Ndalohet kontrabanda me barëra në Stacionin hekurudhor të Preshevës
Drejtoria e doganave të Serbisë ka njoftur se në vendkalimin kufitar të Preshevës, gjatë kontrollimit të trenit të udhëtarëve në relacionin Shkup - Beograd, është parandaluar trafikimi i një sasie të madhe të barërave.
Në njoftim precizohet se doganierët në një hapsirë në një orman elektrik në vagonin e tretë kanë gjetur gjithsejt 10.900 kapsulla të ilaçit "Tramadol" me dozë 50 miligram.
"Tramadol" bën pjesë në grupin e analegjetikëve opionat që shërbejnë për zvoglimin e dhimbjeve të mesme deri tek ato të mëdha, pasi ndikojnë në sistemin nervor dhe bllokojnë dërgimin e impulseve për dhimbje nga periferia deri tek truri.
Këto barëra keqpërdoren për zëvendësim të drogës, pasi metaboliti i saj ka veti opiumi, mirëpo më të dobëta se sa morfiumi.



Publikoni komentin tuaj