Ballina | Lajme | Shqiptarët, i vetmi komb që ka rritje në Ballkanin Perëndimor

Shqiptarët, i vetmi komb që ka rritje në Ballkanin Perëndimor

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Shqiptarët, i vetmi komb që ka rritje në Ballkanin Perëndimor

Vetëm në shtetet ku jetojnë shqiptarë ka rritje natyrore të popullsisë, tregojnë analizat e Bankës Botërore.

Për disa dekada shqiptarët qëndrojnë si kombi me numër më të madh njerëzish në Ballkanin Perëndimor, sepse vetëm në shtetet ku ato jetojnë është regjistruar rritje natyrore e popullsisë, raporton agjencia turke Anadolija, duke cituar rezultatet e një hulumtimi të Bankës Botërore. Në vendet tjera, si në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci numri i njerëzve të vdekur në vitet e fundit është më i madh se numri i lindjeve.



Në analizën e Bankës Botërore, e titulluar “Treguesi i zhvillimit botërorë” edhe në të ardhmen rritje më të madhe të popullsisë në Ballkan do të ketë në Kosovë. Sipas Bankës, në periudhën 2010-2020 në Kosovë pritet që të ketë një rritje mesatare të numrit të popullsisë prej 0.7%, që do të ishte një nga më të lartat në Evropë. Pas Kosovës vjen Shqipëria me një rritje të lindjes që pritet të jetë reth 0.2% dhe në vendin e tretë gjenden Maqedonia e cila sipas Bankës “ka përqindje të madhe të popullsisë shqiptare”, me një normë zero të rritjes, që nënkupton të njëjtin numër të lindjeve dhe vdekjeve. Në të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të ketë një progres negativ të rritjes natyrore të numrit të popullsisë. Rritje më e madhe natyrore prej 3.5% në mbarë botën pritet në Niger, ndërsa në Evropë – Turqia dhe Irlanda me nga 1%. Progresin më të lartë negativ të rritjes natyrore në Evropë, Banka Botërore e parashikon për Bullgarinë me -0.7%.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
presheva 03/02/2013 02:47:04
Ishallla naj herr kejt balkanin eh rokmi ndorr i ka ardh fundiii srbijees...!!!!!!!
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal