Lista e shteteve që do ta kenë të pamundur ta marrin azilin politik në Belgjikë
Qeveria e Belgjikës e ka aprovuar një listë të vendeve të sigurta. Vendimi është paraparë për të ndihmuar në procedimin më të shpejtë të kërkesave për azil në këtë vend.
Shumica e vendeve në listë ndodhen në Ballkan. Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Serbia të gjitha në pjesë e saj.
Ndodhja e tyre në këtë listë praktikisht nënkupton se shtetasit e këtyre vendeve do të kenë pothuajse të pamundur të sigurojnë azil politik në shtetin belg.
Maggie De Block, sekretare e Shtetit për Azil, ka thënë se lista duhet të ketë një efekt frenues, dhe duhet të çojë në një rënie të konsiderueshme të numrit të kërkesave për azil.
Në të ardhmen, kërkesat për azil në Belgjikë nga shtetasit e vendeve që ndodhen në këtë listë duhet të procedohen brenda 15 ditëve.
Një e pesta e të gjithë azilkërkuesve në këtë vend vitin e kaluar vinin nga shtetet e Gadishullit Ballkanik dhe nga India.



Publikoni komentin tuaj