Sot fillon regjistrimi i shkollarëve për klasën e parë
02/04/2012 03:12:00
Regjistrimi i nxënësve që do të vijojnë sivjet klasën e parë në shkollën fillore do të fillojë nga sot, me 2 prill dhe do të vazhdojë deri me 1 shtator.
Të gjithë ata fëmijë që janë të lindur nga 1 mars 2005 e deri me 1 mars 2006 do të vijojnë në klasën e parë për vitin shkollor 2012/2013.
Regjistrimi duhet të përfundojë deri në fund të muajit maj, mirëpo për prindërit të cilët nuk arrijnë në këtë afat kohor ta regjistrojnë fëmiun e tyre, iu është mundësuar që në afat deri me 1 shtator të përfundojnë regjistrimin.
Për regjistrim, sipas rregullores duhet të posedoni çertifikatën e lindjes, çertifikatën e mjekur për gjendjen shëndetsore të fëmiut si dhe vërtetimin për mbarimin e entit parashkollor.



Publikoni komentin tuaj