Dialogu ndërmjet shqiptarëve të Luginës dhe qeverisë serbe të zhvillohet me ndërmjetsim ndërkombëtarë
Kryesia e përgjithshme e PVD-së në mbledhjen e fundit e gjykoi aktin vandal të dëmtimit të varrezave të Shqiptarëve në vendbanimin multietnik të Osllarës në komunë të Bujanocit, duke kërkuar nga organet përkatëse shtetërore ndriçimin urgjent të këtij incidenti të rëndë dhe shumë të ndieshëm.
Me këtë rast u konstatua se edhe gati pas 4 viteve nga vrasja e afaristit të dalluar, njëkohësisht këshilltarit të PVD-së, Isuf Azizi, ky akt mizor mbetet i pandriçuar sikur edhe kidnapimi i pronarit të pompës së benzinës Nebi Nuhiu – Neza, por edhe vrasjet e shumë civilëve Shqiptarë në periudhën 1999 – 2001, por edhe në vitet e mëvonshme. Andaj, u vendos që me anë të deputetit të përsëritet kërkesa për organet përkatëse shtetërore që në bazë të ligjit dhe konventave ndërkombëtare të ndriçohen të gjitha vrasjet dhe kriminelët të marrin denimet përkatëse.
Kryesia e PVD-së gjithashtu denon politikën diskriminuese të udhëheqjes së pushtetit lokal në Bujanoc ndaj kuadrove shqiptare duke shprehur brengosje të thellë lidhur me largimet e vazhdueshme të kuadrove shqiptare nga organet dhe institucionet e Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Në këtë mbledhje kryesia e PVD-së duke i shqyrtuar tensionimet e shkaktuara pas largimit të dhunshëm të lapidarit të UÇPMB-së vlerson se është e domosdoshme që strukturat e pushtetit lokal në Preshevë t’i zhvillojnë të gjitha procedurat në kuadër të kompetencave të saja ligjore për vendosjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, sikur që është e domosdoshme që pushteti lokal i Bujanocit, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, deputeti si dhe të gjitha subjektet politike shqiptare me vendosmëri të angazhohen për largimin e pllakës përkujtimore të xhandarmerisë nga fshati Lluçan.
Kryesia e PVD-së me këtë rast vlerson se nga rezultati i zgjidhjes së këtyre problemeve të ndieshme do të varet edhe serioziteti i dialogut për zgjidhjen e problemeve të rënda dhe shumë të ndieshme jetësore me të cilat po ballafaqohet popullata Shqiptare në Luginë të Preshevës.
Natyrisht ky dialog i përfaqësuesve legjitim të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës me përfaqësuesit e qeverisë serbe patjetër duhet të zhvillohet me ndihmën e faktorit ndërkombëtarë, thuhet në kumtesën e PVD-së, me kryetar Riza Halimin.



Shqiptaret kane ne dore nje territor qe duhet ta administrojne mire. Sa me pare ta zoterojne administrimin territorial aq me mire do te jene ne gjendje te kujdesen per plotesimin e interesave te tyre. Duhet te kuptohet qarte qe nuk eshte Beogradi qendra e ballkanit por Presheva.
Keni mundesi te arta ne duar, por duhet te mesoni ta luani politiken kombetare si nje ze unik dhe te harroni politikat partiake qe ju cojne ne ndasi. Vetem te bashkuar mund ta detyroni serbin ti bindet kushteve tuaja.
Nuk ka vend per pesimizem, vetem avanconi statusin tuaj duke u bere nje ze i forte (dhe unik) per respektimin e te drejtave tuaja.
nashta po te ngushtoj ama kisha pas qf me dit
Publikoni komentin tuaj