Ballina | Lajme | Në Gjilan arrestohen gjashtë policë të MPB të Serbisë

Në Gjilan arrestohen gjashtë policë të MPB të Serbisë

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Pjesëtarë të njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU, në Gjilan kanë arrestuar gjashtë policë të kësaj komune që punojnë në MPB të Serbisë.

Të arrestuarit kanë punuar në dhënien e pasaportave dhe të patentë shoferit në të ashtuquajturin drejtori të policisë së Gjilanit e cila nga viti 1999 është transferuar në Vranjë, raporton “Beta”.

Të arrestuarit thuhet se u kanë kryer shërbime edhe shqiptarëve.

Në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, e asistuar nga njësitet speciale të PK-së, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qëllim të sigurimit të provave materiale, me ç’rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash ka kryer veprat penale: “Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë: Z. Denic, M. Dimitrijevic, T. Denic, N. Trajkovic, D. Stojkovic dhe G. Matrapazovic.

Gjithashtu, gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar në cilësi të provave materiale armë të llojeve të ndryshme, telefona, kompjuterë, uniforma të policisë serbe dhe kartela identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (11 Publikuar)

avatar
Gazi-Be-Fbksh 06/03/2012 05:28:46
Tash tadi
avatar
buli 26/02/2012 08:49:20
kta duhet me i denu me akuza perzierje ne pun te mbrenshme te kosoves
avatar
rahovica 26/02/2012 03:31:30
hajt se lirohen kta edhe me kto vepra tronda, se kosoven e mashtrojn tash negociatat, a me kan me u zon shiptar ketu ne lugin me ksi rastwe kurr si lishojn, a mane nmend qa po ju them se kta ma shum se 48 or nuk rrin nburg se kryetart e komunave shkit i kan qe sflejn , a per ragmi mustafen edhe qent na hajn neve
avatar
realiteti 26/02/2012 03:09:54
Hahaha...matrapazoviq...aaah rosu e hallall se krejt keta matrapaz-oviqa duhet ne biruc me i shti bashk me matrapaset e ton
avatar
26/02/2012 00:23:29
ma shpeshe ksi aksjone veq mi tranu shkit dhe me jav kthy veprav e tyre ne ta din shka koka
avatar
25/02/2012 22:09:20
HALA KA SHUM SHPIUNA NE KOSOV DERI SA TA KSHYRIN INTERESIN E VET PERSONAL E JO SHTETIN VEQ TREGTI BOJN ME SHKIJET PER NI INTERES PE SHESIN SHTETIN
avatar
25/02/2012 18:09:43
sosht vertet o zotni se hashimin e ka zon gjumi moti serbuja po lun qysh po do vet me ndimen e evropes kosoves ju ka ngul mir bile ato
avatar
burimi 25/02/2012 17:52:57
Pershendetje per keta shkije e di se sa dokumentet fallco per pare te majme i kan dhan po ku me dit me sa shqiptarin kan bashkpunu
avatar
ss-bw 25/02/2012 17:51:11
Me hjek
avatar
KLA Presheva 25/02/2012 17:00:20
Shum mir per Policin e kosoves ROSU.po qeso far Dimiqash ka shum neper Kosove nuk dij kur do i vjen fundi qe te kryhen me keto para;e;cash. ku ti nxini mashonju fshis per ne Rusi.
avatar
mustafa 25/02/2012 16:27:10
Uji flen hasmi nuk flen!
Total: 11 | Treguar: 1 - 11

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal