Përmirësim i ujit të pijshëm në Preshevë nga ujësjellsi i Zhunicës
Pas një periudhe të gjatë me probleme të ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës ku furnizohet një pjesë e qytetit të Preshevës, dita e nesërme pritet të ketë furnizimi me ujë të pijshëm. Pasi që sot në orët e hershme të mëngjezit kanë filluar punimet për ndërrimin e pompës nga ekipi i punëtorëve të ujësjellësit në Ndërrmarrjen Publike Moravica në Preshevë. Reshat Selimi shef i ujësjellësit ka thënë për TVP se ndërrimi i pompës në ujësjellësin e Zhunicës bëhet për arsye të furnizimit më të mirë me ujë të pijshëm që furnizohet një pjesë e qytetit të Preshevës. Gjithashtu z.Selimi thotë se këtë objekt e rrethojnë kushte të vështira për punë andaj kërkojnë mbështetje financiare për objektin e ujësjellësit të Zhunicës. Pritet që nesër pjesa e qytetit e cila furnizohet nga ujësjellësi i Zhunicës të ketë furnizim me ujë të pijshëm.



Me heret: Der tash SHTYPJA me ka diktu mu kur mujtna me bo TUSH
Tash: Un boj tush kur tdu vet me u pastru.
Shpresoj me qene i veretet ky lajm e provojme kur te vi ne preshev mas njo 10 diteve.
Publikoni komentin tuaj