4 pikshi i Tadiqit krijon një Republika Srpska në Kosovë
E përditshmja kosovare “Zëri” ka siguruar “4 pikëshin e Tadiqit”, të cilat sugjerojnë krijimin e një lloj Republika Srpska në veri. Versione të ndryshme për qëndrimin e Thaçit
Presidenti i Serbisë duket se nuk e harron zanatin e vjetër që kur bën propozime, gjithmonë kërkon vetëm të fitojë e asnjëherë të ofrojë diçka si rikthim. Dokumenti, që ka kohë që po përflitet në opinion si dokumenti i 4 pikave të presidentit serb, kërkon zgjidhje që u konvenojnë serbëve, ndërsa nuk ofron asgjë për koncesionet, që sipas dokumentit, duhet të bëjnë shqiptarët.
E vetmja gjë që tingëllon si ofertë e udhëheqësit serb është që në këmbim të këtyre pikave, “Serbia nuk do ta pengojë perspektivën evropiane të askujt” duke mos e përmendur fare nëse fjalën e ka për Kosovën apo cilin vend tjetër.
Në fakt tre nga katër pikat e propozuara nga Boris Tadiq kanë ngjashmëri të madhe me ato që ofrohen për serbët në Pakon e Ahtisaarit. Sidoqoftë, pika e tretë flet për veriun e Kosovës përmes të cilës kërkohet krijimi i entiteteve të veçanta për komunat e veriut, e të cilat së bashku do të quheshin edhe zyrtarisht si “North of Kosovo” apo “Veriu i Kosovës”



Druze presednice samo napred !
Analfabetat sikurse ti na kane lene nen serbi !
Publikoni komentin tuaj