Ballina | Lajme | Programi i nxitjes së zhvillimit dhe përparimit të Bujqësisë në territorin e Komunës së Bujanocit

Programi i nxitjes së zhvillimit dhe përparimit të Bujqësisë në territorin e Komunës së Bujanocit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Programi i nxitjes së zhvillimit dhe përparimit të Bujqësisë në territorin e Komunës së Bujanocit

Programi i nxitjes së zhvillimit dhe përparimit të Bujqësisë në territorin e Komunës së Bujanocit ishte pika me e rëndësishme e seancës së katër të këshillit komunal të Bujanocit për këtë vit.

Gjithashtu në këtë seancë u shqyrtuan edhe raportet vjetore të sektorëve të ndryshëm që funksionojnë në kuadër të komunës, komisioni për ndarjen e bursave studentore si dhe kërkesat emergjente financiare për qytetarët e komunës së Bujanoci.

Nën kryesimin e prefektit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi në zyrën e emergjencës për shkake se në sallën e kuvendit ishte paraparë një tjetër prezantim, në prani të anëtarëve të këshillit u zhvillua seanca e katër e këshillit komunal të Bujanocit.

Programi i nxitjes së zhvillimit dhe përparimit të Bujqësisë në territorin e Komunës së Bujanocit ishte pika me e rëndësishme e kësaj seance e cila ka për qëllim në stimulimin e atyre qytetarëve të cilët merren me bujqësi si në sferën e atyre që prodhojnë duhan, ata që ruajnë kafshë e tjerë dhe siç deklaron kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, për këtë program janë ndarë 10 milion dinarë

Gjithashtu në këtë seancë u shqyrtuan edhe raportet vjetore të sektorëve të ndryshëm që funksionojnë në kuadër të komunës, propozim aktvendimi mbi emërimin komisionit për ndarjen e bursave studentore në komunën e Bujanocit në të cilën janë ndarë 7 milion dinarë, gjithashtu u shqyrtuan dhe miratuan edhe raporti i punës së administratës së përgjithshme për vitin 2011, ai i raportit për financa dhe raporti i realizimit të buxhetit të komunës së Bujanocit si dhe kërkesat emergjente financiare për qytetarët e komunës së Bujanoci.

Gjithashtu u diskutua dhe aprovua edhe puna e avokaturës publike komunale për vitin 2011raporti i departamentit për urbanizëm çështje pronësore juridike banesore e komunale.

Ndërsa pika e gjashtë që kishte të bënte me shqyrtimin e raportit të punës në departamentin e shërbimeve publike dhe veprimtari shoqërore u anula për në seancën e ardhshme si pasoj e mos prezencës së krye shefit të këtij departamenti i cili ishte në një udhëtim zyrtar gjithashtu u analua edhe  raporti i drejtor atit për inspeksion me të njëjtën arsyetim.

Edhe kësaj radhe ne drejtim të këshillit komunal janë drejtuar edhe kërkesa të ndryshme nga qytetarët e komunës së Bujanocit të cilën kanë pasur disa fatkeqësi natyrore si dëmtim të një pjese të shtëpisë së Mirsad Rashitit nga fshati Lluçan të cilit iu janë ndarë 100 mijë dinarë, Qazim Selimit nga fshati Breznic të cilët iu është djegur shtëpia iu ndan 150 mijë dinarë, Kadrush Rufatit nga fshati Tërnoc 50 mijë dinarë dhe Gëzim Bajramit 50 mijë dinarë. /Valon Begzadi, presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
mahalla rekes 25/02/2012 17:11:07
pravo bijanoca veq te para suksese
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal