Mbahet Kuvendi Komunal në Bujanoc, fillon marrëveshja për qeverisje multietnike
Sot me fillim prej orës 10, do të mbahet seanca në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Sipas marrëveshjes së arritur më herët, në Bujanoc në qeverisje do ti bashkohen edhe serbët.
"Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Bujanocit për ndihmës kryetar të komunës do të emrohet Zoran Antiq nga "Regjionet e bashkuara të Serbisë - URS, kurse për zëvendës kryetar Kuvendi do të emërohet dr Stojança Arsiq nga grupa e qytetarëve me të njejtin emër" ka dekluar për Agjencinë Beta, Miodrag Milkoviq.
Gjithashtu, antarët e ri të Këshillit Komunal në Bujanoc do të jenë Miodraf Miljkoviq dhe Ana Laziq nga Grupi i qyetetarëve, Nenad Ristiq nga DS dhe Boban Stoshiq nga URS.
Marrëveshja për qeverisje multietnike është arritur me 21 tetor është nënshkruar nga Partia për Veprim Demokratik, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe dy partive serbe. /presheva.com/



o Zot mos na le pa keto fytyra te bekuara.
Politik mbas shtate kodrave,paradite me shkaun,pasdite me popullin,si duket vetem nje koder eshte.
Po ka kaluar nje dekad qe patem hek dore prej ketij modeli,po si
po duket zanati i neokomunistave nuk harrohet..
HISTORIA THONE NUK PERSERITET,PO JA QE POSTKOMUNISTAT
MUNDE TA BEJNE TE MUNDUR TE PAMUNDUREN.PO SA HIJE U KA KETYRE
NACIONALKAMELEONEVE TANE FLAMURI ME SHQIPONJEN E BARDHE MBI KRY.HERET ISHIN DHE JANE ATY POR PAS SHPINES SE POPULLIT.LUGA E DIN SHKA KA VEKSHI
jo bre shqiponja osht po ne flamurin e serbis edhe caty na kan shti neve shqiptareve
Ne Presheve kemi dy "patriota" Ragmi Mustafen dhe Orhan Rexhepin qe nuk duan pushtete multietnike edhe pse nje hap nuk e bejne pa Milan Markovicin. Keta te dy e kane sjell Presheven ne mjerim te pa pare, popullin e Presheves ne varferi te skajshme kurse per vete ne emer te "patriotizmit" i marrin nga kjo Serbi hiq me pak se nga 120 000 dinar te shkaut ne muaj dhe i kane punesuar te gjith anetaret e familjeve te veta qe edhe ata te marin dinare te shkaut dhe kjo si pengon fare! Pushtetit ne Bujanoc i lumte, ata po bejne veprime ne te mire te popullit te vete dhe po shihet se sa po perparon Bujanoca, ku gati gati te gjith te diplomuarit nga kjo komun po punesohen, e na ne Presheve do te fillojme se shpejti te hame patriotizem dhe demagogji te Ragmi Mustafes.
Duke pas parasyshë gjendjen numerike të shqiptarëve të këtyre trojeve, sikur harrojnë se pos 2 qyteteve me shumicë shqiptare Preshevën dhe Bujanocin, kemi edhe një qytet që quhet Medvegjë, e që dikur i takonte shqiptarëve dhe shpresojmë ti i takojë edhe në të ardhmen.
PVD-ja, gjithnjë ka bërë marrveshje në dobi të të gjithë shqiptarëve të këtyre trevave duke mos e anashkaluar asnjëherë Medvegjen, që fatkeqsisht për momentin gjendet me numër më të vogël të Shqiptarëve për dallim nga Presheva dhe Bujanoci.
Ndiej keqardhje për këta patriot më lartë me komentet e tyre, sikur shohin vetëm deri tek hunda e hiq më larg, dhe çdo herë që bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje politike harrojnë edhe qytetin e tretë Medvegjën e cila dukshëm është më e vogël në numër për nga numri i Shqiptarëve që jetojnë atje.
Andaj, nëse marrëveshje të tilla bëhen me Sërbët lokal në Bujanoc për një qeverisje të përbashkët lokale, kjo bëhet vetëm për arsye të Medvegjës, që kjo e fundit të përfitojë në qeverisjen e saj në Medvegjë ku Shqiptarët janë dukshëm me numër më të vogël të banorëve.
Uroj që të vetëdijësoheni o të mjerë, që vehten e quani "Patriotë", dhe shtirreni sikur i ndihmoni çështjes kombtare me komentet tuaja.
PVD, do të jet gjithmonë përkrah Shqiptarëve të Kosovës Lindore, duke mos i anashkaluar asnjëherë vëllezërit e tyre në Medvegjë, ashtu siç kemi bërë gjatë dy dekadave të kaluara sa edhe ekziston ky subjekt politik në këtë rajon, për dallim nga partitë tjera politike që mendojnë vetëm për b..ën e tyre të përrlyer dhe interesat e tyre të ngushta partiake apo klanore, dhe duke menduar vetëm për qytetin e tyre ku jetojnë e duke i lënë anash të tjerët.
Vetëdijësohuni 1 herë e përgjithmonë O të mjerë !
Ne si popull gjithmon kemi qen si popull bujar dhe askush nuk ja ka dal te na asimiloj per 2000 vjet,e tani nuk duhet te dshmojme se jemi si komshite tane,por jemi nje popull fisnik e jo te etur te sundojme.
Politikajt tane duhet bere politik e jo patriotizem te rrjshem,fatekeqesisht patriotizem te rrejshem po bene shume njerz e qe punojne per qarqe joshqiptar dashes.
pershendtje
Jeni shembull jo vetem i Kosoves, por edhe i Rajonit.
Patriotizmat duhet me i lene anash.
Ju lumte z.Kamberi dhe z.Musliu.
Urime.
presheva.com faleminderit per informatat
tung presheva comi jeni njesh fare,,,,
a ju ka hije ktynve tane me fol per patriotizem a?
qeshtu thojn parja dhe pushteti te lojn pa imon
Publikoni komentin tuaj