PDSH dërgon Promemorie Ambasadave të BE dhe SHBA në Beograd
Duke çmuar - lartë mundësitë dhe angazhimet tuaja të deritanishme dhe duke pasur parasysh gjendjen e popullatës shqiptare në Luginë të Preshevës (komunat: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë), të cilat gjenden në Sërbinë jugore, në kufi me Kosovën dhe ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.
Duke pritur – në ankth dhe me shpresë bisedimet në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, shpresojmë se kësaj radhe nuk do të mungojnë veprimet konkrete që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet drejt dhe në mënyrë adekuate.
Duke ju – ftuar që gjendjen në Luginë të Preshevës dhe çështjen e saj ta kuptoni si pjesë të negociatave “në tërsinë e saj”, konform çështjes së veriut të Kosovës me komunat të banuara me shumic të popullatës Sërbe.
Duke ju – ftuar që negociatat (bisedimet), ndërmjet Sërbisë dhe Kosovës të zhvillohen në drejtim të pajtimit historik të dy kombeve, e drejtë dhe reale është që edhe Lugina e Preshevës si pjesë e kombit shqiptarë të merrë pjesë me përfaqësuesit e saj legjitim në këto bisedime.
Duke ju ftuar - që për së afërmi të informoheni për gjendjen e shqiptarëve në Komunat: Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, na lejoni që përmes kësaj:
P R O M E M O R I E
T’ju përkujtojmë disa fakte historike dhe juridike të cilat janë të rëndësishme për këto tri Komuna.
E para - Këto tri Komuna përbëjnë këtë përqindje të popullatës Shqiptare: Presheva 95%, Bujanovci 65% dhe Medvegja 35%, me gjithsejt afër 100.000 banorë, sipas regjistrimit të popullsisë vitin 1981, me një sipërfaqe prej 1249 km², të cilat gjatë sundimit turk kanë qenë pjesë integrale e Vilajetit të Kosovës. Pas Kongresit të Berlinit (1878), dhe Konferencave që pasuan si ajo e Londrës (1912-1913), e Versajës (1918-1920) trojet Shqiptare të mbetura jasht trungut të saj (Shqipërisë) u bën mjet kusuritje për shtetet fqinje. Pas luftës së dytë botërore, popullata Shqiptare e këtyre Komunave pa të drejtë u nda nga popullata Shqiptare e Kosovës.
E dyta – Shqiptarët e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës asnjëherë në historinë e tyre të hidhur nuk u pyetën se në përbërjen e cilit shtet apo njësi administrative duan të jetojnë.
E treta – Nga mospërfillja dhe diskriminimi i vazhdueshëm i tyre, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në mënyrë legale dhe legjitime organizuan “Referendumin e 1 dhe 2 mars 1992”, me 97% PRO u deklaruan për AUTONOMI POLITIKE TERRITORIALE ME TË DREJTË BASHKIMI ME KOSOVËN, që në fakt paraqesin përcaktimet e veta politike në trojet e tyre.
E katërta – Shqiptarët e Luginës së Preshevës edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga Republika e Sërbisë, ky diskriminim vërehet në fushën legjislative, gjyqësia, policia, shëndetësia,qarkullimi i lirë i njerzëve dhe mallrave në rajon, përdorimi i gjuhës dhe i shkrimit Shqip, përdorimi i simboleve dhe festave kombëtare, diskriminimi në punësim, mungesa e nivelit të lartë arsimor në gjuhën amtare, mosnjohja e diplomave për studentët Shqiptarë që studjojnë në Kosovë etj.
E pesta – Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë, popullata Shqiptare në territoret ku përbën shumicën e popullsisë “parimisht dhe realisht paraqet subjekt në vetvete ”, që në rrethana të tjera të vendosin për fatin e vetë “sipas principit të Vetëvendosjes”.
E gjashta – Pushteti Serb asnjëherë Shqiparët e këtyre trojeve nuk i ka trajtuar të barabartë, por përkundrazi çdo përpjekje të tyre të avancimit të pozitës politike dhe kombëtare edhe përskaj konfliktit të armatosur të UÇPMB-së të vitit 2000 dhe 2001 e ka shuar me represion dhe dhunë (çka edhe dëshmojnë vrasjet, keqtrajtimet, burgosjet arbitrare, zhdukjet e njerëzve) edhe pse ata në fakt kërkonin të drejtat e tyre.
E shtata – Kjo gjendje e pasigurisë dhe pa drejtësisë duhet të ndryshohet nga fakti se këto tri Komuna pa drejtësisht ju kanë bashkangjitur Sërbisë- me ndërrimin me Komunat Sërbe në Veri të Kosovës. Andaj vullneti i shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi politike e teritoriale, me të drejtë të bashkangjitjes me Kosovën është e drejtë legale dhe kombëtare e mbështetur në parimin e Vetëvendosjes, e theksuar edhe në të drejtën Ndërkombëtare, si faktor më përcaktues për fatet dhe të ardhmën e popujve të rrezikuar.
Duke – rrespektuar vullnetin e popullit të shprehur në Referendumin e përmendur, mvarësisht prej rrjedhave të bisedimeve, kërkojmë që të ndodhë jetësimi i tij.
Duke – besuar se nuk do të mungojë angazhimi i Juaj dhe akterëve tjerë relevant ndërkombëtarë, kërkojmë që si hap i parë dhe i menjëhershëm të bëhet demilitarizimi i Luginës së Preshevës, me qëllim të krijimit të një mjedisi të qetë dhe normal për të gjithë qytetarët e këtyre komunave.
Mbesim me shpresë se më në fund edhe përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve dhe se çështja e Luginës së Preshevës do të zgjidhet konform çështjes së komunave me shumicë sërbe në veri të Kosovës.
P r e s h e v ë, më, 18 dhjetor 2010
Këshilli Qendrorë
Partia Demokratike Shqiptare
Ragmi Mustafa, kryetar



a tash qofse i numeron ti edhe keshilltaret e korruptum (1 PVD;1 UDSH dhe 4-5 te BDL-s) ateher tjeter pun oshte.
A saper intelektual qe ka partija juv,dihet sa... sic e kish cek edhe dikush,pasi ndimsin e ka me shkoll fillore paramendone sa intelektual i kan mbet Ragmijes.
Tani është koha që udhëheqësit politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës t'i japin fund ngërcit politik në prag të bisedimve KOSOVË-SËRBI.
Na duhet të fokusohemi për çështje të çmuara siç janë : zgjidhja e problemit të arsimit të lart në luginë, zhvillimi ekonomik, pranimi i diplomave të Kosovës, çështja e sigurisë, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, ndalimi i migracionit, zbutja e papunësisë etj këto duhet të janë tema që na bashkojnë dhe na lëndojn në jetë e ato duhet te mbrohen nga e tërë Shoqeria shqiptare në Luginë të Preshevës dhe i tërë populli në mënyrën më të rrept si me anë të ligjit po në këtë rastë me ane të rregullave demokratike ,politike , diplomatike, psh. për mua çështja më fundamentale është zhvillimi ekonomik dhe zgjidhja e problemit të arsimit të lart janë si dy sytë e mi që e prek këtë rinin e Luginës së Preshevës dhe këtë armat të papunësuarve. Prandaj , mjerishtë shpesh me bijë të dal nganjëhrë nga vetja ime për çka kërkoj që diskutuesit të janë të sinqertë .
Meqë liderët politikë jane në atë rrugë që ta udhëheqin një popull, ata ende vazhdojnë që gjithë energjinë e vet ta lansojnë në betejën për të fituar pushtet, kudo që gjinden, vetëm e vetëm për ti mënjanu ata që kanë zgjedhur rrugen e vështirë por të drejtë për jetë dhe egzistencë.
Është mirë kur komunikon sepse ke mundësi për të meësuar nga të tjerët.
A kan këto shkrime një qëllim të caktuar apo porosi për ata që na udhëheqin .
Kjo për mua është me rëndësi.
Ku ndodhet problemi i shqiptarëve të Luginës?
Nga ato qe shkruajta më sipër duket qartë se realiteti politik shqiptar ka anomalira të cilat i shqetësojnë shqiptarët e Luginës por edhe faktoret e huaj relavant ndërkombëtarë këtu OSBE, përfaqesuesit e ambasadave të BE-së . Pra nuk është logjike që qeveritarët të na flasin vetëm për përparim "kolosal" të zhvillimit të infrastructures.
Pesimizmi do ishte diagnoza më e duhur për qytetarin e sotëm shqiptar në Luginë të Preshevës se subjektet nuk ofrojnë alternativa për të dal nga ky ORTEK i problemeve të grumbulluara. Qytetaret e Luginës duket se nuk kanë besim se mund të ndryshojnë diçka, mendojnë se fati i vendit varet vetem nga një "dorë e padukshme" që vjen nga jashtë. Ndryshimi nuk mund te vij menjehere brenda natës , por qytetari është ai që sjell ndryshimin kurse politikani është ai qe plotëson dëshirat e votuesit. Pra është e vërtet qesharake të ankohet populli shqiptar për politiken që ndjekin disa qeveritar, kur këta qeveritar i kan marë ato poste me votat tona. Nga ana tjeter duket se disa politikane Shqiptare - per shkak te mungeses se kultures politike që permenda më sipër- nuk e kan mare seriozisht rolin që perfaqesojnë. Duket se shume këshilltarë në Kuvendin komunal në Preshevë përfaqësojnë një epror te tyre, partine, ambicjet dhe sipas mendimit të shume qytetarëve - interesin personal etj. Të gjitha këto konkluzione negative mbi gjendjen politike ne Preshevë nuk duhet ne asnje menyre qe te na heqin shpresen mbi te ardhmen. Nuk duhet gjithashtu te jemi me optimist se c'duhet sepse nuk eshte e lehte te ndërrojne fenomenet. Kaq mos të zgjatem më shumë …..
Çka është duke ndodhur ?
Çfarë duhet të presim me dekada që disa probleme shoqëroro-politike të zgjidhen ? Jooooooooooooooooo...........
A është lëkundur situata politike në Preshevë në dëm të gjithë shqiptarëve të Luginës pyes të parin e Preshevës kryetarin Mustafa.
Kur flasim për strategji dhe përpilim të ndonjë dokumentacioni mbi shkeljen e drejtave të njeriut ,, Për demokraci – kundër diskriminimit në arsim të lart ku na mohohen disa drejta kolektive “ po vrejm se po mbretron një situatë klasike krize në institucionet tona komunale në Preshevë. Mund të them se kryetari Ragmi Mustafa dhe subjektet tjera politike që janë pjesë e qeverisë - kërkesat e protestuesve le t’i venë në ballë të politikës. PDSH-ja dhe Ragmi Mustafa si zot i shpisë së kësaj komune , është bërë një motor që po punon pa vaj dhe pa ujë.
Tash e kemi një qeverisje lokale aq të brishtë sa është krijuar një situatë buzë shpërthimit e ju zoti Mustafa nuk mund të liroheni leht nga përgjegjësia, sepse me gabimet e juaja të shumta si shumicë parlamentare keni kontribuar bukur mirë kësaj gjendje.
sepse historia nuk shkruhet saher që dëshirojmë ne.
Kshyrne mare veten.
metevertet eshte per tu ardhur keq per keta komunista.
qshum patriota se e dim ju kush jrni diten patriota a naten hani bashk me shkijet
Promemoria ti dorëzohet KE dhe gjithë drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar në Shqipëri, Kosovë si edhe të gjitha ambasadave të BE-së në Beograd. Kjo promemorie nuk është dashur të shkruhet në emër të këshilllit qendrorë të PDSH-së , por në emër të gjitha forcave relevante politike në tre këto komuna .
Por ma e fuqishme dhe më e pranueshme do të kishte qen të nënshkruhej nga ana e gjithë elitës politike.
Unanimiteti mbetet një fuqi për çështje të ndjeshme si është ky document.
Dokumenti do të ishte i rëndësishëm nëse do të bazohej me kërkesa konkrete fundamentale të bazuara mbi rrjedhat politike, historike,gjeografike,demografike etj duke u përpiluar nga exspert të drejtës ndërkombëtare, apo fushës diplomatike në 2 – 3 faqe në gjuhën angleze dhe shqipe.
Para fillimit të takimit në mes palëve biseduese KOSOVË-SËRBI do të ishte një dokument bazë për biseda me fuqi absolute politike për njësin administrative të tre Komunave Preshevë, Bujanoc, Medvegj duke iu dërguar qevrisë së Kosovës.
Me nderime z. Mustafa e jo një dokumet i till të përpilohet në emër të PDSH-së që ka një rëndësi vetëm për politikën e brendshme locale si prioritet për të fituar poena politikë. Kaq ..........
Me nderime.
shkruje deklarata te tilla ne emer te pdsh as ne emer te popullit pa y pyt se keto nuk shiten me falni ne shtprehje se vet jam un nj person sekret i kohave te vjetra i viteve 90 kaq dua tju them
PDSH dhe Ragmi Mustafa ditën shesin patriotizëm e çka jo tjetër, kurse kur bien terri i mëshojnë iznesit politik në të bardhë e në të zezë, ose si themi ne: me letra e pa letra. Dhe kemi demokraci të plotë: këto fora i han kush don dhe kush i beson matrapazllëkut të këtij "kapoje". Ky zotëri don me na bashkue por ama Sali Berishën, spektrin politik të Kosovës dhe të Maqedonisë nuk don me i pëfillë për asgjë, sepse ashtu i ka urdhërat nga Qeveria e Serbisë dhe nga "padronët" e vet. Biznesi politik është i madh, ansaj edhe "forat" e tij duhet të jen të tilla.
Shyqyr tek jane kujtue e paskan nda pak kohe nga punet e punesimit, emerimit te drejtorave,tenderet e privilegjet tjera te pushtetit nen Serbi per me publikue nje text falso, se me pas gajle gjendjen e shqiptareve sillen ndryshe...........
deri ne Merdare një vijë të përthyer kufitare ku bëjnë pjesë Malësia e Preshevës Lugina e Moravës
më Bujanocin,Malësia e Bujanocit ( ku marrin pjesë nëntë fshatra që në fillim të 2001 u dëbuan në Kosovë) pa harruar edhe Medvegjën me një numër të konsideruar të fshatrave.Dhemb fakti se filluat
ta quani Luginë e Preshevës ( me paramendim ),se tani pirrolla ju qoftë dalngadale realisht po
mbetet "Luginë e Preshevës"përnjëmend.Lexoni pak më shumë e do të bëhesh më i mençur!
Por sidoqofte per hajr na qofte. Me e mira e gjith kesaj eshte se po e kuptoj se ky pushtet po bjen pasi qe Raga na paska fillu me na "bashku".
Nuk po mund te kuptoj tash te nderuar qytetare te ketyre trojeve,a mos valla duhet edhe brinat bashkesia nderkombetare te na vendose qe te na beje me dije per kete gje: rasti po ju jepet,shfrytezone.Keshtu po na thone ne menyre indirekte SHBA-te dhe aleatet e saj!!!
E neve na mbetet te sqarohemi edhe nje here me referendum ose me nje deklarate politike te te gjitha subjekteve politike,qe JEMI per kete.
është term i ngusht por te përdorni ne Fjalorin politik Kosova Lindore se me këtë emërtim kemi dalë
edhe ne referendum.Mos e çvlerëso edhe referendumin!
Tasht e kan fjalen keta njerz qe jan ne pushtet dmth nese kan pak meshir ndaj vet vetes edhe ndaj polullates qe i kan syt dret ka keta njerz at her mos te bojn sen po drejt e te na qojn ne rruget me te kqija
nese ksaj rradhe nuk jemi te zgjuar tjeni te bindur se si me par ceshtja e presheves do te mbetet e njejte dhe te mbesim si jemi tani
Publikoni komentin tuaj