Ballina | Lajme | Mustafa: Duam ti bashkangjitemi Kosovës

Mustafa: Duam ti bashkangjitemi Kosovës

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Mustafa: Duam ti bashkangjitemi Kosovës

 

Me ftesë të Atifete Jahjagës, presidentes së Kosovës, kam marrë pjesë në Prishtinë në festën e madhe dedikuar përvjetorit të katërt të Pavarsisë. Ftesën për këtë manifestim në Prishtinë e kam marë nga presidentja e Kosovës, ftesa ka qenë në emër tim, pa funksion ka thënë Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare në një intervistë për gazetën serbe "Pravda".

Në këtë manifestim në Prishtinë nuk keni marrë pjesë si qytetarë i thjeshtë?

Mustafa: Sigurisht. Jam ndjerë si kryetar i partisë dhe kryetar komune. Jam ndjerë shumë mirë dhe mburrem me këto funksione, natyrisht edhe si qyetarë i thjeshtë, pasi kjo është një ditë e madhe për shqiptarët.

 

Mirëpo, ju jeni kryetari i një komune nga jugu i Serbisë, ku jetojë edhe serb, që duhet edhe ata ti përfaqësoni. Ndërsa serbët dhe serbia nuk e pranon pavarsinë e Kosovës?

Mustafa: E di, mirëpo në Serbi ka edhe serb që nuk ngurrojnë që të pranojnë haptas shtetin e Kosovës, që Kosova është shtet i pavarur. A nuk e bëjnë këtë Çedomir Jovanoviq dhe Vuk Drashkoviq me "Preokret"-in e tyre? Pse mos ta bëj edhe unë? Para së gjithash, asnjëherë nuk e kam fshehur se e duka shtetin e pavarur të Kosovës si dhe bashkangjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës këtij shteti, nëse vjen deri tek ndarja e veriut të Kosovës.

 

Deklaratat e juaj vlersohen se shkelin kushtetutën e Serbisë. A konsideroni se ju me këtë veproni kundër integritetit teritorial të Serbisë?

Mustafa: Nuk ndjehem ashtu. Po edhe kanë kaluar kohrat e Sllobodan Millosheviqit. Po e përsërs - nëse munden Jovanoviq dhe Drashkoviq të thonë haptas siç thonë për Kosovën si shtet, ndërsa ata janë serb, pse unë si shqiptar nuk mundem ta them? kur këtë unë e ndjej.

 

A jeni takuar me ndonjë zyrtar në Kosovë?

Mustafa: Jam takuar me kryetaren e parlamentit shqiptar Jozefina Topallin, të cilës ia kam uruar 100 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë. Natyrisht, dhe një ditë e madhe për Kosovën. Takime të tjera dhe bisedime nuk kam patur.

 

Besoj se nuk e keni harriar se një ditë para pavarsisë së Kosovës ka qenë dita e shtetësisë së Serbisë. A keni organizuar ju si kryetar komune për këtë ditë në Preshevë?

Mustafa: Jo, nuk ka pasë kurrfarë manifestimi.. Sa e di unë, manifestime të tilla nuk ka pasë as në qytetet tjera në Serbi. /Pravda, presheva.com/

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (13 Publikuar)

avatar
Agon 22/02/2012 00:11:29
Fushate zgjedhore....
avatar
IKNI 21/02/2012 19:12:19
te kota jan deklaratat bombastike e ne teren apo veprime shterpe po edhe te juajat zotri ragmi.
ne fillim deshet te ndryshoni ngas riza , por i njejt si ai ne goj ndryshe a ne veprime t njejt. edhe ti edhe ai e doni vetem fotelen dhe shum , shum pparat...Te dy keni qen prosnjak e tash prap jeni te njejt por prosnjak ne tru a gjepay plot se Srbia qisi shqiptare don..
Atehere kur ke hy ne koalicion me PVD rizen e ke tregue vehten se sa ngre...Ti e riza keni koalicion te m,sheft ne mes veti . aj ne Beograd , ama mos me te rrezikua ty ne Presheve. Ti ne Presheve , amo mos me rrezikua riza ty ( pse ai e hoq naderrr qyqarin , vetem e vetem me ta bo vendin ty. )
Sa keni punua per Presheven ju tregon me se miri populli qe per cdo dite ju ik ne Bruksel e Fushe Kosove.
Po edhe ju nuk jeni asnjeni banore te Presheves, riza ter pasurin e ka transferua ne Kosov e atje e mban edhe familjen. A ti more ragmi ke bler banesa ne Prishtine dhe djali te rri atje. Ne shtepi tande je vetem me plaken tende , njejt si riza. Tash edhe me tutje doni vota , marre bre mo.
iknu te familjet e juaja dhe lene ket popull te varfur e tradhtuar bile le te marr frym lirisht .
Dhe nese voton PVD gjithnji do te forcojsh pozitat e dy apo tre drejtorve , tjeret ne AUT, a nese voton PDSH ateher i ke punsua gjith familjen mustafa dhe nja 20 te Zhunices a nuk ka gajle se kush te votoi se Zhunica i ka vetem 400vota e jo 4000.
Ikni te dy te deshtuar, ikni se kaloj e juaja , ju tha edhe Tirana e prishtina, a mos u frigoni se nuk ju thot asgje Srbia ... asaj i duhen kesi lloji...
avatar
toni 7 21/02/2012 17:33:41
cuditem si nuk i vjen marre me dhan kesi lloj deklaratash, nje eshte deshira tjeter eshte mundesia, jam i bindur se po te ket referendum tash 60% e popullates se tri komunave tona do te votojn te mbesim me serbi, pse a mos u knaqen kosovaret a????? po ky zoteriu ska faj afrohen zgjedhjet dhe patjeter e ka me dhan kso deklaratash te kota
avatar
O daj o daj... 21/02/2012 14:24:03
Ky gjith lyp bashkim me kosove para zgjedhjeve, e zoni nuk jun ndike kur pritshim bashk para el-hilalit me mar makarona ne kumanove...
avatar
lendi 21/02/2012 13:29:14
SHUMR HER E KE THENE KETE PO ASNJEHER NUK KE PUNU PER KETE . DHE DHE TANI PO E PERMEND NE PRAG TE ZGJEDHJEVE NUK SHITET KJO JO. POSTONE JU LUTEM EDHE NJEHER TE FUNDIT PO JU LUTEM
avatar
blerta 21/02/2012 10:13:48
po ku do shkosh o lale ty po don mu bashkangjit me ks po ks spo te don mu bashkangjit na me kosoven uen sedi ake vesh ti me degjuse zotri mustava ajo spo na don neve mu bo me ks po zdi qka ju ka pik mu bo bashk me ks uen per mendimi tim mamir rri me serbi se me ks mu bo
avatar
777 21/02/2012 09:55:01
Po ti po don, po Kosovaret spo na dojn neve. Qysh po don me shku dikund ti kur ata nuk te dojn.
avatar
lulja 21/02/2012 07:50:08
JENI LIDER I PARI DHE I VETMI QË ME KËMBËNGULËSI PRANONI HAPTAZI DHE ME SHUMË VENDOSSHMËRI BASHKIMIN ME KOSOVËN E PAVARUR DHE DEMOKRATIKE KU ASNJËHERË S IU SHMANGE DEKLARATAVE TË TILLA KUR KA TË BËJË ME CËSHTJEN E LUGINËS SË PRESHEVËS.
NJIHERIT KJO ISHTE NJË INTERVISTË E SHKËLQYER NGA ANA JUAJ KU PA TU TREMBUR SYRI FARE I THE ATA QË DUHET THËNË
TË LUMTË ZOTËRI KRYETRAR DHE DHASHTË ZOTI QË EDHE NE NJË DITË TË JEMI TË BASHKUAR GJITHANDEJ KU KA SHQIPËTAR.
avatar
Plisi 21/02/2012 02:54:50
Bravo bre.Bile po flet e spo frikohet hiq.Ju lumt...
avatar
bilaqi 21/02/2012 01:43:15
oh ti..VVVV.mos po oshte pak si teper ferrari a heheh..lip ma pak diqka
avatar
Durim 20/02/2012 22:31:04
ishalla sa ma frik bashkom edhe Presheva Bijanoci Medvegja ishalla
avatar
Merita 20/02/2012 21:46:34
Profesor Ragmi,ju pergezoj per kete interviste te shkelqyer, ju pershendes Merita Emini.
avatar
vvvv 20/02/2012 21:45:00
Edhe un dua nje Ferrari mire po askush sma jep ate pa pune,por duhet te punoje nese ja arrij najher nese jo te ja arrijn femijet apo nipat.Keshtu qe zotri Musafa punoni qe te arrijm der aty ne at Bashkim,sot apo neser me randsi qe te arrijm.
Total: 13 | Treguar: 1 - 13

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal