Thaçi: Jam takuar me Tadiqin
Edhe në Nju Jork jemi takuar. Jemi përshëndetur njerëzisht, unë kryeministër i Kosovës ai President i Serbisë.
Ai ka mbrojtur qëndrimin e tij unë timin" , ka thënë Thaçi, sipas të cilit ai do ti përgjigjet pyetjeve të vetëvendosjes edhe në Kuvend.
“Po jam takuar me Presidentin e serbisë (Borislav v.j.) Tadiq. Ato takime kanë ndodhur. Unë në delegacion kam qenë vetë i katërti . Të tjerë kanë qenë afër Tadiqit, por unë nuk i akuzoj”, ka pranuar për herë të parë takimet me Presidentin e serbisë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
“Takohemi vazhdimisht sepse ne marrim pjesë në shumë forume rajonale e botërore, ku janë prezente edhe delegacionet nga serbia. Në takimet e tilla janë prezent edhe përfaqësues të SHBA-ve , BE -së, e tjera. Jemi takuar me tadiqin në Vjenë, ku nikoqirët kanë organizuar një darkë të përbashkët.
Edhe në Greqi jemi takuar, ishin aty 20 presidentë e kryeministra europianë jemi takuar” ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se ” Edhe në Nju Jork jemi takuar. Jemi përshëndetur njerëzisht, unë kryeministër i Kosovës ai President i Serbisë. Ai ka mbrojtur qëndrimin e tij unë timin”
Sipas Kryeministrit të Kosovës ai fizikisht është takuar me Tadiqin edhe vjet në shtator në Nju Jork, por nuk është përshëndetur”.
Vendet ku janë parë janë edhe Sofja, Londra e në shumë konferenca ndërkombëtare.
“Të gjithat kanë qenë takime publike. Ne jemi takuar edhe me njerëz të Millosheviqit në Rambuje. Çdo herë angazhimin tim e kam shumë të hapur. Dhe ajo çka jam i bindur është se Kosova është ajo që ka fituar nga konferencat ndërkombëtare” , ka thënë Thaçi.



Jeni shum gabim o shoke se e kemi fatin qe kemi nje njeri si Thaci qe do ta qoj kosoven nga Europa.
ky ashte nje legjend e gjall we kombit shqiptar
Nuk o THAQI po THA
Kan shku mbi 12 nga lufta dhe dikush si ti ende mendon se Kosova e ka rrugen hapur drejt perendimit vec pse e ka ne krye njerin nga udheheqesit e ish UCK-se.
BE-ja lyp tru edhe pune, nuk ta lyp listen e njerzve qe kan qene pjese e UCK-se.
Ne qofte se Thaci paska luftu, ndertoja nje kasolle prej druri qe i ngjason kolibes se qenve, jepja nje penzi 38 euro, edhe heke qafes, se ne fakt po te njejten menyre sot Thaci i ? nderon ? ish bashkluftetaret e tij.
me fusnot
Publikoni komentin tuaj