Fusnota e komplikuar
Lehtësuesit evropian në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper, mund t’i kenë shkuar ndërmend tingujt e muzikës kur ta ketë vendosur në qafë kravatën me një klarinetë. Por, delegacionet e të dy vendeve nuk kanë dhënë edhe shumë arsye për të festuar të mërkurën në Bruksel, kur zhvilluan raundin e parë të bisedimeve për këtë vit.
Në Bruksel janë shprehur optimistë se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë të pajtohen për përfaqësimin rajonal të Kosovës.
“Atmosfera ka qenë e mirë. Është arritur progres, por ende mbesin disa detaje për të cilat duhet të merremi vesh. Takimi do të vazhdojë të enjten në orën 9 e 45”, ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti për “Express”.
Sido që të jetë, në BE thonë se dakordimi i marrëveshjes eventuale nuk do të jetë i lehtë.
“Ne shpresojmë se do të ketë marrëveshje. Sido që të jetë, detajet dhe fusnotat mund të jenë më të ndërlikuara. Duhet të ketë marrëveshje për gjithçka”.
Sipas pamjeve që janë shfaqur në uebfaqen e Këshillit Evropian, palët kanë filluar takimin me disponim të mirë. Por kësaj here kanë ndërruar pozicionet në tryezën e negociatave.
“Sot i paskemi ndërruar anët”, ka thënë Stefanovic.
Minutat para fillimit të takimit, Zëvendëskryeministrja Tahiri i ka shfrytëzuar për t’ua uruar Vitin e Ri bashkëbiseduesve serbë.
Por, dy delegacionet kanë hyrë në mënyrë të ndryshme në ndërtesën e BE-së. Stefanovic ka folur për mediat, derisa delegacioni i Kosovës ka shfrytëzuar një derë alternative për t’iu shmangur atyre. /express/



.
I erdh radha prap shkive mi fut hund ne kosove, e me luajt me keta te pa aft... si macja me miun
se per tenen e ksaj nuk ju ka myt kerkushi as burri e as fmija
qata koj e ka dhon shum let e per vete ku do koft jeton si ne Kosov e ashtu edhe ^Serbi se vet asht per keta shum pak pun se u derdh shum gjak iI DESHMORVE. Ty zoti henez ka met vra se je ka i hup krejt Deshmort e Kosoves cuBACA ADEM SE KESOVEN TA HUPEN KREJT APET POT JET NEN SUNDIMIN E SHKIJEVE.
Nuk
Publikoni komentin tuaj