Hiqni tarifat se na izoluat!
Qytetarët e Luginës së Preshevës sot kanë protestuar në afërsi të kufirit të Kosovës, në Muçibabë të Preshevës.
“Zbatoni kushtetutën, ndihmoni Luginën”, “hiqni tarifat”, “na izoluat”, ishin disa prej kërkesave të protestuesve të Luginës të cilët rreth orës 14:00 protestuan para kufirit të Kosovës.
Përfaqësuesi i grupit të qytetarëve “ Lëvizja e re”, Enver Mehmeti theksoi se taksat e policës së sigurimit janë të papranueshme, por më shumë të papërballueshme.
“Kemi pritur që qeveria e Kosovës do ti heq këto tarifa se prej qeverisë së Serbisë nuk presim ta bëjë një gjë të tillë. Qeveria e dinë, por si duket nga komoditeti që jetojnë po harrojnë se shqiptarët e Luginës rrugëtuan bashkë për pavarësinë e Kosovës”, theksoi Memeti.
Ai po ashtu tha se shqiptarët e Luginë më se 100 vjet sakrifikuan, ndanë bukën e gojës me Kosovën, e ndanë tre përqindëshin, ndanë pagat e tyre, dhanë gjak, dhanë jetë, gjithçka për pavarësinë e Kosovës.
“Tash po na kthehet e mira nga taksa të çuditshme që kanë rënduar jetën e qytetarëve të Luginës, kanë kufizuar lëvizjen e lirë kanë shtrenjtuar jetën në Luginë, kanë kufizuar lidhjet farefisnore”, u shpreh përfaqësuesi i “Lëvizjes së re”.
Ai në fund të protestës kërkoi nga qeveria e Kosovës mos ta pres Serbin, mos ti prese bisedimet tjera, por të heqin njëanshëm tarifat e policave të sigurimit për automjete.
“Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë duhet ta ndihmojnë Luginën me investime e jo ta dënojnë me haraç”, tha Enver Mehmeti.
Protesta e organizuar nga “Lëvizja e re” u përkrah edhe nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut si dhe Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i zi” .
Kjo është protesta e parë e mbajtur në kundërshtim të policave të sigurimit. Vlen theksuar se edhe përfaqësuesit institucional të Luginës disa herë kanë përsëritur se një taksë e tillë prej 60 euro për dy javë, është e papërballueshme për qytetarët dhe getoizon banorët e këtushëm.



Nese thaqi e ka vene kete harac per serbet e Beogradit apo Leskovcit, atehere eshte mashtruar keq sepse edhe ashtu ata nuk vijne ne Kosovo pervec shqiptareve te lugines.
Prandaj z.Hashim Thaqi duhet perkujtuar se kur lugina ndante rrogat e veta me vellezerit kosovare, ishim shume te mireseardhur kurse sot paguajme harac e jo sigurimi.
Matematike e thjeshte: 12 muaj X 120 eur = 1440 eur per nji vit. A mund te quhet kjo sigurim z. Hashim Thaqi ?
Publikoni komentin tuaj