Vulat RKS dhe Ministria e punëve të brendshme
Me 24 mars në një deklaratë për opinion publik Ministria e punëve të brendshme të Kosovës kishte njoftuar se qyetarët e Luginës së Preshevës nuk obligohen që të udhëtojnë në Kosovë me pasaportë, por vetëm me letërnjoftime.
Kjo ministri ka deklaruar se është duke u zbatuar marrëveshja për lirinë e lëvizjes "Kalimi me letërnjoftim", dhe nuk qëndron se qytetarët e Luginës duhet të kalojnë me pasaporta.
Redaksisë së presheva.com, në mail i kanë dërguar vizitorët tanë fotografi të pasaportës ku duket qartë vula e vendosur "Republika e Kosovës", vendkalimi Muqibabë.
Për këtë shqetësim të qytetarëve të Luginës së Preshevës, presheva.com ka shkruar menjëjerë pas ditës së hënë, 19 mars, ku me fillim nga ora 16 të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që kanë udhëtuar drejt Kosovës, është dashur që të posedojnë pasaportën.
Policia kufitare në Muçibabë edhe pse ka demantuar një lajm të tillë, ajo edhe më tej po kërkon pasaportat për hyrje.





e bash ju qe permendeni bukuen shum pak buk keni dhon.
Tung
po kur na mirshin ne kufirin e serbis ne subotic shkit nuk folshi po besa edhe per kafe ju ipshi pare
e tash pom tregoni fore ktu aiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii pak pun osht ajo
kush nuk don me pagujt ne kosov most shkoj ne kosov net rrin ne shtepin e vet
mos e bani histori tung
Publikoni komentin tuaj