Nxënësit e shkollës së mesme teknike ndihmonë fëmijët me aftësi të kufizuara
Një akt humanitarë i të rinjve është realizuar edhe nga Parlamenti i nxënësve të shkollës së mesme Teknike ‘’Presheva ‘’ në Preshevë. Ata kanë ndarë disa mjete financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kryetarja e parlamentit Blerta Limani thotë se në këtë aksion kanë kontribuar nxënësit e shkollës së mesme teknike dhe mësimdhënësit. Edhe psikologja Arbenita Sulejmani i falënderuar nxënësit e kësaj shkolle për aksionin e sotëm. Nxënësit janë shoqëruar edhe nga drejtori Talat Arifi i cili e k përshëndetur aksionin e parlamentit të shkollës duke i motivuar edhe për aksione të tilla që vet ai do ti mbështesë edhe në të ardhmen. E kur bëhet fjalë për aksione të tilla të ndërmarrë nga nxënësit, sidomos ky akt që sot nxënësit e shkollës së mesme teknike kanë realizuar, dëshmon së të rinjtë tek ne me një vullnet të mirë mund të bëjnë shumë gjëra që janë për çdo lëvdatë. Thjeshtë çdo nxënës një ditë mund të mos vizitojë kafeterit dhe ato të holla ti ndajë për aksione të tilla humanitare ,që mund të kenë edhe efekt shumë pozitiv ,duke marrë parasysh edhe numrin e nxënësve që kanë shkollat tona.



Publikoni komentin tuaj