Ballina | Lajme | Lugina pret sinjalet e Prishtinës

Lugina pret sinjalet e Prishtinës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Lugina pret sinjalet e Prishtinës

Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë kundër shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por për këto çështje ata thonë se duhet të vendosin Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa sa i përket pushtetit në Serbi, përfaqësuesit e shqiptarëve të këtij rajoni thonë se “vetëm qimen e kanë ndërruar, por jo edhe zanatin”. Këto komente, në emër të shqiptarëve të Luginës.. i bëri Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, gjatë një vizite që ai i bëri Prekazit, në nderim të heroit legjendar Adem Jashari.

Mustafa tha për “Zëri” se qeveria në Beograd nuk e ka ndryshuar mendjen, është e njëjta e kohës së diktatorit Sllobodan Millosheviq, por që tani sillet me metoda më të moderuara dhe me dinakëri. “Beogradi është ai i kohës së Millosheviqit, nuk ka ndryshuar mendje. Kujtoj se Beogradi sillet edhe më tutje, fatkeqësisht me një dinakëri, siç është sjell edhe vite të tëra përpara”, tha Mustafa, duke u shprehur skeptik për implementimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd. Ndërkaq duke i komentuar idetë për këmbim territoresh dhe për mundësinë që Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës, i pari i Preshevës tha se këso idesh kanë qarkulluar edhe më përpara.

“Nuk janë këto ide të para, këto ide kanë qarkulluar edhe më herët, por megjithatë, ne shqiptarët në Luginën e Preshevës presim me çdo kusht që për ide të tilla më përpara të vendosin autoritetet qeveritare dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës. Ato janë pa dyshim në cilësinë e autoriteteve zyrtare që do të vendosin për sovranitetin e tyre mbi tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç tha më tej Mustafa, janë në gjendje të pritjes për çdo sinjal pozitiv që është në favor të tyre, e që vjen nga autoritetet, si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. “Pa dyshim të gjitha këto mund të kurorëzojnë me një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, si të SHBA-ve ashtu edhe të vendeve të Evropës”, theksoi Mustafa, i cili ripërsëriti rëndësinë e një projekti për këmbim kombëtar të mallrave, të iniciuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit e Republikës së Kosovës dhe e mbështetur edhe nga Oda Ekonomike Veriperëndimore e Maqedonisë dhe e komunave Preshevë dhe Bujanoc.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (7 Publikuar)

avatar
besi 21/02/2012 08:09:28
O ti stili mund te them ndoshta ti ske qen as nje her ta vizitosh familjen Jashari njo desha te them se Ragmi Mustafa leje qi shkon gjdo vit por ket vit ka qen i ftuar meftes te REPUBLIKES KOSOVES me ftes te tjer lider nuk kan qen te ftuar flm Stili per mirkuptim
avatar
Vendasi 20/02/2012 21:50:34
ani kush po komenton stili hahahaa,a ke bo naj prevar me frik hahahaa me shkie se ndoshta ka lek ata hhahaha
po lej o stil ti kto pun krejt .......se ti as vet nuk e din se me kuna je?a me a me serbi a me Allbani .............
avatar
Stli 20/02/2012 19:47:39
Ti mundesh me fol veq ne emer te Partis tende. As si kryetar i Presheves nuk ki legjitimitet me fol sepse si kryetar je zgjedhur me vota te trafikuara duke ble keshilltar. Presheva ka perfaqsues te vet ( eshte nje parti qe eshte me e votuara nga shqiptaret ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje).
avatar
wwww 20/02/2012 17:39:14
prit me dit e prit me vjet ,pushka e prishtines nuk po kerset
avatar
20/02/2012 16:06:10
po cka te ndrrojme kure krejt te tonat jane
avatar
Lirimi 20/02/2012 15:49:22
Fillimisht shihet se deklaratat e Ragmi Mustafes jane jokonsistene, deri dje ka thone se duhet te shkembehen territore, tani ka thene se nuk jemi per shkembim, dmth kesaj i thojn politike me dy standarde. Pika e dyte nuk ka te drejte ky te fol ne emer te lugines se perfaqeson 12 deputet nga gjithsej 67 deputet shqiptare ne lugine. Pra, ju lutem Ragmi Mustafa mos bisedo ne emer te shqiptareve te lugines, mundesh me fol ne emer te Presheves, edhe pse e dijme te gjithe si je zgjedh kryetar ama jo per luginen. Pershendetje
avatar
Studenti-Prishtine 20/02/2012 21:02:02
i nderuar, fillimisht desha ta sqaroj se i ka 14 keshilltar edhe 1 nbujanoc 15, e nuk jan njesoj si 15 si 12, nuk paske njohuri themelore e po don me fol diqka ma shume.
Total: 6 | Treguar: 1 - 6

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal