Diplomat e UP-së u përshtaten kërkesave për punë dhe studime në Serbi
Marrëveshja e arritur për njohjen e diplomave në raundin e shtatë të bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar, e obligon Universitetin e Prishtinës (UP) ta përshpejtojë procesin e lëshimit të shtojcave të diplomave dhe transkriptimit të notave. Studentët e UP-së, të cilët dëshirojnë të punojnë apo t’i vazhdojnë studimet në Serbi, janë të obliguar që t’i bashkëngjisin këto dy dokumente shtesë diplomës së tyre.
Ka më shumë se dy javë që UP-ja është duke u marrë me përgatitjen e këtyre pjesëve përcjellëse të diplomave e që, sipas prorektorit për mësim të UP-së, Bajram Berisha, ky proces është përshpejtuar për hir të studentëve nga Lugina e Preshevës, të cilëve u duhen diplomat për përdorim në shtetin serb, dhe pritet që të shpërndahen për të interesuarit nga 20 marsi.



Une po mendoj se shumica pe ngatrrojn fjalen "fakultet",nuk eshte e vertet se nje person qe i ka kry 4 vite studime ka kry "fakultet" e aj qe i ka kry 3 vite studime ska kry "fakultet".Me rendsi eshte thirrja qka mirret pas perfundimit te studimeve.
Me reformat e bolonjes eshte ndryshuar edhe sistemi i studimeve e kjo eshte duke ndodh edhe ne Serbi por eshte duke shkuar shume ngadal,une jam i sigurt se tash me marrjen e kandidatures si shtet kandidat per EU Serbia eshte e detyruar qe ta zbatoj ne perpikeri edhe dekleraten e bolonjes per sistemin e lart.
Me hyrjen ne fuqi te sistemit te bolonjes termet "fakultet" edhe "magjister" nuk EGZISTOJN kjo duhet te sqarohet njeher e pergjithmon.Mirpo kjo nuk eshte ne kompetenc te politikes lokale kjo duhet te rregullohet me ligj mbi arsimin e lart.
Keshtu qe nuk ka ne voj mi nencmu ata qe e kan kry Bachelorin, po duhet me kritiku nivelin e arsimit ne pergjithesi. Pra, vet arsimi ne Kosov duhet te ket kritera ma te fort + me ma shum praktike, e jo me teori!!!!
Ju pershendes
Qellimi i kesaj eshte qe keto njerz te mbesin ne ato vende te punes deri sa te vdesin duke e nenvlersuar kuadrin e ri.
Kjo ne boten perendimor nuk ndodhe! Cdo konkurs i ri per pune, nese kan kerku perpara fakultet (4 vjet) tash kerkojn bachelor (3 vjet).
Dallimi i bachelor 3 dhe 4 eshte shume i vogel
Bachelor 3 aftesohet per nje lemi te caktuar kurse bachelor 4 pe nje vend pune te caktuar me nivele jo te larta si shkollat fillore cikli i ulte, administratat publike, etj, kurse ai bachelor 3 cikli i larte i mesimit fillor por edhe te mesem nga kjo rrjedhe se ky i fundit ka perparesine ne aspektin e aftesise profesionale
E drejta e krijimit te mardhenies ne pune ne kohe te pacaktueme me bachelor 3 (180) dhe 4 (210) eshte per shkollat fillore tetevjecare ne Serbi ose nente vjecare ne Kosove kurse masteri 1 ose 2 per shkollat e mesme Ne Serbi ose cikli i trete, pas klases se 9 ne Kosove etj.
Te drejten e pageses per punen qe kryen nje bachelor 3 eshte shkalla e VI e pageses ndersa bachelor 4 shkalla e VII e pageses poashtu dhe per master 1 kurse per master 2 shkalla e VII e pageses me nje shtese prej 4% te rroges.
Publikoni komentin tuaj