Qeveria s'mund t'i ndalë ekstradimet
Serbia nuk e ka ndërmend të ndalojë hakmarrjen ndaj Kosovës dhe kosovarëve, duke përdorur çfarëdo forme të mundshme. Një prej këtyre formave është lëshimi i urdhërarresteve ndërkombëtare, kryesisht kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së, viktima të të cilave deri më tash kanë qenë edhe jo pak zyrtarë të lartë kosovarë.
Rasti i fundit është ai i Shemsi Nuhiut, i cili ndonëse i lindur në Preshevë, ai kishte vetëm nënshtetësi kosovare. Sidoqoftë, në bazë të kërkesës së bërë nga Serbia, shteti zviceran që është ndër të parët që ka krijuar marrëdhënie diplomatike me Kosovën, e dërgoi Nuhiun në Beograd.
Ai atje u prit në kuadër të një ceremonie të veçantë që më shumë i ngjante një shoë televiziv, në krye të të cilit ishte ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, që është edhe pasuesi i Slobodan Millosheviqit në krye të Partisë Socialiste serbe.
Avokati i Shemsi Nuhiut, Ludovik Tirelli, i ka thënë “Zërit” përmes telefonit se ka raste të caktuara kur një shtet sado ka marrëdhënie të mira me Kosovën, nuk mund të përgjigjet negativisht në kërkesat për ekstradim nga Serbia.



Publikoni komentin tuaj