Ballina | Lajme | Në Miratoc i rrezikuar nga ndotja lumi Reka e Shullanit

Në Miratoc i rrezikuar nga ndotja lumi Reka e Shullanit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

 

Kjo prroskë shumë e bukur malore shtrihet në anën veriperëndimore te katundit Miratoc,në trevën e maleve të Karadakut.

Në aspektin morfologjik-lumor është degë formuese e lumit Reka e Thatë,bashkë me prroin e Kodrës së Zezë.Këto dy rrjedha ujore takohen në rrëzë të Kodrës se Zezë, në anën perëndimore të urës mbi lumin Reka e Thatë,në largësi prej 50 metrash.

Te kjo pikë formohet lumi Reka e Thatë,ku dikur punonte mulliri i Destanit të Eminit.Mulliri ishte aktiv vetëm ne perudhën kur kishte shira me bollëk.Në verë kur mulliri nuk punonte uji shfrytëzohej nga bujqit e Miratocit dhe Tërrnavës për ujitje.

Morfologjikisht Lugina e Rekës së Shullanit i takon tipit të luginave grykore.Ky tip i luginave ndërtohet në trevat,të cilat janë ndërtuara gjeologjikisht nga shkëmbijtë magmatik.

Këta janë shkëmbinj të fortë dhe rezistues.Mbi 90% të pellgut lumor të Rekës së Shullanit ka ndërtim gjeologjik nga shkëmbinjtë serpentinar,të cilët janë shkëmbinj me strukturë të copëzuar,dukuri e cila i bën më pak të rezistueshëm nga erozioni.

Në afërsi te Gurit të Hutit,në dy lokalitete përfaqësohen granitet,të cilat janë të shtrirë në pozitë të tërthortë të luginës lumore.Gjerësia e njërës parti të granitit është rreth 30 metra;mbi të cilën janë ndërtuar dy ujëvara dhe një lëvarë.Njëra ujëvarë është e lartë 5 metra dhe tjetra2,7 metra,kurse lëvarja ka gjatësi mbi 8 metra.

Pozita tjetër e granitit është me gjerësi rreth 15 metra,në të cilën është ndërtuar edhe ujëvara me lartësi mbi 5 metra.Këto ujëvara i ndërtoi erozioni vertikal lumor,i cili më shpejt i gëdhendi serpentinorët që nuk ishin kompakt.                                         

Ndërsa,mbi granitet,erozioni ishte shumë i ngadalshëm andaj u paraqitën këto prerje vertikale në shtrat të lumit.

Në rrëzë të këtyre prerjeve vertikale ku bie uji nga lart janë formuar thellimet(puset) me thellësi mbi 1 metër.

Për shkak të sipërfaqes shumë të vogël prej 10 metra katror nuk do ti quaj liqene.

Këto forma të relievit lumor janë dukuri të rralla në lumenjtë e trevës së Miratocit dhe më gjerë të komunës së Preshevës.Në kuptim fiziko-gjeografik,këto ujëvara,lëvarja dhe gropa të mbushura me ujë paraqesin një bukuri të rrallë natyrore.Këto ujëvara janë hapësira të mrekullueshme të ambientit natyror.Mendoj se ky lokalitet ka vlera të vecanta për zhvillimin e turizmit lokal e pse jo  edhe me karakter më të gjerë.

Këtë bukuri të rrallë natyrore kanë filluar në mënyrë te pamëshirshme ta shkatërrojnë disa banorë vendas,të cilët po i hedhin plehrat në shtratin e lumit,te lokaliteti i përroit të Kroit të Lajthisë,respektivisht në grykën e tij që derdhet në Rekën e Shullanit.

Propozoj që ky lokalitet në të ardhmen të emërtohet:"Ujëvarat e Hutit".

Qëllimi i këtij artikulli informues është që të senzibilizohet çdo strukturë e popullsisë së trevës sonë në mbrojtjen e vlerave të rëndësishme natyrore.Për mbrojtjen e midisit tonë jetësor le të shërbejë motoja:Për ajër,tokë,ujë dhe botë bimore e shtazore të pastër dhe të shëndetshme.

Brutaliteti i tejkalon të gjitha normat njerëzore kur i shohim se plehrat mbi puset e ujësjellësit të një numri të madh të familjeve te Miratocit,prej ku ata furnizohen me ujë të pijshëm.

Shkaku i cili më shtyri të përgatiti këtë artikull të shkurtër mbi morfologjinë,gjeologjinë,rëndesinë ekonomike dhe ekologjike të këtij lumi është mbrojtja e natyrës së tij nga individë të pandërgjegjshem.Sot pjestarët e brezit tonë janë ndotësit më të mëdhenj.

Nga të parët tanë trashëguam një ambient jetësor më të pastër se ky që kemi sot.Kemi obligim ndaj gjeneratave që do të vijnë pas nesh t'ua lëmë një midis jetësor,së paku në gjendjen që e trashëguam nga te  parët tanë.Por,kurrsesi jo në këtë gjendje,çfarë e kemi berë ne...

Ndryshe nuk bënë,sepse do ta vrasim ardhmerinë e pasardhësve tane.E ftoj tërë popullsinë e komunës së Preshevës,veçanarisht të rinjtë e të rejat,nxënësit e studentet dhe të tjerët,që t'a mbështesin këtë iniciativë.

Të senzibilizohet brezi  i ri, sepse ai ka forcë,guxim dhe arsye që të ndërmarrë masa përkatëse në pastrimin e asaj pjese të ambientit që është ndotur dhe të kujdestet në mbrojtjen e mëtejshme të komponentave të natyrës.Gjatë këtyre ditëve(të marsit)sa do që u njoftuam nga mjetet e informimit publik për zhvillimin e një varg aktivitetesh të asoacioneve kudo nëpër botë,me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ujit,por te ne nuk vërejta se u zhvillua ndonjë aktivitet i tillë. Pra edhe njëherë bëjë thirrje ta luftojmë këtë dukuri të shëmtuar në mesin tonë,sepse një ditë seriozisht do të rrezikohet shëndeti i fëmijëve tanë.

 

 

Shkruan: prof. Sami Agushi
presheva.com

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (7 Publikuar)

avatar
NASER 18/04/2012 13:54:11
CDO GJE QE NUK ESHTE NATYRALE(HEDHURINAT) DHE TE CILEN E KENI PARAQITUR ME FIGURA NE KETE PUNIM NE LOKALITETIN "Uj
avatar
Hazir Limani 05/04/2012 12:32:50
Materiale shum
avatar
miratoca 02/04/2012 23:17:33
je njeri me vlera te medha dhe qe i duhesh ketij fshati tpershendes
avatar
milkaaa 02/04/2012 21:51:18
qy miratoca cittyy hehe bolll e mir osht miratoca si vend turistik vec deti i mungonnnn hehe :P:P tdu miratoccccccaaa 4-everrr vec tii
avatar
02/04/2012 20:21:03
lumi i bukur..flm profe, per ket shenim.
avatar
Azem 02/04/2012 16:43:31
Respektoj t
avatar
Respekt per mikun 02/04/2012 16:42:08
Punim i mrekulluesh
Total: 7 | Treguar: 1 - 7

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal