Bota që është zhdukur në Luginë: Gjinden mbeturinat e kafshëve që nuk kanë ekzistuar në planetë
Paleontologët serb kanë zbuluar në fshatin Bushtran të komunës së Preshevës mbetjet e rreth 20 kafshëve që deri tani askund në botë nuk janë gjetur më parë.
Përvec llojeve të panjohura, janë zbuluar edhe disa kafshë që konsiderohen që kanë jetuar vetën në lindjen e afërt. Ky zbulim i madh do të ndihmojë të kuptohet dhe hulumtohet evoluimi i gjitarëve që ka tërhequr vëmendjen e shumë shkenctarëve botërorë, transmeton presheva.com.
Dhëmbët që janë gjetur, madhësia e tyure nuk kalon dy milimetra dhe nuk i takojnë deri tani ndonjë lloji të kafshëve që ekzistojnë në botë. Këta dhëmbë, paleontologët i kanë gjetur në fshatin Bushtran, komuna e Preshevës. Këto fosile të gjetura i kanë surprizuar edhe shkencarët botërorë.
"Kemi qenë të habitur me faktin pas përpunimit laboratorik të mbeturinave të gjetura të kafshëve plotësisht të reja për shkencën. Pasi me vite të tëra ne bashkëpunojmë me kolegët tanë nga Universiteti i Utrecht, së bashku me ta kemi organizuar ekspeditën e tretë dhe kemi gjetur mbi 20 lloje të kafshëve që janë plotësisht të reja për shkencën në përgjithësi" ka thënë paleozoologu Zoran Markoviq, që ka marrë pjesë në ekspeditë.
Dhëmbët janë kyç në bazë të cilës paleoontologët përpunojnë dhe rikonstruojnë dukjen e kafshës, mirëpo kësaj here nuk është e mundur të bëhet pasi bëhet fjalë për lloje të panjohura deri tani.
"Kjo është hera e parë që të gjenden lloja të tilla në një lokacion, dhe këto mbeturina nuk mund ti rikonstruojmë pasi askund nuk është gjetur kafsha e plotë, po as sot nuk kemi një përfaqësues i cili është i gjallë, andaj edhe nuk dihet as se di do të dukej kjo kafshë" ka shtuar Markoviq. /presheva.com/



Po edhe neqoftse e pin sdmth se ti ja pagun ? edhe i emerton si kafsh sa njeri nbot pin birr qka do te thot se sipas tye kejt kokan kafsh apo ? Edhe pse vet jom kunder ksaj po megjithat mos i jep shum
Edhe nfs ki pergjigje ktuu jom po besoj se ski :S :S
BUShtrani <3
pffff
Ku jetoj une ( CH ) ka te Bushtranit, dhe tash po e kuptoj pak ma mir se nga i kan ata ato sjelljet.
Kur te boje dikush deni "Budallaki" apo deni gest jo te lakmushem i thoj "Hej mos u bon edhe ti si i Bushtranit" :-)
Ndoshta ka edhe burra te mir ne Bushtran (por un hala sun e kom taku)
gjithsesi e pershendes presheva.com per keto lajme te mira dhe vetem te para stafi ndersa bushtranit i qofte urime gjetja e fosileve
hade shnet
Publikoni komentin tuaj