Në vendkalimin kufitar Konçul në autobusin e Bujanocit zbulohet lëndë narkotike
20/02/2012 21:55:00
Policia e Bujanocit ka ngritur vepër penale në gjyqin e Vranjës kundër Albert S. (24) nga Tërrnoci i Madh dhe Senat D. (29) nga fshati Lluçan, komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhim, dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia në vendkalimin kufitar në Konçul, komuna e Bujanocit, me 14 shkurt në linjën e rregullt të autobusit "Maxhar turs" nga Bujanoci të cilën e ka drejtuar Senat D ndërsa konduktor ka eqnë Albert S, ka gjetur 203 gram materi për të cilat dyshohet se është marihuanë, thuhet në njoftimin e policisë për medie.
Të dyshuarit janë dërguar tek gjykatësi hetues në Vranjë i cili i ka caktuar një muaj paraburgim.



Publikoni komentin tuaj