BE pret nga Serbia strategji afatgjate për integrim të pakicave
Drejtoresha e Kancelarisë për integrime evropiane pranë qeverisë serbe Milica Deleviq ka pohuar se Serbia duhet të vërtetojë rrethanat dhe arsyet që kanë sjellë deri tek largimi i shumë qytetarëve dhe kërkimi i azilit në shtetet e Bashkimit Evropian.
"Shpresoj që kjo krizë me azilkërkuesit nuk do të marrë përmasa më të gjëra që të rrezikojë liberalizimin e vizave, pasi këto probleme i kanë pasur edhe shtetet tjera kur kanë filluar të aplikojnë regjimin pa viza, ka deklaruar Milica Deleviq.
Deleviq, në një intervistë për "Radio Evropa e Lirë" ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret nga Serbia një strategji afatgjate për zgjidhjen e cështjeve për integrimin e pakicave dhe të marrë hapa konkret në lidhje me këtë cështje.
Sipas saj, zgjidhja e këtij problemi në këtë moment është në interes të Serbisë.



Publikoni komentin tuaj