshe, se po vjenë dita, apo shkoi dita?

James Berisha: Vërtetë është rrënqethëse. Në Kosovë dhe në tokat shqiptare, gjeli këndon para se të vijë dita, pra herët në mëngjes, e në këtë shtet këndonte orë pas ore dhe shpirtërisht u pata ndjerë edhe më keq, kur njëherë, dëgjova gjelin duke kënduar, mendova se kaloi edhe kjo natë në burg, e në realitet nuk dilte dielli, u pata habitur dhe i thoja vetes, çka u bë me mua… Nuk ka koment.

 

Pret që të kontaktosh prap me Eritren, të mos dorëzohesh, sepse nga natyra je tip që nuk dorëzohesh?

James Berisha: Po. Nuk do të dorëzohem. Nuk do të ngutem, do të gjejmë mënyra tjera. Jam shumë optimist, se populli i eritres do ta njohe Kosovën dhe aty në burg shumica më thonin, Kosova e meriton pavarësinë. Kosova jonë e meriton dhe nuk do të ndalem, tërë jetën do të punoj, jo vetëm me aeroplan por edhe me forma të ndryshme që ti ndihmoj Kosovës.

 

Mendove se do të lirojnë kur të arrestuan?

James Berisha: Fillimisht, mendova se më lirojnë, por çdo ditë që kalonte në burg, u zhgënjesha dhe e pash se do të jem gjatë dhe ndoshta kurrë nuk do të lirohem.

 

Ke kërkuar advokat?

James Berisha: Po kam kërkuar. Çdo ditë, kam dashur të kontaktoj me familjen time, me shtetin tim me miqtë e mijë, se jam gjallë dhe mos u mërzitni, se një ditë do të jem në mesin tuaj, por nuk kam mundur. Shumë vështirë ka qenë.

 

Sa ishte numri i të burgosurve?

James Berisha: Sigurisht, 100-200, por ndryshonte numri.

 

I ke thënë vetes pse e mora këtë rrugë?

James Berisha: Sinqerisht, asnjëherë…. Do të jem më i kujdesshëm në ato shtete ku do të loboj në të ardhmen. Kam mësuar shumë gjëra në burg dhe do ta mbroj edhe popullin e eritres, sepse e meriton ai shtet demokracinë.

 

Do të ankohesh kundër shtetit Eritres?

James Berisha: Jam duke u konsultuar me të afërmit e mijë, do ta shoh, nuk e di momentalisht dhe nuk mundem të jap përgjigje

 

A do ja falësh këtij shteti, nëse do ta njohin Kosovën?

James Berisha: Jo, sepse ai popull është vërtetë në një gjendje të rëndë. Dua që ai popull të jetë ashtu si duhet të jetë në tërë botën, të ketë liri.

 

Ku është aeroplani juaj saktësisht?

James Berisha: Aeroplani im është në një minierë  në Sudan dhe këto dy tre javë do të jetë në rregull, motori është i shkatërruar, por do të rregullohet shpejt.

 

Cilat shtete të kanë mbetur?

James Berisha: Libia dhe Egjipti, ku së shpejti do ti vizitoj dhe do të kryej misionin tim me aeroplan.

 

Sot do të shkosh në SHBA, sa do të qëndrosh atje?

James Berisha: Në Amerikë do të jem dy javë dhe pastaj në Kosovë dhe do të vazhdoj me misionin tim.

 

Ku do të kërkosh ndihmë nëse do të burgosesh prap në ndonjë shtet?

James Berisha: Behgjet Pcollit. Jam shumë mirënjohës z.Pacolli, që ka dhënë shumë për mua, ka rrezikuar jetën që të jem i lirë, falënderoj familjen, gjithë miqtë e mijë që janë munduar, SHBA-të, të gjithë edhe ata që i ka shkuar mendja për mua. Behgjet Pacolli është ai që sot jam në mesin tuaj, kam parë këtë liri. Nuk besoja se do të lirohem. Në burg i thoja vetes, se vetëm z.Pacolli do të ketë mundësi të më shpëtoj, duke kujtuar edhe disa lirime tjera që i ka bërë me herët. Shumë mirënjohës i jam dhe nuk do ta harrojë asnjëherë...

 

Kur e keni parë z.Pacolli në Eritre, çka i tha vetes?

James Berisha: Kur dëgjova një delegacion i Kosovës ka me ardh me më marrë e kam ditur se është Behgjet Pacolli. Lotët filluan të dalin nga sytë dhe është dita më e lumtur gjatë tërë jetë sime.

 

Ku të ka shkuar mendja më shumë kur ishe në burg?

James Berisha: Familja, Kosova, Kosova, Kosova.

Kur takuat z.Pacolli, çka të tha ai Ty?

James Berisha: James, mos u mërzit, ti do të jesh me mua dhe do ti kthehesh familjes. Mirë qenke me shëndet dhe shpresoj se do të jesh kështu si po mendoj unë. Kjo punë është e sigurt. Nuk kthehem pa ty në Kosovë. Kam ardhur që të liroj, ti e meriton këtë, ty të pret familja, ty të pret Kosova, ty të pret e gjithë shqiptaria. Je vëllau jonë dhe do të jesh përgjithmonë. Nuk të kemi harruar, kemi menduar për ty gjithmonë, por ja që erdhi dita dhe erdhëm. Nuk ka qenë e lehtë dhe e pamundur me shpejtësi të bëhet ky takim, por gradualisht ia arritëm qëllimit, kryesore ti, do të jesh te familja jote që po të pret me gëzim. Mbaju dhe qëndro, do fitojmë edhe në këtë situatë. Jeta është me beteja të ndryshme, por ne do ja dalim, do të dalësh në liri, sepse ke pasur misionin tuaj të qartë, misionin historikë, për të kërkuar njohje për Kosovën tonë, për popullin tonë, që ka hjekur shumë. 

 

Të kanë mbetur edhe dy shtete dhe të kryesh misionin, ku do ta shohim James Berishën më vonë?

James Berisha: Po më kanë mbetur edhe dy shtete dhe do ti kryejë edhe këto shtete, por në vazhdimësi, do të kërkoj nga të gjithë, që ta njohin Kosovën. Nuk do të ndalem për të mirën e vendit tim, sepse këtë ua kemi borxh, ua kemi borxh ardhmërisë.

 

Aeroplanin tuaj kujt do t`ia jepni?

James Berisha: Kosovës, popullit tim.

 

Do të japësh kontribut për gjeneratat e reja të Kosovës në fushën e Akademisë së aviacionit?

James Berisha: Po, e kam menduar dhe kam biseduar dhe do të bëjmë shpresojmë diçka në këtë drejtim, ur të jetë koha e duhur.

 

Për lirimin tuaj u deklarua edhe miku i popullit tonë Eliot Engel?

James Berisha: E falënderoj edhe ate nga zemra dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar, u jam mirënjohës përgjithmonë, por edhe popullit amerikanë dhe atij zviceranë.

 

Nëse, nuk do të ishe gjallë, apo nëse e kishe kuptuar, se më kurrë nuk do të dalësh nga ky burg, cili do të ishte amaneti juaj i fundit ?

James Berisha: Punoni për Kosovën, për shqiptarinë, të jemi bashkë, unikë e jo të thyer për gjithmonë nga katër anët e botës dhe të ecim te para, të përkrahemi mes veti, të punojmë shumë, se e meritojmë.

 

Për fund, deshta të pyes, kur do ta kemi Akademinë Ushtarake të aviacionit në Kosovë dhe a do të kishe kontribuar në këtë shkollë?

James Berisha: Me kënaqësi dhe kam biseduar për këtë gjë dhe jam duke u angazhuar, por kur do të jetë ajo ditë nuk e di dhe nuk varej nga unë, por një është e sigurtë, se Kosova një ditë do të jetë aty ku të gjithë e duam.

 

Pritet që do të inkuadrohesh në ndonjë subjekt politikë, pra a e sheh veten në politikë?

James Berisha: Nuk e kam menduar këtë, por nëse kërkon populli im dhe e sheh të arsyeshme që mundem të jap kontribut në këtë drejtim do të inkuadrohem. Kur kam bërë nga qielli lobimin, punoj edhe në politikë, atëherë, kur e shoh veten, se vërtet mundem të jap kontribut në këtë drejtim do ta bëja me kënaqësi.

Keni pasur oferta nga ndonjë subjekt politikë?

James Berisha: Kam pasur.

 

Nuk po të pyes se kush janë ato subjekte politike?

James Berisha: Janë disa.

 

Nëse do të afrohet ndonjë ofertë nga ndonjë shtëpi filmike për të luajtur në film gjithë epizodet tua reale që i ke përjetuar, do të kishe pranuar?

James Berisha: Po. Por varet se nga kush dhe nëse ky film do të senzibiloj edhe më shumë ato shtete që Kosova jonë e meriton të njihet dhe të jetë pjesë e BE-së dhe e NATOS. Është folur në këtë drejtim, do ta shohim, të mos flas për diçka, ku nuk është 100 % e sigurt.

 

James, sigurisht, se kemi edhe për shumë tema të flasim, por na thuaj të lutem, ku do ta shohim Jamsin pasi ta kryeje këtë mision për Lobim të Kosovës?

James Berisha: Aty ku më kërkohet nga populli im. 

 

Shpresoj, se do të takohemi përsëri e të flasim edhe për përjetimet tua të ardhshme.

James Berisha: Me kënaqësi. Ju falënderoj edhe juve shumë dhe u jam mirënjohës edhe njëherë për punën që keni bërë. Ta them shumë sinqerisht, gjatë qëndrimit tim në burg, natyrisht se e kam kujtuar familjen time, miqtë e mijë të ngushtë, ata që më kanë përkrahur në forma të ndryshme, por mendja, më shkonte edhe tek Ti, sepse edhe Ti ke kontribuar në mbështeje për të ecur unë tek para në lobimin për Kosovën tonë. Falënderoj të gjithë edhe njëherë, lexuesit tuaj, popullin tim kudo që është, ata që kanë kontribuar që të jem këtu që jam, e në veçanti padyshim z.Behgjet Pacollin zv.kryeministrin e Kosovës, që më ka shpëtuar jetën. Mirupafshim dhe një vit të mbarë të gjithëve, unë nuk do të ndalem.

 

Suksese James, gjitha të mirat.

 

James Berisha:  Mirupafshim. 

Intervistoi: Mr.sci.Dashnim HEBIBI / Plisi Press / presheva.com

Foto/ Bajram Mulaj

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
Fadil Xhemajli 05/02/2012 23:00:38
O Popull Shqiptare,a e kuptoni se Behxhet Pacolli asht Legjed e gjall Shqipetare qe merr frym e fshane shqip,nvenet e tij rrjedhe gjak Dardani.Shqiptari i vertet si ky ne historin e sotme qe din te ban mrekullira te shpeshta njera mbas tjetres...,,tija veqojmi vetum njohjet ma shum se gjysen ia pruni Kosoves(si tha edhe Gjemsi vet per vehten,,PO MOS TISHTE BEHXHET PACOLLI Xhems Berisha kurr nuk dota shihte Kosoven),qe ju musheshin syt me lot prej mallit e jo prej hjekav ne burg ...!PCOLLI PO JA KALON HASAN PRISHTINES;edhe ky e shiti kapitallin nashta ma shum se ai,vetum e vetum per qashtjen Kombetare.Si ka than vet Pacolli mas shumti tri ore gjum i baj vetum punoj per qashtjen Shqipetare.Edhe Mitrovicen por sa hini President e vizitoj dhe e bani projektin me zonj.Susari,se si me shti ndore mos mejay lan shkive...!Ky ENGJULL ka shum e shum ne Agjenten e vet plane per ti realizuar ne favor te qashtjes KOMBETARE...!
...kshtu vetum me pune armiku mundet me; plan mbas plani deri te bashkimi i kombit shqiptare,e jo met ni me fjal tmdhaja e te thata pa as nji plan e koncept(ME U BA ME BALOSH),jo veq KURTI po si shume deputet tan folin fjal tmdhaja e shterpa ne Parlament qe vet i vnojn ligjet e i shkelin me dy kamt vet e i rrejn e i tradhtojn edhe votust e vet VETUM E VETUM SE SI ME MUSH XHEPIN E VET.E i mashrojn Popullin si tishin Dele per tija hanger ma nfunt edhe mishin !
PO TISHTE PRESIDENT KY ENGJULL SHUM MA TEPER KISH ME BA PER KOSOVEN E SHQIPTARIN DREJT BASHKIMIT TKOMBIT ATY DIKUR KU E FALI ZOTI SHQITARIN ME PLIS TE BARDHE:ATEHER DUHENI NJANI TJETRIN O POPULL E PUNONI E MOS FOLNI SE NE KOHRAT QE KALOJNA PUNA FLET VET, QE E KA FAKTIN PRA GJUHEN E VET SE FJALT I MERR ERA...Patriotizmi tregohet nga qdo shqiptar nqfar do kohe(JO VETUM ME PUSHK) E TE PUNOJM KOSOVEN TON QE MA SHUM KA HEROJ NEN DHE (qe e kan dhan jeten per te )SE PERMI DHE(qe dota japin jeten per te)Pra shendet e jet te gjat BEHGJET PACOLLIT, e te gjith ata qe punojn per KOSOVEN TON TE DASHUR E TE GJITH SHQIPTARIN.ju pershendes Fadil Xhemajli nga Smira e Vitise.
avatar
bujar tafa rahovic 29/01/2012 01:57:36
z berisha per disa dite burg qajke para kamerave e beri ne lobim per pacollin po te kishe mbajt burg si atdhetaret tan p sh A DEMAQI H HYSENI H AJDINI eshum tjer dot ja humte trimrin burrave tmllej
avatar
bekim bici llojan-sargans CH 28/01/2012 02:40:50
Te lumte Zr.Berisha Zoti të ruajte nga të kqijat dhe sukses ne permbylljen e misionit nga ajri.Por tu kisha lutur mos u perzi ne politik por vazhdo te punosh ne zhvillimin e Akademise Ushtarake, por te ne politikajt nuk te japin shans per me punu pa u bae me to,rreziku per ty eshte qe ta humbin edhe ate qe e ke bae per Kosovë,por toka e Kosoves ishalla nuk ta harron se njerzit dhe politikajt shum shpejt poj harrojm te mirat.Kjo u pae nga lufta e tutje populli u prish gati e politikajt jan qmend veq me shpifje,rrejt dhe me vjedh.Shendet per Ty
avatar
Adriatisch 27/01/2012 12:32:40
Presheva vom je nr1. Bravo Pilotit Ton. Shume Suksese i nderuar.
avatar
simnica gostivar 27/01/2012 11:27:55
urime lirimi nga burgu zotri berisha ty je vllau jon qe jep kontributin per shqiptari zoti te ndimoft dhe te ruf nga e keqja se je numer 1 ke shtu si ty naduhen njerez politikan qe rezikojn jeten per popullin shqiptar bravo z james berisha te shpresojm nga gostivari gjith te mirat ne jet
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal