Ballina | Lajme | Gjithë spektri politik kundër "Fusnotës së Thaçit"

Gjithë spektri politik kundër "Fusnotës së Thaçit"

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Gjithë spektri politik kundër "Fusnotës së Thaçit"

Opozita në Kosovë ka kundërshtuar ashpër deklaratën e kryeministrit Hashim Thaçi, që Kosova të përfaqësohet në nismat rajonale me një fusnotë. 

Prezenca e Rezozlutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në fusnotë, përveç mendimit të GJND-së dhe Deklaratës së Pavarësisë, për subjektet politike opozitare tregojnë heqje dorë nga elementet e shtetësisë së Kosovës. 

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar të hënën se heqja dorë nga “Republika” është heqje dorë nga elementet kushtetuese, ndërsa ka thënë se do të kërkojë që marrëveshjet të vijnë në Kuvend për ratifikim, siç kërkon dhe Kushtetuta.

LDK beson se heqja dorë nga “Republika” dhe elementet kushtetuese mund t’i vijë në ndihmë vetëm Serbisë

“LDK beson se heqja dorë nga “Republika” dhe elementet kushtetuese mund t’i vijë në ndihmë vetëm Serbisë”, ka thënë Mustafa. 

Deklaratën e kryeministrit Thaçi se Kosova do të prezantohet me fusnotë ku do të përmendet edhe Rezoluta 1244, për Vetëvendosjen është zhbërje e pavarësisë. “Nuk mund të ketë prezantim të Kosovës pa termin “Republikë””, ka deklaruar Visar Ymeri. 

Në Vetëvendosje kanë njoftuar se janë duke u bashkërenduar me “të pakënaqurit” që t’i përdorin mekanizmat institucionalë për të parandaluar një marrëveshje të tillë, por nuk kanë përjashtuar as mundësinë e mbajtjes së demonstratave. 

Ndërsa, kryeparlamentari Krasniqi nuk e ka komentuar këtë temë, meqë ka thënë se nuk ka diçka zyrtare, por ka dhënë sugjerime për qeverinë dhe Kuvendin. 

“Sugjerojmë që institucionet e Kosovës, përgjithësisht Kuvendi dhe qeveria, mos të nguten në disa vendime, prapaskena e të cilave nuk është krejt e qartë”, ka thënë Krasniqi. 

Kryeministri Thaçi në një deklaratë në Kuvendin e Kosovës deklaroi se, “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e tejkaluar”. 

Por, në një prononcim gjatë së dielës për Top Channel, ai deklaroi se në emërtimin e Kosovës në nismat rajonale “do të përfshihet deklarata e pavarësisë e 17 shkurtit 2008; opinioni i GjND-së (që thotë se: Kosova nuk shkeli ligjin ndërkombëtar kur shpalli pavarësinë) dhe rezolutën 1244, që sipas tij garanton integritetin territorial të Kosovës”. /tch/ 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (10 Publikuar)

avatar
realisti 22/02/2012 21:25:27
cykjo puna e nastradinit nime po ju ujdyske punes se "fusnotes":Nastradin Hoxha ia kishte shitur një personi shtëpinë me të gjithë pasurinë përqark – me oborr, ara e livadhe… Por, nuk ia kishte shitur vetëm një kungj, të cilin e mbante të varur në brendi të shtëpisë. Palët ishin marrë vesh: kungji do të jetë përherë i Nastradinit.

Ky i fundit, sërish, vite me radhë, çdo ditë hynte e dilte në shtëpinë që e kishte shitur. Pa leje të pronarit të ri. E varte në kungjin e tij ndonjë rrobë të veten – pallto, setër e çka do. Të nesërmen, e merrte njërën dhe e varte tjetrën. Dikur, i zoti i shtëpisë mërzitet me hyrje-daljet e Nastradinit dhe i thotë: Merri të gjitha – shtëpinë e tërë pasurinë. Pronari i ri, pa fjalë të tjera, heq dorë nga shtëpia. Nastradini e riktheu sërish pronën e vet, plus i ruajti paratë, për të cilat e kishte shitur.
(e huazuar nga zeri.info)
avatar
preshevar 21/02/2012 22:52:38
emri tu harroft oindyt ishe po mendon vec per xhep ejo per ata cka jan kalb e percka kan luftu
avatar
Voyage 21/02/2012 22:20:02
Eh - çfar e ke popullin e ke qeverinë !

Mjerim !

Nuk ka faj ky, ka faj populli - votat !
avatar
ari 21/02/2012 18:23:16
per pushtet osht gjendje me bo qmos pse more burr nuk jep dorheqje
avatar
BISHA trnoc 21/02/2012 15:49:23
Eshte interesant tek ne shqipetaret se gjithmon me luft e fitojm lirin me sakrifica te lloj llojshme luftat si ne kosov ne lugin si dhe ne maqedoni ku ran shum deshmor u derdh gjak e gjak. Por LIRIN e fituar nuk dim ta ruajm. Ne KOSOV del Hashimi zbashku me nje grua vejushk si Edita tahiri dhe nenshkrruajn dokumente qe as vet nuk i kuptojn se qka jan ata dokumente kto vetem tradhtija i bon keta te dy jo qe e meritoj plumbin por keta duhet te varen ne mes prishtines ne sheshin NENE TEREZ per ti dhan mesim disave politikanve ne LUGIN dhe MAKEDONI ta shofin se si denohen tradhtart e kombit me besoni vllezer se kjo dit shum me nje te aferme dote vi.. ZOTI E BEKOFT LUGINEN ju pershendes..!
avatar
Realisti 21/02/2012 14:40:07
Kjo Qeveri me Hashim Thaçin në krye është e gatshme edhe emrin me ia ndërrue Kosovës: Sërbistan me e quajt, vetëm e vetëm të mbetet në pushtet.
avatar
vat 21/02/2012 13:46:08
bravo hashim apet u bone me baben bashk a
avatar
Dani 21/02/2012 12:44:28
ki far Hashimoviqi,mua pome duket se unis ne Rrugen e Tradhties,dhe ket rrug duhet sama par meja Nderpre...! Rroft Avni Rrustemi.
avatar
BUJKU 21/02/2012 22:12:30
TI LEJE AVNI RRUSTEMIN DIL VET EDHE DAN RRUSTEMI BITIS PUN SI TA MAJE ;HAHHAH
avatar
beni 21/02/2012 12:35:12
Luje mace kryet e bullit.
Total: 9 | Treguar: 1 - 9

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal