Kushti i BE së për Serbinë - pezullimi i disa institucioneve në Kosovë
Nuk ekzistojnë ultimatume të cilat Serbia duhet t'i përmbushë për të marrë datën e fillimit të negociatave për në BE, por mund të paraqiten pengesa të caktuara në kërkesën e disa vendeve që të zvogëlohet ndikimi i Serbisë në veri të Kosovës nëpërmjet pezullimit të disa nga institucionet që i financon ajo. Kështu ka thënë për gazetën "Danas", Bozhidar Gjeliq, anëtar i Kryesisë së PD të Boris Tadiqit dhe ish-zëvendëskryeministër i Serbisë.
Sa u përket strukturave paralele serbe në Kosovë, Gjeliq thotë se për Serbinë "ato nuk janë institucione paralele, por të vetmet kushtetuese në veri të Kosovës", dhe se me pezullimin e tyre mund të ndodhë eksodusi.
Sipas Gjeliqit, pritet që Gjermania si dhe disa vende të tjera, të kërkojnë përgjigje bashkë me Serbinë rreth kësaj çështjeje. "Duhet të sigurojmë që këto kushte eventuale sa më parë të shtrohen, e zeza në të bardhë. Nëse jo në samitin e qershorit të BE-së, atëherë në atë të shtatorit", thotë Gjeliq, i cili beson se kjo pengesë nuk do të jetë e pakapërcyeshme, por Beogradi duhet të dialogojë dhe të gjejë kompromis me komunitetin ndërkombëtar.



Politike ma te drejte tash per tashi ka levizja "VENDVEDOSJA" por veprimet dhe akcionet i ka shum te gabueshme. Kurse per Institucionet e Republikes se Kosoves prova me e mire dhe kusht per te zgjidhe Veriun e Kosoves, asht qartesia e Lugines se Presheves, dhe BE dhe udheheqesit e Qeverise se Serbise, duhet ta zgjedhin njenen. Vetem se Lugina shkon me Lumin P
Publikoni komentin tuaj