Ballina | Lajme | Jetëgjatësia në Ballkan: Shqiptarët jetojnë më së gjati, serbët më jetëshkurtër

Jetëgjatësia në Ballkan: Shqiptarët jetojnë më së gjati, serbët më jetëshkurtër

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Trendet demografike luajnë rolin kryesor në krijikmin e politikës pubike dhe strategjive ekonomike në secilin shtet. Gazetarët e Agjencisë Anadolia (AA) kanë hulumtuar të dhënat për jetëgjatësinë mesatare të banorëve në Ballkanin perëndimor dhe kanë arritur në rezultate se Shqiptarët jetojnë më së shumti në Ballkan ndërsa serbët kanë jetëgjatësi më të shkurtë.

Sipas hulumtieve të fundit nga Kombet e Bashkuara (UN), jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 76.4 vjet, transmeton presheva.com.

Meshkujt jetojnë mesatarisht 73.4 vjet ndërsa femrat 79.7 vjet.

Pas Shqipërisë radhitet Kroacia e cila ka mesatare jetëgjatësie prej 75.7 vjet. Meshkujt në Kroaci jetojnë mesatarisht 72.3 vjet ndërsa femrat 79.2 vejt. Pas Kroacisë vjen Bosna dhe Hercegovina, ku jeta mesatare është 74.9 vjet ku sipas statistikave të fundit të UN, jeta mesatare e meshkujve është 72.2 ndërsa e femrave 77.4 vjet.

Jeta mesatare në Mal të zi është 74.5 vjet, ku meshkujt jetojnë mesatarisht 72.4 vjet ndërsa femrat 76.8 vjet. Pas Malit të zi radhitet Maqedonia e cila ka jetëgjatësi mesatare prej 74.2 vjet, ku meshkujt jetojnë mesatarisht 71.8 vjet ndërsa femrat 76.6. 

Në Ballkan perëndimor, jetëgjatësi mesatare më të shkurtë sipas UN kanë serbët me 74 vjet, ku meshkujt jetojnë mesatarisht 71.7 ndërsa femrat 76.3.

Nga shtetet tjera në Evropën juglindore më së shumti jetojnë grektët me 79.5 vjet, pastaj Sllovenina me 77.9, Hungaria me 73.3, Bullgaria 73.0, Rumunia 72.5 dhe Turqia me 71.8 vjet.

Në nivel botërorë, jetëgjatësi më të madhe kanë Japonezët me 82.7 vjet, pastaj Hong Kong, Macao, Izrale, Italia, Islanda, Australia, Singapur, Spanja dhe Suedia. /presheva.com/

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (2 Publikuar)

avatar
miratoc 02/10/2012 20:56:57
Shqiptar
avatar
Hasani 02/10/2012 19:39:21
Po shqiptar
Total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal