Ministria e Arsimit rekomandon të mbyllen shkollat në Serbi për 4 ditë
04/02/2012 00:19:00
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Zharko Obradoviç i ka rekomanduar të gjitha qeverisjet lokale në Serbi ta pezullojn punën në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme, nga e hëna e 6 shkurtit deri premten e 10 shkurtit.
Ministri i Arsimit po ashtu rekomandoi universitetet, që gjatë periudhës së provimeve, të bëjnë orare dhe plane të reja për provime
Ky rekomandim është bërë për të mbrojtur nxënësit dhe fëmijët nga rreziqet e temperaturave jashtëzakonisht të ftohta, të kushteve të vështira në të cilat sistemi arsimor punon, si dhe masat për të mbështetur në stabilizimin e sektorit të energjisë në vend.



Publikoni komentin tuaj