Ballina | Lajme | Murat Jashari: S'është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

Murat Jashari: S'është kjo Kosova për të cilën u sakrifikuam

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Në katërvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë kullës së familjes së tij.

Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, ai nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij “i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, ai ka thënë se situata në të cilën gjenden sot qytetarët e Kosovës, i ngjanë fundit të viteve ’80 kur populli ishte lodhur aq shumë sa që zgjidhjen e gjente duke ikur nga vendi. Ai thotë se kjo është e dhimbshme, kur dihet se me mijëra qytetarë kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës.

“Pa dashur t’i ofendoj udhëheqësit tanë, mendoj se puna më e mirë e tyre do të ishte të përgatisin pasardhësit e tyre dhe kështu do të mbeteshin të vlerësuar nga populli për meritat që kanë pasur”, ka thënë ai.

Ndryshe, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, mbrëmë ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet.

Në pyetjen se a ka Kosova klasë politike, apo politikanë të ngelur në klasë, Murati tha se gjithsecili e ka kohën e vet.

“Mendoj se çdo njeri e ka kohen e vet dhe nuk do të them se këta njerëz nuk kanë bërë asgjë për vendin e tyre dhe nuk e duan Kosovën, por mendoj se janë konsumuar politikat e tyre, kapacitet e tyre janë shteruar", thot; Jashari, transmeton "Zëri".

"Nëse shikojmë shoqëritë demokratike, shohim se maksimumi në politikë arrihet dy mandate e jo më gjatë dhe përfundojnë karrierën e tyre. Në Kosovë janë të njëjtit njerëz dhe mendoj se më nuk kanë energji pozitive, nuk kanë imagjinatë për ta çuar vendin përpara”. 

atikulli

v4.7

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
njeriu i thjeshte 20/02/2012 01:36:24
Pershendetje gjithe shqiptareve kudo qe jane me perjashtim te 97% te politikaneve, sidomos pershendes ata te Lugines nga vij edhe vete.Sa i perket temes, kur Familja e cila ka sakrifikuar me se shumti nga gjithe familjet shqipetare nuk eshte e kenaqur me te arriturat e gjeritanishme ateher e pyes vehten dhe juve si mundemi qe ne te jemi te kenaqur?Mirembetshni dhe zoti n'a ndihmofte!
avatar
19/02/2012 14:13:29
po te mos thoje gje do ishte me mir, do ishin vlerat e juaj me me vler kuptoni
avatar
wulff 19/02/2012 02:50:55
Me ne fund doli nje njeri qe u tha stop ideologjise ballkanike se kokat tona jane te perhershme dhe duhet patjeter te jene ne strukturat udheheqese shtetrore.Duke jetuar ne nje shtet demokratik evropian e kam verejtur pse ballkanasit nuk dine te terhiqen me kohe para se tu del boja,do ja jap disa shembuj.Dr.Ibrahim Rugova nje njeri qe shume i ka dhene ketij vendi por qe u verbua nga pushteti edhe pse e dinte qe po vdiste prape nuk dashti te terhiqet por ja zoti nuk e pyeti.Nexhat Daci qe te gjithe e dijne cfare popullariteti ka sot,Hashim Thaqi po mendon se eshte me i menquri ne kosove dhe se i ka te gjitha meritat,Riza Halimi mendon se i di te gjitha e te tjeret nuk dine asgje,Sali Berisha nuk dallon prej rugoves po ja zoti nuk po e merr ende.Virusi ballkanik eshte nencmimi i te tjereve se nuk dine dhe VJEDHJA.,pse po them keshtu ja faktet:biri i I.Rugoves ka deklaruar nje pasuri 4 mil.euro(e sa nuk ika deklaru),e si i fitoj ato miliona-i ka vjedh BABI.HASHIM MILIONERI,Dacin e ka denu edhe gjykata per vjedhje,Riza ka disa banesa ne Prishtine,Sala nuk ja din pasurise fundin.E kam harruar edhe Ragmi Mustafen qe nga ne varferi e skajshme per nje kohe te shkurter i bleu dy banesa ne prishtine mbi 200 mi euro.
avatar
beqa 18/02/2012 21:57:07
emoj familja jashari kosova ubo biznis ne evrop derisa kemi met te ndam dot na thejn saher qe po dojn epo lujn me kosov pa bashkim ska kosov thaci ubo amerikan spi ha palla per shiptar e per kosov po ishalla sishkon gat se mjer kosova kaosht tu shku
avatar
gzim 18/02/2012 15:45:02
e more murat jashari per ket pavarsi kan shku shum njerz e tash shum idiota jan ka e keqperdorin ket pavarsi ndoshta kosova e ka shpall pavarsin po pavarsin e mbrendshe hala se ka fitu po te isht gjall Adem Jashari sdi se si ishkon sod kosova po me keta qeveritar te PDK kosova ka me shku shum vite te mbrapa edhe esht ka bohet si ne somali kush ka ka e kush nuk ka ska e keta jan ka e keqperdorin lirin e kosoves dhe te atinve qe i kan humb ma te dashurit e vet per liri se deri sa te jet ne qeveri musolini me shokt e vet shtir esht me fitu pavarsin e mbrendshme ne kosove
Total: 5 | Treguar: 1 - 5

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal
v4.7
v4.7
v4.7