U shenua 11 vjetori i rënies heroike të Artan Abazit, komandant Miratoca
Ai ishte 20 vjeç, kur flijoi jetën për atdhe. Nën organizimin e OVL-së UÇPMB-së familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarë në fshatin Lluçan qëndruan në këtë fundjavë pranë lapidarit të dëshmorti në këtë vend ku dhe kaloi momentet e fundit të jetës. Të pranishmit bën homazhe dhe vendosën kurore lulesh. Fillimisht u mbajtë 1 minutë heshtje në nderim të dëshmorti Artan Abazi.
Me këtë rast kryetari i OVL-së Edmont Isufi, i përshëndetit gjithë të pranishmit me çrast theksoi se falë gjakut të tyre ne jemi këtu ku jemi dhe kjo që po e bëjmë ne për ta është shumë e vogël.

Vitet po kalojnë, andaj është bërë një rrugëtim jo edhe i kënaqshme, i merituar për ata që dhanë më të shtrenjtën jetën dhe familjen, ka deklaruar kështu kryetari i Lëvëzijes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu njëherit kryetar i Kuvendit të Bujanocës.
Arif Abazi prindi i komandant Miratocës iu drejtua masës duke i faliminderuar për pjesmarrje dhe njëherit falëmderon Organizatën e Veteranëve të Luftës që nuk po i harrojnë dëshmorët e kombit. Më pas të gjithë marshuan drejt fshatit Dobrosin për të bërë homazhe tek varri ku dhe pushon dëshmori Artan Abazi komandant Miratoca bashkë me dy dëshmorët Berat Sinani dhe Daut Sulejmani.
Artan Abazi komandant Miratoca, u lind më 24 maj 1981, ndërsa ra heroikisht më datë 18 shkurt 2001 në fshatin Lluçan. /rtp/



S'e ndal këngën preshevari,
Si bilbili nga kafazi -
Se në zemër të çdo shqiptari
Është i gjallë Artan Abazi !
Lind e rritë në Miratoc,
Për liri e nxiste ideja ...
Prekë armikun mu në koc
Dhe e vret sikur rrufeja !
Në Luginë çdo gjë po digjej
Nga barbari e tradhtari,
Bashkë me shokë, Artani ngritej
Për liri të çdo shqiptari !
Në këto male , në këto treva,
Ku u lindëm - do t' luftojmë,
Bujanoci dhe Presheva -
Heroikisht do të qëndrojmë !
Ndër beteja, në këto male -
Për trimëri të rrallë u shqua .
Mbi njësitet speciale -
Komandant u emërtua .
Do t' krenohet tërë Lugina ,
Lumi , mali, kodra, shpati -
Për këtë tokë që dha këta trima ,
Si Artani - komandanti !
*****
Demir Krasniqi:"Këngë krismash lirie I" - Gjilan, më 2002, faqe 93.
Publikoni komentin tuaj