Ballina | Lajme | Daçiq: Bashkëpunim me Zvicrën kundër migrimeve ilegale dhe azilkërkuesve të rrejshëm

Daçiq: Bashkëpunim me Zvicrën kundër migrimeve ilegale dhe azilkërkuesve të rrejshëm

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Daçiq: Bashkëpunim me Zvicrën kundër migrimeve ilegale dhe azilkërkuesve të rrejshëm

 

Zëvendës kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daciq ka deklarur sot në takim me ministreshën e drejtësisë dhe policisë zvicerane Simoneta Somaruga se ka arritur marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës për të parandaluar migrimet ilegle dhe azilantëve të rrejshëm.

"Duke patur parasysh se Zvicra nuk është anëtare e BE-sës dhe është pjesë e hapsirës shengen, është shumë e rëndësishme që të parandalojmë suspendimin e liberalizimit të vizave, që vlen edhe për Zvicrën, andaj edhe kemi arritur marrëveshje që në periudhën e ardhshme të intensifikojmë aktivitetet që ti tregojmë qytetarëve se në Zvicër shanset për të marrë azil  janë shumë të vogla" ka thënë Daciq pas takimit me Simoneta Somarugan.

Daciq ka thënë se vetëm 6 persona nga 1200 të lajmëruar kanë arritur të marrin azil. Sipas tij, për dallim nga shtetet evropian ku ka rënë numri i azil kërkuesve, vetëm në Zvicër është rritur në krahasim me vitet e kaluara edhe atë për 15%.

Ministri i punëve të brendshme ka thënë se qytetarët që dëshirojnë të kërkojnë azil, duhet ti spjegohet atyre që nuk shpaguhet që të shkohet në Zvicër, pasi atij mund edhe ti ndalohet hyrja në shtetet tjera të BE-së. /presheva.com/

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
20/02/2012 15:46:32
kush dvet ty o qetnik
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal