Për tre javë hera e pestë që shtrenjtohet benzina
13/03/2012 13:58:00
Dy tri javët e fundit, benzina në Serbi është shtrenjtuar 5 herë për rreth 10 dinarë për litër.
Sot në mëngjes derivatet e naftës janë shtrenjtuar në pompat e benzinës dhe cmimi i eurodizel dhe europremium tani kushton 149 dinarë.
Dizel D2 kushton 141 dinarë, ndërsa premium BMB95 kushton 144 dinarë.
Që nga fillimi i vitit, benzina është shtrenjtuar për më shumë se 13 dinarë për një litër.



Publikoni komentin tuaj