Babë e birë nga Tetova kapen në Itali me 300 kg drogë
Babë e birë nga Tetova janë arrestuar dje në Bari, pasi që në kamionin e tyre u gjetën rreth 300 kilogram drogë marihuanë.
Ata u ndaluan pas informacioneve paraprake që Ministria e Brendshme e Maqedonisë i kishte dhënë Ministrisë së Brendshme italiane, bën të ditur INA. Sipas njoftimit të MPB-së, kamioni i tipit "Mercedes" me targa të Tetovës që drejtohej nga A.I (1954) nga Tetova u ndalua në portin e Barit. Kamioni sipas dokumentacionit transportonte ferronikël nga Maqedonia përmes Shqipërisë në Itali. Sipas burimeve policore, droga e llojit marihuanë ishte transportuar në një lokacion të Shqipërisë.
Menjëherë pas mbërritjes së kamionit në portin e Barit, policia italiane ka bërë kontrollin e detajuar duke gjetur drogën prej 227 pakove të fshehura në brendinë e rimorkios. Sipas vlerësimeve të para, vlera e marihuanës në narko-tregun evropian arrin në 900 mijë euro.



Publikoni komentin tuaj