Ndahen 60 milionë dinarë subvencione për biznesin lokal
Komuna e Bujanocit, bashkë me atë të Preshevës dhe Medvegjës, kanë arritur marrëveshjen, sot, me Trupin koordinues marrëveshjen për shfrytëzimin e 60 milion dinarëve të parapara me Buxhetin e Trupit kooridnues për subvencione ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të biznesit lokal.
Sipas marrëveshjes së arritur, ndërmarrjet e Bujanocit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë 26 milion dinarë, të Preshevës 22 dhe ato të Medvegjës 12 milion dinarë.
Programi që është hartuar nga Oda Tregtrae e serbisë, do të duhet të kalojë edhe nëpër resoret e ministrive përkatëse, ndërkohë që të njëjtin Program, të enjten më 15 prill duhet ta aprovojë edhe Qeveria e Serbisë.
Pas aprovimit të tij, Trupi koordinues do të shpallë konkurs në të cilin do të përcaktohen kushtet e pjesmarrjes së të gjithë të interesuarëve. Kjo, sipas propozimit të Odës Tregtare, duhet të jetë vetëm një nismë e vogël, ndërkohë që qeveria, sipas propozimit të saj, duhet të aplikojë Programe më serioze për ndihmë biznesit të këtyre komunave.



Publikoni komentin tuaj