Ballina | Lajme | Në fshatin Muhoc fillon asfaltimi i rrugës me gjatësi 1.5 kilometra

Në fshatin Muhoc fillon asfaltimi i rrugës me gjatësi 1.5 kilometra

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Projekti kushton 15 milion dinarë dhe do të financohet nga buxheti komunal, ndërsa përveç rrugës do të ndërtohet edhe muri rrethues i oborrit të shkollës dhe do të asfaltohet terreni sportiv i shkollës

Në fshatin Muhoc të hënën ka filluar asfaltimi i rrugës së fshatit me gjatësi 1.5 kilometra, e cila do të kushtojë 15 milionë dinarë, mjete të ndara nga buxheti i komunës së Bujanocit.

Paralelisht me asfaltimin e rrugës do të ndërtohet edhe muri rrethues i oborrit të shkollës fillore në këtë fshat, si dhe do të asfaltohet terreni sportiv i shkollës.

Drejtori i Drejotratit për Ndërtim pranë komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi thotë se “rruga do të asfaltohet prej fillimit të fshatit deri tek xhamia dhe në kuadër të dinamikës së punës është paraparë që ky projekt të përfundojë brenda 30 ditëve”.

Punëkryerës në këtë projekt është kompania “Saba Bellça” nga Presheva, nndrësa kontrata për realizimin e projektit është nënshkruar javën e kaluar në Drejtoratin për Ndërtim të komunës së Bujanocit.

Në emër të banorëve, kryetari i bashkësisë Lokale të Muhocit, Ramiz Rashiti i cili falënderoi pushtetin lokal në krye me Shaip Kamberin, për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për këtë fshat. 

Në bisedë më drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim disa prej banorëve u pajtuan që të rrënojnë muret ekzistues që rruga të asfaltohet sipas gjerësisë së paraparë me projekt. Njëri prej banorëve të Muhocit që ka pranuar të rrënojë shtëpinë e vjetër për të zgjeruar rrugën është Mefail Sahiti. 

Një numër i madh i fshatarëve të Muhocit ishin mbledhur në fillimin e asfaltimit dhe të gjithë e mirëpritën këtë projekt. Vesel Sabedini, mësues nga Muhocit u shpreh se “asfaltimi i kësaj rruge do të kthejë shpresat e banorëve të këtushëm për të qëndruar në trojet e tyre”. /presheva.com/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (8 Publikuar)

avatar
vesel 14/03/2012 08:31:30
Falenderojm z.Shaip Kamberin,Jonuz Musliun,Mejdi Zeqirin,Adem Hasanin p
avatar
Ramiz Rashiti 14/03/2012 08:21:59
Ju uroj k
avatar
llucani 14/03/2012 01:35:44
diqka era fushat po vjen me heret skan punu as nje 1 mm tash po punojn keshe ska sen pi ktyn kryetari rroft pd magjister NAGIP ARIFI aj ka punuar dhe do te punojn haha
avatar
14/03/2012 01:23:50
perhajr ju koft asfallti i ri paska me ju shku njo 2 a 3 vjet se ma shum nu cindron
avatar
toni 13/03/2012 23:24:42
po po kan ardh zgjedhjet shti po shtrojn ulle po kujtojn se mileti spi din punt ka met puna mu mar vetem me Ragmijen edhe Rizen a spe din se preseva sit shkoje kshtu te para per 10 vite as ni banor ska mi met marre duhet me ju ardhe po dini me ble banesa ka mos PISA INTERESXHI GJAKPIRST E LUGINES tokes tone te shtrejt te stergjyshve tane qe jan fliju per ket dhe.
avatar
bakija 13/03/2012 22:22:39
shum mir koka boe per fshatin muhovc ishalla sa ma shpejt ja breznic terrnoc se na duhet kjo rrug veq te para sukse
avatar
analisti 13/03/2012 17:14:05
ok shum mire,shpresoj se punet do te shkojne mbare.Kisha pas nje kritike ndaj drejtorit te direkcionit qe mundsisht te kryhen punet mire dhe me kualitet te cilsis se duhur ,e jo vetem te ndaje buxhet per infrastrukture,e kualitit nen zero,
P.s edhe nese mbetet nje sasi e lendes shfrytzuese (asfaltit ) te menaxhoj per mbulimin e gropave goditse te cilat jane shfaqur gjat sezonit te dimrit ne mbare rruget e komunes se Bujanocit.ose te inspektoj rruget dhe te dal me nje matrejal egzistues.se keshtu nuk shkohet per ne BE.
avatar
Gazetari 13/03/2012 16:37:54
Mir shum qe po mendohet per keta banore po do te kishte qene e udhes qe ky pushtet lokal te mendonte edhe para zgjedhjeve, jo vetem kur i duhen votat. Me keqardhje po ju them se tash eshte shum vone per Kamberin qe te merr kesi iniciativa. Edhe nje sqarim per opinionin, ky pushtet lokal nuk e ka vetem Kamberin ne krye, duke e ditur se Jonuz Musliu eshte ne funksionin edhe me te madhe. Andaj mos luani me parat e taksapaguesve se nje dit do te ipni llogari.
Total: 8 | Treguar: 1 - 8

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal