Policia serbe në Merdar, arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së
23/03/2012 17:03:00
Në pikën kufitare në Merdar, Policia e Serbisë e ka arrestuar kosovarin Burim Talaku, ish-pjesëtar i UÇK-së të cilin Beogradi e akuzon për "krime kundër civilëve serbë" në Prizren më 16 qershor 199.
‘Talaku akuzohet se ka hyrë në një shtëpi të serbëve me armë automatike dhe me thika, duke e abuzuar fizikisht familjen bashkë me disa persona të tjerë, duke i vjedhur ata dhe duke i larguar ata me forcë nga apartamenti i tyre në
Ortakoll të Prizrenit”, ka thënë zv/prokurori serb Bruno Vekaric, raporton indeksonline.
I dyshuari po mbahet në Pozharevc. Vekaric ka thënë se ai do të dërgohet në Beograd për gjykim, dhe se do të kontakohet familja "viktimë" për të dhënë dëshmitë.



osht ka ndodh me neve,e kjo qeveri e brisht
flen ende.
V vendoje for ever and ever.
Publikoni komentin tuaj