Reuters: Vrasjet, "benzinë" për përplasje etnike
Vrasja e 5 të rinjve në Maqedoni është pasqyruar edhe nga agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters. Agjencia shkruan se bëhet fjalë për një akt makabër që duket sikur hedh benzinë në këtë vend të paqëndrueshëm multietnik.
Sipas “Reuters”, Policia e Maqedonisë kishte gjetur trupat e personave të vrarë me armë zjarri në afërsi të një lumi në dalje të Shkupit.
Policia i ka thënë agjencisë se akoma nuk ka identifikuar viktimat apo kryerësit e vrasjes, dhe se nuk kanë dijeni se cili është motivi i kësaj vepre kriminale.
“Në vendin e ngjarjes kemi zbuluar gëzhoja, gjurmë gjaku dhe të gjithë trupat kanë plagë nga armët e zjarrit”,citon Reuters njoftimin e policisë.
Sipas artikullit, qindra njerëz nga lagja e afërt në afërsi të vendit të ngjarjes kanë protestuar dhe kërkojnë hetime urgjente, ndërsa sulmuar me gurë makinat që lëvizin në këtë aks rrugor.
Reuters shkruan më tej se, në këtë vend tensionet vazhdojnë, të nxitura nga varfëria dhe përparimi ingadaltë në integrimin në BE dhe NATO.



Per ket tipin "Shqyptar" kisha dasht mi thon
1- Mos naj ndyt emrin ,se ti nuk je Shqiptar por je naj spiun i UDB-s
2- Me qen Shqiptar nuk mburresh me kto vrasje barbare ndaj ktyre te rinjve qe kan shku per peshkim.
3- Me qen kaq trim pse nuk shkon ne pjesen veriore te kosoves me tregu veten e mi hek ato barikada
.....lista bohet shum e gjat mi shkru krejta e mos ta teproj.
Publikoni komentin tuaj