Ballina | Lajme | Veturat me tabela "GL" mbeten të ngujuara

Veturat me tabela "GL" mbeten të ngujuara

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Veturat me tabela "GL" mbeten të ngujuara

Rrugëve të Gjilanit nuk ka më vetura me tabela të ish-sistemit GL, UR, PR, të cilat në këtë pjesë të Kosovës ku jeton një komunitet i konsiderueshëm serb kanë qenë tejet të pranishme.

Tashti, kur këto targa nuk shihen në rrugë, serbët e Anamoravës thonë se kanë ngelur “as në tokë e as në qiell”. Veturat me traga të ish-sistemit u kanë ngelur në shtëpi, kurse afati i regjistrimit të tyre ka kaluar. Duke parë vendosmërinë e institucioneve të Kosovës, se nuk do të lejojnë më këso lloj tabelash, tashti serbët këtë çështje e paraqesin herë si humanitare e herë si domosdoshmëri për lëvizje të lirë.

Udhëheqës të tyre nuk përjashtojnë mundësinë që edhe serbët e Anamoravës të dalin në protestë apo për të demonstruar edhe mënyrë të tjera të padëgjueshmërisë qytetare.

Gradomir Mikiq, kryetar i Komunës së Ranillugut, komunë kjo e krijuar me procesin e decentralizmit, u ka thënë medieve serbe, se nuk përjashtohet ndonjëra nga format e protestave, nëse qeveritarët në Prishtinë nuk i përfillin kërkesat e serbëve për zgjatjen e afatit për regjistrim të veturave.

Ai ka thënë se rreth 6000 serbë nuk ia ka dalë që veturat me targat GL t’i regjistrojnë me ato KS apo RKS, andaj u ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të veprojnë që serbët të dalin nga kjo situatë.

Sipas tij, sidomos probleme ka në komunën që e udhëheq ai – Ranillugun, në të cilën gati të gjithë banorët janë të përkatësisë etnike serbe.

Kërkesën e tyre për zgjatjen e afatit serbët e bazojnë se veturat e ambulancave u kanë mbetur të ngujuara, se po e kanë të vështirë të udhëtojnë edhe nxënësit e mësimdhënësit të cilët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni.

Sipas tyre, tashti më shumë po udhëtojnë me biçikleta, motorë e traktorë, sepse veturat nuk po mund t’i shfrytëzojnë.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (4 Publikuar)

avatar
Ushtari 17/06/2012 14:38:28
Tani duhet te formohet nje grup veprus ne nujanovc e preshev ,te gjith ato vetira te parkuara rrugve me targa ilegale te kosoves te shkatrrohen maxsimum edhe kjo esht nje pjes e luftes.gjdo prekje jona ne armik esht fitim prurse....
avatar
Texas 16/06/2012 20:21:46
Kadale BEG se ka HENDEK!!!
avatar
mergimtari 16/06/2012 19:26:00
kan pas koh qe 13 vite me radh per tu pajisur me targa dhe me dokumentacion te kosoves por shiqohet qart se cfar popull i ngelur ne allfabet qe prej kohes qe milloshi e bombardoj serbin 2 muj radhes dhe nenshkrujti marveshjen per kapitulim qe asaj dite keto serboveca qe jetojn ne kosov duke enderu serbin dhe tu jetu ne rks dhe mene fund serbis jashohin sherin dhe pesojn ne lloc vet prandaj ska asesi sgjedhje per te dhen koh qe endra e ketire serbve te zgjas edhe pak saka vallai ose keshtu ose ndrishe ska
avatar
aa 16/06/2012 17:38:05
hahaha po mir e kan plot kerra naper bujanoc e naper vranj me tabela KM e UR e PR i kishin parku naper biruca :P
Total: 4 | Treguar: 1 - 4

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.00
Presheva Web Portal