Ballina | Lajme | Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm /plotësuar, video/

Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm /plotësuar, video/

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka liruar nga të gjitha akuzat Ramush Haradinajn. Lahi Brahimaj. Dhje Idriz Balajn. Festimet për lirimin e tyre kanë filluar tashmë në Prishtinë. Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Me dhjetra qytetarë kanë përshëndetur sot vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinajn, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Të mbledhur në sheshin Nënë Tereza ata kanë festuar për lirimin e tyre ndërsa nuk kanë munguar edhe fishekzjarrët.
Pritet që Haradinaj të vijë sot në Prishtinë ku do të mbajë edhe një fjalim për qytetarët.

 

 

Beogradi reagon ndaj lirimit të Haradinajt
Vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, është cilësuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq si i turpshëm.
“Kjo ëhstë një goditje e rëndë për drejtësinë dhe një pengesë serioze për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe, raporton Rel.
Sipas tij, me këtë vendim do të zhgënjehen të gjithë ata që mendojnë se do të ketë pajtim në rajon

 

 

Kuçi: Pafajësia e Haradinajt tregon se lufta e UÇK-së ishte e pastër
Pas festës së pavarësisë, vendimi Gjykatës së Hagës për lirimin elirimin e Ramush Hardinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt është lajm i gëzuar. Kështu është shprehur në një pronocim për RTK-në zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.
Sipas tij pafajësia e Ramush Haradinajt tregon edhe një herë se lufta e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës ishte e pastër.

Presidentja Jahjaga mirëpret lirimin e Haradinajt
Presidentja e Republikë së Kosovës, Atifete Jahjaga ka mirëpritur vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime lufte në ish - Jugosllavi që të shpallë të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinajn.
Përmes një komunikatë për shtyp, presidentja e vendit e ka cilësuar vendimin e sotëm për Haradinajn, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn, si ”edhe një dëshmi se lufta jonë e drejtë dhe prijësit e luftës tonë çlirimtare nuk janë fajtorë për krimet që u janë mveshur”.
Presidentja ka përgëzuar gjithashtu qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (20 Publikuar)

avatar
arben HARAQINA 30/11/2012 11:54:06
lirimi i RAMUSH HAREDINAJ dhe bashk luftarve te ti katreguar dhenjeher se UCK e kosoves dhe mbar shqiptaris esht ba njeluft per qlirim te trojev shqiptare dhe membrojt nderin dhe pragun eshtepis urime urime pershum vite RAMUSH HAREDINAJ dhe shokt eti rrrnoft SHQIPERIJA e bashkuar patsh jet tegjat SKENDERBEU I DYT
avatar
zijadini 29/11/2012 23:04:52
lirimi i ramush hajredinit drithi beogradin mosken athinen dhe krejt shtetet sllave
avatar
Aleksander Ndoja 29/11/2012 22:37:13
Serbia sot mori goditjen perfundimtare ne raport me Kosoven. UCK dhe lideri i saj Haradinaj, si dhe lider te tjere te kesaj force ushtarake historike per shqiptaret, moren vulen definitive ne certifikaten e pastertise.
Shqiptaret duhet te jene krenar per kete, pasi ne burg nuk ishte Ramush Haradinaj, por UCK, dhe e gjithe sakrifica sublime e nje populli martir....Urime..!
avatar
Aleksander Ndoja 29/11/2012 22:36:44
Serbia sot mori goditjen perfundimtare ne raport me Kosoven. UCK dhe lideri i saj Haradinaj, si dhe lider te tjere te kesaj force ushtarake historike per shqiptaret, moren vulen definitive ne certifikaten e pastertise.
Shqiptaret duhet te jene krenar per kete, pasi ne burg nuk ishte Ramush Haradinaj, por UCK, dhe e gjithe sakrifica sublime e nje populli martir....Urime..!
avatar
Ximi 29/11/2012 21:42:35
Mire se na vjen o Ramush ne 100 vjetorin e Pavaresis.....Urime Urime.....
avatar
menxhiqi 29/11/2012 16:14:13
urime ramush!!!!
avatar
realisti 29/11/2012 15:23:01
kjo eshte metevertet per tu festuar...Inshalla sa ma shpejt Ramushi Kryeminister
avatar
shk 29/11/2012 14:46:25
Urime O Zotri BUR SHIPTAR APO SIT
avatar
BEKO ANTWERPEN 29/11/2012 14:45:43
URIME RAMUSH QE PO KTHESH NE FAMILJEN TENDE DHE LETA DIJE DHE GJITH BOTA SE LUFTRAT
avatar
agnan 29/11/2012 14:45:10
urime familjes Haradinaj lirimin e trimit kombetar RAMUSH HARADINAJ te dilet e te festohet per ket trim te gjalle sod lete festohet dhe te dridhet toka nga gezimi zoti eshte i madh dhe liroj gjth luftetaret e lirise amin
avatar
ismail miratoca 29/11/2012 14:32:10
egzofshi lirin ramush idriz lahi lum kosova ce ju ka krenoet edhe lugina me ju
avatar
mbesa 29/11/2012 14:10:18
gzohem shum per lirimin e ramush haradinajt dhe dy kolegt e vet ju lumt se keni mbroj vatan keni pas te drejt te jeni te lir
avatar
29/11/2012 12:45:32
urime urime frestoni ne pristinen e lir oooooooo shqiprar
avatar
29/11/2012 12:37:13
Urime, kejt Hamburgu u gezuar!!!!!!!!!!! GZIM I MADHE
avatar
beki 29/11/2012 12:23:56
po po thaci po prit me burgos.edhe lima u lirue amo pe shifni cka po bon thaqi,mos u gzoni shume
avatar
Aga 29/11/2012 11:43:41
Welcomme Zotri Kryeminister
avatar
29/11/2012 11:35:06
shyqir pi zotit
avatar
Shqyptar 29/11/2012 11:22:09
SHQIPTARI, G
avatar
Mentor Presheva 29/11/2012 11:16:59
Urime Urime ramush legend je tash eke kohen me rrok ndor pushtetin e ti nashta s eharon presheven tash shkijet bajn vetvrasje RRnoft populli Shqiptar ,Pershendetje nga Zvicrra Mentor Qorvelija
avatar
kosovari.be 29/11/2012 11:05:32
"All-llah Elhamdulilah"
Total: 20 | Treguar: 1 - 20

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

2.67
Presheva Web Portal