Ballina | Lajme | Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?

Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Sa shqiptarë jetojnë nëpër botë?

Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë. Nëse do t’u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike, na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shifër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.

 

Shqiptarët

Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, rezultojnë 3 milionë 600 mije 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë. Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t’u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë.

Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës.

 

Emigrantët

Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje “të rregullt” të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla. Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër. Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.Përse në Turqi pesë milionë?Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

 

SIPAS NJË SHKRIMI TË BOTUAR NË FACEBOOK:

3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri

2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë

5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi

1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni

1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi

300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali

200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi

300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë

70 mijë shqiptarë në Luginën e Preshevës

50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë

200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada

100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi

100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë

300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujve

Janë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi.

 

Eksodet e mëdha nga trojet shqiptare

Në historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk. Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë. Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve. Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën. Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë.

Largimi i shqiptarëve.Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992. Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë. Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje.

Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data. Prej 17 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet. Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi.

 

Emigrimet e para

Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë. /publialb/

 

SIPAS WIKIPEDIAS NË ANGLISHT SHQIPTARËT JANË AFËR 13 MILIONË NË GJITHË BOTËN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NË KËTË FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARËT JANË MË TË SHUMTË NË NUMËR. FLASIM PËR NJERËZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.

 

Albania 3,500,000

Serbia 2,000,000

Turkey 5,000,000

Macedonia 509,083

Greece 500,036

United States 300,000

Italy 238,000

United Kingdom 200,000

Netherlands 105,706

Germany 100,000

Switzerland 40,000

Sweden 35,000

Montenegro 31,163

Australia 20,000

Austria 20,000

France 20,000

Canada 16,135

Croatia 15,082

Bosnia/Herzegovina 15,000

Romania 10,000

Denmark 8,000

Norway 7,000

Slovenia 6,200

Finland 5,000

Belgium 5,000

Egypt 5,000

Luxembourg 4,802

Ukraine 3,300

South Africa 2,000

Russia 1,200 

 



 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (38 Publikuar)

avatar
nora 03/06/2014 01:01:38
Pershendes shqipetaret qe ejetojn ketu ne franc
avatar
26/07/2014 00:48:48
Pershendetje nora
avatar
errnesa2011@hotmail.com 31/07/2012 11:46:23
un kam deshir mu lidh me ni perkthys qe jeton ne norwegji sa mkujtohet qe emrin eka pas avdullah ka jetuar ne risor kisha pas deshir mu lidh me ta me bisedu shum merendesi per ni pashaport norwegjese
avatar
vllazen e motra shqiptar tash ne vitin 2012 ne turki jan 13.000.000 ngreqi jan 1.000.000 nmaqedon jan 1.000.000 nmal tzi nuk ka shum 200.000 nrusi qe ska shanca diksuh thot shqitpar atje me pas amo ne rusi jan 40.000 shqiptar e leje mo neper vende tjera tbotes paramenojeni sa duhet me pas..... ne amerik edi qe nuk besoni kurr kur kurr amoo un kom drejt me ju tregu se shifra e parapane per shqiptart ne Amerik osht 15.000.000 e di qe nuk e besoni ket shifer sigurt edi qe nuk e besoni amo osht e parapane kjo shifer por dmth qe para qindra vjetve para 100 vjetve u kan mdoket turkia a sdi cili ven qe i ka pas 60.000.000 banor tana u ardh populli shqiptar i dyti nballkan me ma shum banor nballkan ....kshtuh qe mi mledh krejt neper bot ka mundsi me dal permi 40.000.000 shqiptar gjithsejt .. nese jeni teinteresuar hulumtoni kontaktoni me nga 1 person neper bot edhe bone tmundshme qe ti regjistrojn shqiptart neper vendet etyre ku jetojn neper bot edhe e shihni se qfar shifre do te del ju pershendes betim bytyqi prej krahines Dardane
avatar
betim bytyqi 02/03/2012 02:02:34
oo vllazen e motra po pse po lodhi kot. me kto sene .. qka po ja futni kot 5 milion ne turki kurse ne turki sot ne vitin 2012 jan ma shum se 10milion po mos ja futni kot.. populli Shqiptar osht populli ma i lasht nballkan por lufta e vuajtja skamja na ka nda n'Kosov jan 2milion n.shqipni jan 4 milion ne turki jan ma shum se 10 milion..... ne maqedoni jan 1milion ne mal tzi jan 100.000 n itali jan 600.000 ne amerik e di qe nuk besoni por hulumtoni edhe e gjani qe osht e veertet qe ne amerik jan njejt sikur ne turki hiq mos ta qojm ma larg ne Kine jan 12.000 vllazen e motra Shqiptar pytni met vjetrit qe din prer kto sene edhe ju thojn qe para shum shum qindra vjetve 1 vend nuk e di cili vend i ka pas 60.000.000 banor kurse na jemi kan te dytit pas ketij vendi ... e vertet osht pytni vjetrit qe mirren me histori ju pershendes me zemer Betim Bytyqi nga Shqiperia Veriore (Dardania) ''Kosova''
avatar
canoni 26/02/2012 13:24:58
ne PRESHEV BUJANOC MEDVEGJ jetojn mbi 120 mi Shqiptar . Kurse kan jetuar par 40 viteve mbi 250 mi shqiptar
avatar
canoni 26/02/2012 13:23:53
PO ky spaska Lidhje me krye bre veq ja paska Fut Kot - Veq nji Rast po e mar . Ne Turqi jetojn rreth 1.5 miljon shqiptar . e jo % . ne Zvicerr jetojn rrreth 250 mi shqiptar e jo 40 mi , Po ky paska rae ne gjum
avatar
Bardhyli from U.S.A 25/02/2012 23:58:19
Sipas juve, ne si KINEZ. Shko e meso matematike.
(3.600 milione d.m.th. 3 miliarde ,e 600 milione)
3.6 milione ndoshta i ka Shqipria.
Dhe Facebook eshte social page ,njerzit mundet te shkruaj cka deshirojne.
Ju lutem shkruani gjera konfirmuara.
avatar
mbesa 25/02/2012 23:23:54
a a a. mir eki po paska harru met vertet mej numrun naper burgje kajan po edhe sa jan te humbur
avatar
butrinti nga gjermania 25/02/2012 17:58:09
20 - 30 mij
avatar
ALBANIA 25/02/2012 10:32:40
NE JEMI AUTOKTON SERBET MAQEDONET JAN ARDHACAK NGA RUSSIA
avatar
25/02/2012 02:02:46
te nderuare zotrinje shpresojm ta keni gabim e same shpejte te permirsoni gabimin tuaj ose demantoni veteveten s i perket maqedonasve si popull vendas e shqiptaret ardhacak mos ja futni kote ....po as shifra 300.000shqiptare nuk qendron sepse nga ish jugosllavia ne pergjithsi nr i emigranteve te rregullt 140.000dmth prej te gjitha republikave.ndersa nr i shqiptarve me refugjatet i veteve 90ta eshte perafersishte 80.000-90.000shqiptare mos manipuloni...!
avatar
preshevari 24/02/2012 23:32:35
Asnje popull nuk e ka nje histori te tille!!! Ne keshmi me maxhupt, veq nuk ja lishojm udhen "HIQ" .
Arsyeja kryesore qe gjindemi ne kater anet e botes eshte se shqipetaret nuk kane dasht me luftu e me mbrojte pragun e vet por veq kane "IK" . Kane bo shpiunazh, kur ka fitu opozit prap "IK", shume kane ik se ka pas shume shpiuna. Ne krenohemi me kenga, kemi luftu me kenga. Sigurisht qe ka pas edhe luftetar te vertet, por as 20% E merite e atyre sot jetojm te lire edhe ne. Por ka pas aq shume qe skan dasht me luftu edhe krejt kane ik .
avatar
M U S L I M A H 24/02/2012 22:41:54
po ju citoj: juve presheva.com 'N
avatar
Bashkimi 24/02/2012 21:38:03
Ne Austri 300.000 Shqipetar?,mos shkruni pa lidhje , deri ne 30.000 duhet me qen.
Ne Kosove 2.400.000 Shqipetar?,sipas regjistrimit te popullsis kosova ka rreth 1.800.000 banor.
Se kuptoj pse mundohen me rrit numrin,a kem 7 milion a 17 milion shqipeter ne bot ska rendesi.
Edhe Jud(Jahudi) ska shum po pe dridhin boten.
avatar
Katundari 24/02/2012 20:36:40
asht mir bre ti me iniciale ( n.s.) me marr shkopin e me dal me i njeh sa jan se koke i pa bes
avatar
24/02/2012 22:06:01
koka mir ti o katundar me i njeh me shkop shiptart e mos pi cet njo 50 milion se po i besojke vetes shum mashallah.
avatar
bobi-b 24/02/2012 19:44:19
105.000 holland e 5000 belgjik e pamundshme.vetum namur jetojn afer 2000.po get shifra del e vogel sebeb nenshjtsin belge.qy e posedojm shumica.ashtu edhe zvicer edhe gjermani shum pak po tregon kjo statistik
avatar
realisti 24/02/2012 19:29:11
ka hala shum cka nuk i kan shenu, ka shqiptar ne libi-arvanit qe i kan perzen nga greqia,ne egjypt ka shqiptar,ne ameriken latine ka shqiptar...abe shkurt e shqip na jemi ne 4 anet e botes...edhe ne Arktik me shku garant e xhen duni shqipe
avatar
Armend 24/02/2012 18:41:56
SHqiptar qi jeni tu kshrujt ne qet faqe ka plot serb qi din shqip edhe shkrujt qi ka shqiptar pak ne bot qi po japin qisi shifra palidhje siq e pash ma heret tu i lexu... mos hyni ne mend me ta kopila se ata kan qef qeshtu po Kosova u bo e pavarur edhe nanat shqiptare jon tu lind plot e plot nipa shqiptar!! Rroft KOSOVA E SHQIPRIA e tan SHQIPTARIA
avatar
gg 24/02/2012 17:25:18
mergimtari, ne zvicer jetojne 490 mije shqiptare nga mbare trevat shqiptare ejo 250 mije, sic pandehet ju i nderuar, po nejse shnosh fundi fundit kto jane vetme statistika....
avatar
eksi 24/02/2012 17:18:51
3 miljon shqipri 1.5 kosov, edhe 0.5 miljon maqedoni preshev edhe ne diaspor 1 miljon mlidhni keto shifra dhe do ju dal sa jemi shqiptar qe flasim shqip d.m.th jemi 6 MILION shqiptar ndersa ato 5 miljon qe thoni ju ne turqi ata as emrat e mbierat nuk i kan shqip dhe as nuk din te flasin shqip
avatar
24/02/2012 19:57:47
ka then qe jan me prejardhje ga Shqiperia , lexoje kejt tekstin e jo veq numrat ... mos i kshyr.
avatar
24/02/2012 16:27:40
e pasni harru zvicrren, sa shqiptar jetojn ne zvicerr
avatar
24/02/2012 19:46:46
inklusive atyne qe kan passaporta zvicrrane jan dikund 400000- 500000 nga gjith trevat....
avatar
Mergimtari 24/02/2012 16:14:49
Ka shum me shum se kto shifra.P.sh ne Zvicerr konsiderohet se jetojn 250 mij shqipetar,por me mijra tjere qe jane shqiptar me pasaporta te zvicrres ata nuk futen ne liste si shqipetar po si zvicerran,e gjithashtu edhe ne gjermani e neper vende tjera te botes,e SHBA ku mundet nje i huaj pas 5 viteve me marr nenshtesi te SHBA.Kjo nenkuptohet se kta sjan fut ne list e qe jan shum me shum ne numer.
RESPEKT PER SHQIPETARET QE EDHE PSE JETOJN OSE KAN LINDUR NE MERGIM NDIHEN KRENAR QE JAN SHQIPTAR.
avatar
Ferdane Alidemi Bajrami 24/02/2012 15:29:39
http://www.youtube.com/watch?v=EH-zRHZS1-w&feature=share

Faleminder nga ZOTI kem sa kem JEMI sa JEMI,kemi qen dhe dot jemi DEM BABA DEM ne VOTRAT TONA,...nuk ka rendesi numri sa jemi se ZOTI kur ka dit nga nje djal me nje sy me ber prap nje katund,mundet prap ne numrin e SHQIPTARVE me shendrru mbrenda NAND muajve cilen shifer tna doje ZEMRA ME E RRIT sepse i kemi "LAVATRIQET SHUM TE MIRA DHE TE FORTA MUNDEN NGA 5,6,7,..,...FEMIJ PER NJE HER MI LIND"(sipas shkive qe kan than:se grat Shqiptare jan si lavatriqe),PO KAN HARRU SE LAVATRIQET PA PASUR RRYM NUK LAJN , e na SHQIPTART i kemi MOSHEN MA TE RE NE BOT,...Faleminder o ZOT per te mirat e TUA,...e kam edhe nje porosi per Vllezerit dhe Motrat e mija mos te lejojm qe armiku te na ndaj dhe coptoj ne mes veti,sepse kjo me mundon shum dhe me len pa gjum,...sepse nuk kan thon kot se :"Bashkimi ben fuqin",...
avatar
Ferdane Alidemi Bajrami 24/02/2012 15:23:51
Faleminder nga ZOTI kem sa kem JEMI sa JEMI,kemi qen dhe dot jemi DEM BABA DEM ne VOTRAT TONA,...nuk ka rendesi numri sa jemi se ZOTI kur ka dit nga nje djal me nje sy me ber prap nje katund,mundet prap ne numrin e SHQIPTARVE me shendrru mbrenda NAND muajve cilen shifer tna doje ZEMRA ME E RRIT sepse i kemi "LAVATRIQET SHUM TE MIRA DHE TE FORTA MUNDEN NGA 5,6,7,..,...FEMIJ PER NJE HER MI LIND"(sipas shkive qe kan than:se grat Shqiptare jan si lavatriqe),PO KAN HARRU SE LAVATRIQET PA PASUR RRYM NUK LAJN , e na SHQIPTART i kemi MOSHEN MA TE RE NE BOT,...Faleminder o ZOT per te mirat e TUA,...e kam edhe nje porosi per Vllezerit dhe Motrat e mija mos te lejojm qe armiku te na ndaj dhe coptoj ne mes veti,sepse kjo me mundon shum dhe me len pa gjum,...sepse nuk kan thon kot se :"Bashkimi ben fuqin",...
avatar
bojleri 24/02/2012 14:27:38
+ - 12.717.714 shum kokshem me shifer por gabim jan.shqiptart e turqis-grek-kroat-bosnie-rumani-egypt-amerik-kanada-australi-rusi nuk ikisha nje hiq.ata nuk jan shqiptar .kan prejardhej shqiptar te rijnt asnjo nuk din shqip vetum pleqt.domethon shifra e vertet esht dikun +-6.000.000..tash mos ja nisni mi llogarit sa ka myt hitleri bugari dhe serbi se dalin 20.miljon
avatar
miratoca 24/02/2012 14:20:16
tung ju pershendes por kishin harru me cek se edhe ne Ukrain, Rusi dhe Rumani ka shqiptar...
avatar
HEHE 24/02/2012 14:19:05
KUJT NUK I VJEN MI LLOGARIT TOTALIN BRE SE PASKAN HARRU ME QIT.
avatar
aaa 24/02/2012 13:44:58
paskan harru se edhe 1 milion jane ne burgje neper bote
avatar
re 24/02/2012 16:59:49
bravo bile mos dalin ma shum
avatar
M.D. 24/02/2012 13:24:40
Nga vet
avatar
n.s. 24/02/2012 13:06:57
Une mendoj se me shume se 6 milion shqiptare ne tere boten nuk jane, keto shifra qe jane paraqitur ne shkrimin e larteshenura ose nuk jane mire te studjuara ose jane paushalle.
avatar
24/02/2012 14:20:13
ty shoqi a nuk po t konvenon po ki qef mu kan ma pak a po
avatar
24/02/2012 20:20:40
As nuk po me konvenon e as nuk po kam qef po jane aq, po jane edhe shume me pak bile, se 250 mije shqiptare ne Zvicer qe jane, 350 mije ne Gjermani e Angli etj. i hjek nga nr i pergjithshem i banorve shqiptare nga Kosova prej 1 milion e 800 mijeve sa te jesin? Shqiptaret neper bote nuk llogariten nga dy apo tri here. Shqiptaret ne Luginen e Presheves llogariten 70,000 banore, por aktualisht ne Lugine nuk jane me shume se 35,000 banore, gjysmen tj. e ke ne boten e jashtme, po ashtu eshte edhe me trojet tjera
avatar
24/02/2012 18:55:26
sa ma pak ma mir se sit bohen tre shiptar veq kshirin secili me ja bo zi ema zi vllaut e mos te flasim per tjetrin me keq ardhje i shkruj kto fjal po realiteti po tregon pershendetje gjithve.
Total: 30 | Treguar: 1 - 30

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal