Virusi i gripit në kulminacion, epidemia pritet në ditët në vazhdim
Rreth 17.000 persona në Serbi janë të sëmurë me grip, tregojnë vlersimet e fundit të epidemologëve. Edhe pse me të dhënat zyrtare të Insitutit "Batut", janë regjistruar diçka më shumë se 7000 persona me virus AH1, AH3 dhe B, vlersohet se ka më shumë edhe nga ata që nuk janë lajmëruar tek mjeku.
Pritet që deri në fund të sezonit do të jetë dyfish me numrin e të sëmurëve nga ky infeksion virusal thonë epidemiologët.
Edhe në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, ditët e fundit është shtuar numri i pacientëve që vuajnë nga ethet, temperaturat e larta si dhe kokëdhembje.
Numri i të sëmurëve është pritur, ndërsa më të rrezikuarit janë të sëmurët kronik, ata me diabet, të sëmurët kardiovaskular, asmatikët, pasi gripi tek ta mund të shkaktojë edhe komplikacione tjera. Fëmijët parashkollor dhe ata të klasave të para janë gjithashtu një kategori e ndjeshme pasi imuniteti i tyre ende nuk është ndërtuar, andaj edhe virusi mund të jetë me intenzitet më të madh se tek të rriturit.
Temperatura trupore mbi 38 gradë celsius, teshtitje apo edhe rjedhje të hundëve, kolli i thatë, tek disa pacientë edhe dhimbje në muskuj, kyçq dhe kokëdhembje janë vetëm disa nga simptomet e gripit sezonal. Antibiotikën nuk këshillohen, përveç atyre me imunitet të dobësuar që mund të paraqitet ndonjë infeksion bakterial.
Shumica e atyre që sëmuren nga gripi nuk paraqiten tek mjeku, posaçërisht nëse kanë simptome të lehta, andaj edhe të sëmurët konsiderojnë se bëhet fjalë për një "ftohje". Sipas statistikave, vetëm 10-20% e të sëmurëve paraqitet temperatura e lartë, dhimbje në muskuj, lodhje. /presheva.com/



Publikoni komentin tuaj