Thaçi pranon Rezolutën 1244 për nismat rajonale, Kosova nuk do prezantohet si Republikë
Pas paqartësive disajavore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – siç kishte insistuar Serbia – por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.
Për zhbllokimin e ngërçit të deritashëm rreth kësaj çështjeje, në një bisedë telefonike me “Radion Evropa e Lirë” kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, pasi merr parasysh dy realitetet ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.
“Në bashkëpunimin regjional, në të njëjtën kohë, Kosova do të përfaqësohet me Deklaratën e Pavarësisë – pra do të merret parasysh Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 Shkurtit 2008 – e gjithashtu opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që rikonfirmon edhe ndërkombëtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe Rezoluta 12 44 që njeh dhe garanton integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe prezencën e NATO-s në Kosovë”, u shpreh kryeministri Thaçi.
Deri vonë, në opinionin publik patën qarkulluar ide të ndryshme për mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Thuhej se në këto nisma Kosova do të përfaqësohej pa fjalën “Republikë” dhe me një mbishkrim që do të përmbante disa sqarime për Kosovën.
I pyetur se a është pajtuar pala kosovare për heqjen e fjalës “Republikë” nga përfaqësimi i vendit në këto organizime, kreu i ekzekutivit të Kosovës u shpreh: “Për ne nuk kanë qenë me rëndësi formulimet dhe simbolikat. Për ne është me rëndësi axhenda evropiane, përshpejtimi i pakos evropiane për Republikën e Kosovës” theksoi ai.
Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën i ishte përmendur Beogradit si parakusht për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendimi për këtë çështje pritet të merret në fillim të muajit të ardhshëm, por kryeministri Thaçi shfaqi shpresën se pas zhvillimeve diplomatike të së shtunës edhe për Kosovën pritet të ketë përshpejtim të agjendës evropiane.
“Ka një rritje të vetëdijes në domosdoshmërinë e lëvizjes së shpejtë të Kosovës drejt axhendës evropiane. E theksoj se Brukseli, padrejtësisht, ka pasur hezitime në ofertën evropiane për Kosovën. Kosovarët janë evropianët më të rinj, kanë merituar dhe meritojnë lëvizje më të shpejtë, sepse kemi implementuar agjendë të rëndësishme evropiane”, theksoi kryeministri Thaçi.
Megjithatë, nga Serbia nuk ka ende ndonjë sinjal për përqafimin eventual të modelit të përmendur nga kryeministri Thaçi.
Paraqitja e modelit në fjalë erdhi pas presioneve të shumta që Bashkimi Evropian dhe Washingtoni zyrtar u bënë palëve të përfshira në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.



-Nje kohesish dua te paralajmeroj se si kryeminister i kosoves me qen e mu trullave (hupen) kaq lehte me lojet e europianeve qe gjinden ne bashkimin europian, por une nuk thash ne ate kuptim qe nuk jane te n'dergjegjshem por ata e kan nje qellim... , por ju Zr. Kryeminister i kosoves, une nuk po ju kuptoj juve se si ju po i besoni kaq lehet opcionet politike qe keto opcione duhet me u shqyrtu shum kjo dosje dhe pastj me dhene pergjigje. Ti sod ki m'berri si kryeminister i kosoves nuk do me thon qe je per tere jeten kryeminister por edhe me qen per ter jeten nuk bone keshtu popullit shqipetare me i bo apo kosovare, Kjo eshte nje fare lloji i politikes..., Edhe nje send dua te ceki deri ne keto momente Kosova eshte e njohur prej 88 shteteve, juve europa (Bashkimi Europian) ju ka premtu deri ne 92 shtete per me hyre ne bashkimin europian? Bashkimi Europian e ka dosjen e shqipetareve apo te kosovareve ne duar, ata jan duke u lodhur aq shum per me vepru se si atyre ju n'teket por te jesh i sigurt se per nje llafe goje apo nje nenshkrim mundesh shum me humben, Ateher te kash vemende, Keta po japin Propozime nuk duhesh hee, me ja refuzu apo me i pranu per kundrazi ti apo ministrat e tu duhet me kshyren mire se si eshte me mir per popullin tende. Se edhe ketu ne europe une qe n'dodhem po ja tregoj nje gje, kur te vjene puna per popullin e vete te t'jera vende nuk i kshyre.
-Ishalla bohet mir Per te gjith Shqipetaret.
Ju pershendes
Publikoni komentin tuaj