Pas abetares, edhe tekstet e gjuhës dhe historia do të jenë të njejta
Pas abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, në vitin e ardhshëm shkollor edhe teksti i Historisë dhe Gjuhës Shqipe do të jenë të njëjta.
Ministria e Arsimit të Shqipërisë, bën të ditur se Shqipëria dhe Kosova po punojnë për kurrikula të përbashkëta shkollore për të gjithë sistemin parauniversitar, nga programet e klasës së parë deri në klasën e nëntë, transmeton BW.
Me njësimin e programeve mësimore do të njësohen të gjitha tekstet. Fillimisht po punohet me programet e tekstet e Historisë dhe Gjuhës dhe më pas kurrikula do të zbatohet në shkollat shqiptare në vitin shkollor 2015- 2016.
Ministritë e Arsimit të dy vendeve po punojnë për të shmangur edhe problemet që mund të sjellë përshtatja e dy sistemeve të parauniversitarit, pasi sistemi i Shqipërisë është i ndarë tre plus gjashtë, ndërsa në Kosovë ky sistem është pesë plus katër.



Thirrja e ALL-LLAHUT xh.sh. Ikre qe nenkupton : meso, lexo, studjo, zhvillohu, zbulo...
Eshte arma me e forte kunder armiqeve.
Duhet bere c'mos qe Lugina , Ilirida , Cameria dhe Malesia te perfshihen ne kete planeprogram edukativo-arsimor.
Publikoni komentin tuaj